• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ekzekutimi i avokatit të njohur grek, merren në pyetje 3 shqiptarë

31 October, 2017
në Aktualitet
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Policia greke ka dyshime se pas vrasjes në mes të Athinës së avokatit Mixalis Zafeiropoulos më 12 Tetor, fshihen shqiptarë me precedentë penalë.

Mëngjesin e djeshëm, tre shqiptarë janë transferuar nga burgu i Koridhalos në selinë qëndrore të policisë në Athinë për t’u marrë në pyetje dhe për të dhënë shpjegime mbi disa dyshime të policisë. Ata kanë qenë më herët të përfshirë në një tentativë vrasje ndaj një tjetër avokati grek të quajtur George Antonopoulos.

Mediat greke shkruajnë sot se njëri nga tre shqiptarët e dënuar mbi të cilin ka më shumë dyshime është Aris Floros, i cili është akuzuar si një nga nxitësit në tentativën e vrasjes së avokatit Antonopoulos.

Ai po vuan një dënim me 21 vite burg. Hetuesit grekë kanë informacion se tre shqiptarët që po merren në pyetje janë përgjuar duke biseduar me palë të treta që janë të përfshirë në hetimet që po zhvillohen për vrasjen e avokatit Mixalis Zafeiropoulos, shkruan tvklan.al. Policia ka dyshime se të burgosurit shqiptarë mund të kenë dijeni për personat që fshihen pas vrasjes së avokatit të njohur.

Nga hetimet e deritanishme mendohet se vrasësi ka dashur të trembë avokatin dhe t’i përcjellë një mesazh, por debati ka degraduar dhe e më pas e qëlloi për vdekje. Autoritetet greke argumentojnë që nëse të dyshuarit do të kishin për synim të vrisnin avokatin, do të kishin vepruar në mënyrë më të kujdesshme dhe nuk do ta kryenin “punën” në zyrën e tij që ndodhet në qendër të kryeqytetit grek. 

Aq më tepër, nuk do të linin prapa prova materiale, të tilla si material gjenetik dhe shenjat e gishtërinjve. Ekzaminimet për shenjat e gishtërinjve janë ende në proces verifikimi nga policia, ndërsa për momentin nuk ka një identitet konkret rreth dy autorëve të dyshuar, që qëlluan për vdekje avokatin Mixalis Zafeiropoulos më 12 Tetor në Athinë. 

Paraardhëse

“Skandal” në teatër, aktorja Ema Andrea del TOPLESS në shfaqje (FOTO)

Pasardhëse

Çfarë faktesh të tmerrshme ka Tahiri për Berishën dhe fëmijët e tij?

Pasardhëse

Çfarë faktesh të tmerrshme ka Tahiri për Berishën dhe fëmijët e tij?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.