• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Përse Berisha kërkon të fshehë arsyen e “dorëheqjes” së Visho Ajazit?

31 October, 2017
në Opinion
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Ka një tërbim të papritur të Berishës për dorëheqjen e Visho Ajazit nga posti i kryetarit të SHISH. Të mërziturin duket se po bën gjithë PD-ja dhe koalicioni opozitar, duke shpikur lloj- lloj skenarësh për “presione” mbi Ajazin. Janë aq kontradiktorë në ato që thonë, sa nga një anë e lavdërojnë si zyrtar superkorrekt, që ka denoncuar kanabisin, nga ana tjetër e shpallin “frikacak” të larguar nga presionet. Ilir Meta e ka pranuar në heshtje zëvendësimin nga pasardhësi i tij. Edi Rama ka ruajtur indiferencën që ka pasur ndaj tij pesë vitet e fundit.

Por përse duket i shqetësuar Berisha?

Për aq sa unë e njoh Visho Ajazin, ai është një besnik i Berishës dhe një njeri që ka qëndruar më afër se Gazidedja pranë tij, prej vitit 1992. Ka qenë pjesë e betejave politike të Berishës, përfshi dhe ato në krizën me SHBA në vitin 1996- 1997, dhe i rikthyer në Shqipëri qysh në vitin 2005, për t’u bërë kryetar i SHISH. Amerikanët e zbrapsën tre herë Berishën në përpjekjet e tij, për ta ndryshuar ligjin e SHISH e për të emëruar Ajazin, më 2005, 2007 dhe 2010. Berisha e arriti atë vetëm kur arriti të marrë Presidentin në vitin 2012.

Kush e mban mend ditën e parë të emërimit të Ajazit, duhet të kujtojë reagimet mosbesues të Ambasadës së SHBA në Tiranë, që ishte gati një mospranim i emërimit të tij.

Pastaj gjërat u qetësuan.

Kur socialistët erdhën në pushtet në vitin 2013, nuk mund ta lëviznin Ajazin, për shkak të Presidencës së Nishanit, i cili kishte kundërfirmën. Por, as që tentuan.

SHBA pushoi së qeni e shqetësuar me të, dhe biles disa vite më vonë, Edi Rama edhe e dekoroi Ajazin për punën e tij në luftën kundër terrorizmit. Ajo që ishte e dukshme, ishte se Visho Ajazi kishte ditur të qetësonte aleatin strategjik të Shqipërisë, që ka raporte shumë të ngushta me Shërbimin Sekret Shqiptar, duke e pasur atë gati si “grup të gatshëm” në Ballkan.

Dhe Edi Rama, me gjithë rezervat, e kishte pranuar atë.

Është po aq e vërtetë se Ajazi ndërkohë vazhdonte ta mbante miqësinë me Berishën, duke e furnizuar me informacione të tipit “qytetari digjital” për histori droge apo kriminelësh, por deri në atë masë që nuk i prishej puna me aleatët në SHISH.

Tërbimi i Berishës nuk është se Edi Rama i ka bërë vërtet preson Ajazit për ta hequr dhe e ka zëvendësuar me dikë tjetër. Se tjetri, është po ashtu një i emëruar i Gazidedes dhe vartës i Ajazit. Berisha është i shqetësuar se ka kuptuar që Ajazi u largua në mirëkuptim me “garantët” e tij. Ai bën sikur i ulërin Ramës, por në fakt ndjehet i tradhtuar nga Ajazi, që nuk i tha së paku se i ka mbaruar garancia  atyre që e mbajtën në detyrë deri më sot.

Njësoj si tek reforma në drejtësi, Berisha nuk është i shqetësuar përse SHISH po shkon në duar të Ramës, pasi nuk po shkon në duart e tij. Ai është i shqetësuar që SHISH është tërësisht në duar dhe kontroll të aleatëve Perëndimorë, dhe kryesisht SHBA, dhe kjo e tremb realisht.

Është e njëjta frikë që e ka pas për Vetting-un, apo SPAK. Bënte sikur bërtiste që po e kap Edi Rama, po në fakt në ëndërr i dilte Lu dhe Vlahutin. Është pak a shumë e njëjta sindromë. Nuk i dhimbset pse ka ikur Visho pa e njoftuar, biles ka mundësi, që privatisht t’ia llogarisë si “thikë pas shpine” këtë akt dorëheqje. Është gjetur i papërgatitur për faktin se tani e tutje, ata që po kontrollojnë reformën në drejtësi, po kontrollojnë dhe SHISH. Dhe atij i duhej që të mos i tremben “ushtarët” dhe t’i dezertojnë. Dorëheqja e Vishos është sinjal i keq për të dhe ai po kërkon t’i mbajë të bashkuar ushtarët e vet, duke thënë se nuk kemi përballë Perëndimin, por Edi Ramën. Është e vetmja mënyrë të shpresojë që nuk do ketë dezertime të tjera, siç i ndodhi në vitin 1997. Dhe të mendosh që Vishua nuk e tradhtoi, as më 1997. Megjithëse atëhere një pasaportë kishte. Tani ka dhe kanadezen.

Paraardhëse

Mbetsh i paharruar mësuesi im!

Pasardhëse

Dy djem me perspektivë politike të fundosur në pallavra

Pasardhëse

Dy djem me perspektivë politike të fundosur në pallavra

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.