• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Drejtësi edhe sikur qiejt të përmbysen!

30 October, 2017
në Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Publiku duhet të ketë besim tek drejtësia dhe Vettingu është rruga për të mbërritur tek kjo. Do bëjmë drejtësi edhe sikur qiejt të përmbysen.

Me këtë moto me të cilën u përurua sot shtëpia e Vettingut, godina në të cilën anëtarët e Komisionit të Vettingut do të kryejnë punën e tyre.

Në ceremoninë e përurimit të Vettingut, morën pjesë dhe Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu dhe Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin.

Mulaj:  Shumë shpejt do të bëjmë ndryshimin epokal

Nga ish-godina “Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve”, ku u inaugurua godina e Vettingut, Kryetarja e Kolegjit të Apelimi, Natasha Mulaj, iu ka premtuar të gjithë qytetarëve se do të bëhet drejtësi. “Drejtësia të funksionojë për të gjithë”, tha ajo, duke shtuar se gjithçka nis me sistemin. “Publiku duhet të ketë besim tek drejtësia. Mafia nuk është e pathyeshme, pasi si çdo gjë ka një nisje e një fund thoshte Falkone”, tha Mulaj gjatë fjalës së saj.

“Për shkak të eksperiencave të hidhura në përballje me drejtësinë, e kanë dëmtuar shumë besimin te institucionet. Është fakt se pa pastruar radhët tona dhe pa konfirmuar para publikut se jemi ndarë nga korrupsioni. Do të ishte e pamundur të rifillojmë përmbushjen e një prej betejave tonë më madhore atë të bindjes te publiku se edhe drejtësia shqiptare është e drejtë. Të gjithë kanë pasur të paktën një eksperiencë të hidhur në drejtësi, duke krijuar kështu bindjen se duhet të jesh i pasur për ta pasur atë. Ne jemi këtu për të provuar se shumë shpejt do të bëjmë ndryshimin epokal, që do të jetë shumë i vështirë. Transparenca dhe përçimi i saj te publiku është një dimension ekzistencial i punës sonë. Nëse nuk do arrijmë të rrisim besimin e qytetarëve te drejtësia ne nuk do të mund të përmbushim misionin tonë. Për këtë kemi nevojë për mbështetje. ‘Të bëhet drejtësi, edhe nëse qielli përmbyset’. Ne duhet të bëjmë detyrën tonë në emër të Shqipërisë së drejtë e të ndershme, të bëjmë drejtësi edhe sikur qiejt të përmbysen”, deklaroi Mulaj.

Theo Jacobs, përfaqësues i grupit të monitorimit u shpreh se gjykimi i këtij grupi do të jetë i paanshëm dhe objektiv mbi punën e komisionit të Vettingut.

“Ne për këtë jemi këtu. Për të parë dhe vlerësuar punën e komisionit të Vettingut, për të dhënë konkluzione të sakta, që burojnë nga eksperienca jonë, nga e drejta që meriton gjithë secili dhe mbi të gjitha paanësia dhe objektiviteti”, tha Jacobs.

Ambasadorja e Bashkimit Europianë, Romana Vlahuttin dhe Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu u shprehën se, sot është një ditë e madhe për vendin tonë.

“Në botë ka shumë lajme të këqija sot, por ju keni marrë një lajm të mirë”, tha Lu në përfundim të ceremonisë gjatë një prononcimi për mediat. “Sot është ditë e gëzuar për Shqipërinë, pasi nis rrugën e saj proçesi i Vettingut”, tha Ambasadorja Romana Vlahuttin, gjatë prononcimit të saj.

Rama: Vendi meriton gjykatës e prokurorë të pakorruptuar

Organet e Vettingut, ashtu siç ishte paralajmëruar në shtator kanë nisur punën, për të shqyrtuar dosjet njerëzve të drejtësisë, duke përuruar godinën ku ata do të vendosen. Kryeministri Edi Rama i ka uruar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Urime, kurajo, suksese komisionerëve të Vetingut!Njerëzit e këtij vendi meritojnë një sistem drejtësie pa gjykatës e prokurorë të korruptuar”, shkruan Rama. 

Paraardhëse

Dhimbje e lot… Adela përcillet në banesën e fundit (FOTO)

Pasardhëse

Berisha ka variantin e tij për dorëheqjen e Visho Ajazit

Pasardhëse

Berisha ka variantin e tij për dorëheqjen e Visho Ajazit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.