• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Si po manipulohet dosja Tahiri?

29 October, 2017
në Opinion
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Andi Bushati

Që në momentin e parë të shpërthimit të skandalit Habilaj – Tahiri e deri më sot po vihet re një strategji konstante për manipulimin e opinionit.

E gjithë makineria e propogandës qeveritare është vënë në punë për ta zhvendosur debatin nga thelbi i tij, në disa imtësi ligjore. Përmes zëdhënësve të partisë, anëtarëve të komisionit të imuniteteve dhe mbrojtësve të flaktë në banakë televizive, rilindja po pëpiqet t’a paraqesë problemin nëse duhej arrestuar apo jo ish ministri më i afërt i Ramës.

Tërë mjedisi politiko gazetaresk është përfshirë nga ethet e diskutimeve nëse kishte apo jo prova të mjaftueshme; A i lejon ligji apo jo deputetët që të gjykojnë për to; A ka të drejtë të ketë imunitet një i zgjedhur nga populli; A duheshin vënë prangat në duart e Tahirit, apo duhej lejuar vetëm kontrolli i banesës së tij?

Kjo përleshje e zjarrtë, që i ka barikaduar palët në dy istikame, disa për burgosjen e Tahirit dhe të tjerët për hetimin e tij në gjendje të lirë, ka shmangur në plan të dytë pyetjen themelore: A janë dëshmitë e ardhura nga prokuroria e Katanias prova se kjo qeveri ka qenë në dispozicion të trafikantëve të drogës?

Pra, shkurt, beteja për interpretimet e neneve dhe për kleçkat e imunitetit kërkon të japë imazhin e shtrembër se kjo është një përplasje ligjore, kur në fakt ajo është kryekëput politike dhe vetëm politike.

Që në fillim të kësaj qeverisjeje, që kur u bë dnenocimi i parë për avionët e drogës, çdo akuze të ardhur nga opozita dhe media, rilindja i përgjigjej me nga një alibi: “Eshtë çmendur Saliu se nuk janë aeroplanë droge, por kaçatorë për spërkatje”, “Kanë dalldisur mediat se Shqipëria është 99.2% e pastruar nga kanabisi”, “Manipulon opozita se Tahiri nuk ka lidhje me Habilajt”, “Gënjen Zagani se ministri nuk ndihmon trafikun e drogës”.

Kjo fushatë shpifëse, cinike dhe e paskrupullt e mohimit të gjithë asaj që ndodhte në realitet, arriti që për katër vite me radhë t’a ndajë opinionin më dysh: Nga njëra anë ata që ishin të bindur se vendi ishte kthyer në një republikë narko – trafiku dhe në anën tjetër ata që donin të besonin se e gjitha kjo qe një manipulim i madh.

Pas arrestimit të Habilajve në Siçili dhe provave se ata mbanin kontakte të rregullta me Tahirin, se i bënin dhurata, i siguronin para për fushatë dhe e detyronin ushtrinë të fikte radarët, ky debat është mbyllur.

Tani ne kemi dëshminë e një pale asnjanëse, prokurorëve italianë, se trafikantët mbroheshin nga qeveria shqiptare. Kjo është e reja dhe ana më e rnëdësishme e bombës që na erdhi përtej Adriatikut. Ajo është guri i rëndë në peshoren e së vërtetës, që tregon se kush paskësh pasur të drejtë në debatin që zgjat prej katër vitesh.

Ky është konkluzioni më i madh i gjithë asaj që na mësoi dosja italiane. E rëndësishme në faqet e saj është se çfarë ka bërë deri dje Tahiri si ministër dhe jo si do të shkojë, nga nesër e tutje, fati i Saimirit si qytetar. Prandaj çdo përpjekje për t’ia mbivendosur të dytën të parës është një manipulim. Sepse thelbi i kësaj historie nuk është nëse duhej prangosur apo jo “kushëriri i Habilajve”, por se me kë ka qenë i lidhur “heroi i qeverisjes” së Ramës. Dhe për këtë të vërtetë të thjeshtë sot po flitet më pak se për gjithçka.

Paraardhëse

Edhe unë jam një i pandëshkuar nga drejtësia!

Pasardhëse

E keni shtëpinë pa hipotekë? Ja mënyrat sesi ta përfitoni

Pasardhëse

E keni shtëpinë pa hipotekë? Ja mënyrat sesi ta përfitoni

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.