• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Financieri i Habilajve “rrezikon” lirimin

26 October, 2017
në Aktualitet
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një ndër anëtarët kryesorë të organizatës kriminale të Habilajve, e goditur nga autoritetet italiane, rrezikon të lirohet në Shqipëri. 

Bëhet fjalë për atë që njihet si “financieri” i grupit të Habilajve, Nazer Seiti. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Katanias, Seiti është personi që shpërndante fitimet që vinin nga aktiviteti kriminal, jo vetëm mes anëtarëve të grupit, por edhe bashkëpunëtorëve që ndihmonin në realizmin e trafikut të narkotikëve, apo armëve.

Dëshmia e tij, e cila ende nuk është marrë, mund të zbardhë shumë episode që nuk kanë mundur të zbulohen nga përgjimet e italianëve. Prej një jave që Seiti mbahet i paraburgosur në Tiranë, nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim për akuzat, duke deklaruar se dëshiron të ekstradohet në Itali.

Por, për këtë njeri kaq të rëndësishëm në këtë organizatë, drejtësia shqiptare është në limitet e saj për ta mbajtur pas hekurave, kjo pasi gjykata e Krimeve të Rënda në mungesë të provave i ka lënë vetëm 20 ditë kohë Prokurorisë për të justifikuar mbajtjen pas hekurave të Seitit.

Që hetimet dhe faktet e italianëve të marrin vlerën e provës për gjykatën shqiptare, ato duhet të kalojnë nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, e cila që nga kjo e hënë ka filluar të përkthejë materialin voluminoz që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë drejtpërdrejtë nga Prokuroria e Katanias.

Mijëra faqe të dosjes voluminoze duhet të përkthehen të gjitha dhe jo vetëm aty ku flitet për Nazer Seitin, duke rrezikuar që dosja të mos arrijë të përkthehet brenda afatit 20-ditor, që do të thotë se nëse Prokuroria nuk dërgon prova në ditën e 21, Nazer Seiti është i lirë.

E njëjta situatë është edhe në kërkesën për ekstradimin e tij drejt Italisë. Gjykata e Tiranës i la Prokurorisë vetëm 20 ditë kohë, nga 40 që është maksimumi, që të sjellë dosjen për ekstradimin e tij në itali. Edhe kjo procedurë rrezikon seriozisht të mos kryhet brenda 20 ditëve, pasi duhet të procedohet nëpërmjet letërporosisë.

Pra, edhe pse ndaj financierit të Habilajve ka dy masa sigurie, afatet e tyre minimale ligjore rrezikojnë lirimin e një prej të dyshuarve si anëtar kryesor i organizatës kriminale të Habilajve, i cili di pikërisht gjenë më të rëndësishme të saj: si janë shpërndarë paratë.

Paraardhëse

Tmerrohen qytetarët në Tiranë! Çifti, skena seksi në mes të lokalit

Pasardhëse

Video “e famshme” për Ramën, Hoxha: Ja çfarë u filmua gjatë fushatës

Pasardhëse

Video "e famshme" për Ramën, Hoxha: Ja çfarë u filmua gjatë fushatës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.