• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

SPECIALE / Qëndrimi i amerikanëve për çështjen ‘Tahiri’

26 October, 2017
në Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin” dhe “jo dënime si në komunizëm”, ishin dy mesazhet e forta që zyrtarë të lartë amerikanë përcollën për politikën shqiptare.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee shprehu qartë mbështetjen e SHBA-ve ndaj qeverisë shqiptare të drejtuar nga kryeministri Rama lidhur me reformat e ndërmarra në vend, veçanërisht ndaj reformës në drejtësi, ndërsa komentoi edhe çështjen ‘Tahiri’.

Yee ishte shumë i qartë në mesazhin e përcjellë ndaj politikës shqiptare se “ligji duhet të jetë i zbatueshëm për të gjithë njësoj, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, askush nuk mund të gëzojë imunitet nga ligji”.

Duke shprehur mbështetje të plotë ndaj prokurorëve dhe dhe gjykatësve që të ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administratës, zyrtari i lartë i deklaroi  se “nuk besojmë se individët duhet të shënjestrohen pse i takojnë një partie politike apo një tjetre, por parimi themelor është se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin”.

“Ne mbështesim qeverinë, që jep shembullin. Qeveria është ajo e cila duhet të japë shembullin dhe të demonstrojë para qytetarëve se është e përkushtuar të luftojë korrupsionin, qofshin ata qytetarë, zyrtarë qeveritarë, të huaj, shqiptarë…dhe se Shqipëria është serioze në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin”, është shprehur në intervistën për Zërin e Amerikës, Hoyt Brian Yee.

Ai vlerësoi me tone pozitive përparimin e arritur nga Shqipëria dhe evidentoi faktin se SHBA do vazhdojnë mbështetjen për zbatimin e reformave në vend, si një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Pikërisht në këtë frymë, ne kemi vazhduar të mbështesim përpjekjet e Shqipërisë për të zbatuar reformat në sundimin e ligjit, dhe po ashtu edhe në luftën kundër krimit, kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit…Të gjitha këto shërbejnë për të ngritur standardin jetësor për qytetarët e Shqipërisë, por edhe për ta ndihmuar përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, nënvizoi zyrtari i lartë amerikan.

Në të njëjtën linjë ishte edhe qëndrimi i diplomatit amerikan në vendin tonë, Donald Lu për çështjen e deputetit Saimir Tahiri, për të cilin prokuroria kërkoi nga parlamenti autorizimin për arrestim.  Ambasadori amerikan përfitoi nga pjesëmarrja sot në një aktivitet me të rinj për t’u shprehur rreth kësaj.

“Ajo që dini është se në komunizëm, Shqipëria kishte problemin e turpshëm të udhëheqësve komunistë që dërgonin njerëz të pafajshëm në burgjet më të tmerrshme: në Spaç, në Burrel dhe në Qafë Bar. Në 27 vitet e fundit, ky vend është përballur me problemin e turpshëm të politikanëve të fuqishëm, nga e djathta dhe nga e majta, që kanë kryer krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë, pa pushim”.

Ambasadori theksoi se “nuk do të ishte e përshtatshme për mua të them nëse Saimir Tahiri është fajtor apo i pafajshëm. Por, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ju si drejtues të shoqërisë civile, ju si të rinj dhe ju si qytetarë të Shqipërisë të zbuloni të vërtetën. E drejta për të ditur të vërtetën nuk i përket asnjë partie politike. I përket qytetarëve të Shqipërisë”.

Ju, shtoi më tej diplomati amerikan, nuk jeni gjyqtarë apo prokurorë, por jeni njerëz që votoni. “Ju i dhatë besimin tuaj këtij personi si anëtar i kuvendit dhe si ministër i lartë i kabinetit. Është përgjegjësia juaj të kërkoni që publiku të dijë të vërtetën për këtë çështje. Nëse është i pafajshëm, njerëzit duhet ta dinë këtë. Nëse është fajtor, ai duhet të përballet me drejtësinë”, deklaroi ambasadori amerikan.

Paraardhëse

Çështja “Doshi” rinis nga e para, dosja kalon te Krimet e Rënda

Pasardhëse

U zhyt në një gropë me baltë, e frikshme se çfarë gjeti

Pasardhëse

U zhyt në një gropë me baltë, e frikshme se çfarë gjeti

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Rama: Do të prodhojmë dronë, mjete të blinduara e sisteme antidronë

Nga lajme10
30 December, 2025
0

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e fundvitit ka deklaruar se Shqipëria do të prodhojë mjete të...

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

23 December, 2025

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.