• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Si ranë fjalët e Bashës për arrestim, në vesh të Prokurorisë

25 October, 2017
në Opinion
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Ylli Pata

Ardhja deri tek vendimi i Parlamentit në lidhje me kërkesën për të arrestuar Saimir Tahirin, nuk ka nisur që nga ajo shkresë që mbërriti në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë më datë 19 tetor; aty ishte vetëm epilogu juridik. Produkti politik duket se është gatuar me kohë.

Fletë-arresti për Saimir Tahirin duket se është përgatitur herët nga ana e Prokurorisë, që kur kryetar i Kuvendit ishte Ilir Meta, i cili e akuzoi ministrin e Brendshëm se ka përgjuar atë dhe disa zyrtarë të tjerë me të ashtuquajturën aparaturë italiane. Por vendimi u pezullua pasi në axhendë u ngrit çadra dhe tentimi për të rrëzuar qeverinë.

Megjithatë gjithçka nisi nga e para pas zgjedhjeve, ku Lulzim Basha e fokusoi të gjithë politikën pas humbjes së 25 qershorit, pikërisht tek denoncimi i asaj që e quajtur “kaplimi i qeverisjes nga krimi”.

Ndodh prej kohësh që Lulzim Basha paralajmëron hapjen e dosjeve të mëdha përvëluese. Por nga ana tjetër edhe mazhoranca ka bërë të njëjtën gjë.

Ndryshimi është se opozita i është referuar njerëzve aktualë të drejtësisë, ndërsa mazhoranca ka bërë të ditur se gjithçka do të nisë pas vettingut.

Gjithçka vazhdoi me deklarata deri në natën e 16 tetorit, kur Prokuroria Antimafia e Catania-s, dërgoi në gjykatë pas arrestimit, bandën e trafikimit të drogës së Moisi Habilajt.

Mirëpo pa u vulosur ende nga gjykata e Catania-s, lajmërohet nga Sokol Balla mbërritja e dosjes së Habilajve tashmë të famshëm që nga opozita ishin akuzuar si njerëz të Saimir Tahirit.

Të nesërmen, pra më 17 tetor, Lulzim Basha, i kërkoi publikisht Prokurorisë së Përgjithshme, alias Kryeprokurorit Adriatik Llalla, të arrestojë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Basha tha se një dosje përvëluese është prej ditësh në zyrën e Edi Ramës. Pra që konfirmoi që edhe ai por edhe Rama e kishin një fashikull.

Të martën paradite në të gjitha mediat e Tiranës dhe portalet e shumta publikohet pjesë e përgjimeve të Guardia Di Financa, ku Moisi Habilaj fliste për takimin me “Saimirin” (në asnjë rast me mbiemër, një detaj aspak i komentuar ky, apo qoftë dhe i shoqëruar nga statusi zyrtar si ministër). Ky emër përmendej për dhënie 30 mijë eurosh, transportim të kanabisit me kamiona, dhurata për nusen, mamanë e të tjera.

Atë natë, Adriatik Llalla thërret në Prokurorinë e Përgjithshme krerët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Tiranës dhe ata të Fierit, e cila kishte hetuar më dosjen Habilaj, e që madje kishin vendosur dhe mbylljen e hetimeve për Saimir Tahirin dy vjet më parë.

Pa thënë asgjë, pikërisht të martën mbrëma, Prokuroria e Krimeve të Rënda regjistroi si të hetuar zyrtarisht,pra hapi një dosje penale ndaj Saimir Tahirit. Por më tej nuk dihej asgjë se si do veprontë organi i akuzës.

Pas kërkesës së Bashës për arrestim, brenda një deklarate me nota të theksuara politike, në sallonet politike dhe ato mediatike të Tiranës u fol se prokuroria do kërkonte prangosjen në flagrancë për Saimir Tahirin. Përmendja e emrit të ngjashëm në dosje kishte tronditu opinionin publik, por edhe mazhorancën.

Edi Rama shkroi se kërkon “vetëm të vërtetën për Saimir Tahirin dhe nuk e mbështeste më”.

Sakaq, dosja e gjykatës italiane ende nuk kishte mbërritur zyrtarisht në Tiranë.

Të enjten ishte pushim zyrtar, si dita që Papa vendosi të “lumturojë” Nënë Terezën. Ama jo për kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hadarmataj, i cili i dërgoi shkresë Kuvendit ku kërkonte lejen për të arrestuar Saimir Tahirit dhe për t’i kontrolluar banesën.

Lulzim Basha urdhëron deputetët e tij në Komisionin e Mandateve të mësynin zyrat e Kuvendit.

Eduard Halimi dhe Enkelejd Alibejat kërkojnë mbledhjen urgjente të këtij komisioni

Ishte kohë presioni dhe kërkohej të miratohej me urgjencë shkresa e Prokurorisë.

Gramoz Ruçi nuk ngutet dhe del në konferencë shtypi në orën 18.00 ku shpall se mbledhja e komisionit do të zhvillohet të premten në mëngjes.

Në Tiranë u hap lajmi se do të arrestohet Tahiri të enjten, duke mos i dhënë mundësinë të flasë tek Opinion-i i Blendi Fevziut, pasi mendonin se do të hapë lojën dhe shantazhonte palët.

I dehur nga suksesi i përkohshëm publik, Lulzim Basha nuk u mjaftua, por blodhi të gjithë opozitën, që nga Kryemadhi i LSI-së e deri tek Koço Kokëdhima, madje dhe shpalli aksionin për largimin e qeverisë së Edi Ramës dhe ngritjen e një qeverie “antimafia”.

Pra, gjithçka më shumë se Tahiri, para drejtësisë u përkthye me “Edi Rama jashtë qeverisë”.

Në shtëpinë e Tahirit mblidhen shumë njerëz. Ish-ministri flet vetëm një fjalë për mediat: “Nuk keni parë gjë akoma”.

Në darkë, përpara Blendi Fevziut, Saimir Tahiri deklaron qartë se “nuk është takuar kurrë me Habilajt dhe për këtë mund të flasë me përgjegjësi”. Sytë i kishte gjatë gjithë kohën të përlotur dhe nuk e fshihet aspak ankthin e një prangosjeje të mundshme. Ish-ministri nuk e shpjegon mirë dosjen, por thotë që në përgjime nuk flitet për të.

Situata nis të ndryshojë, nga difensive për ish-ministrin në offnsive, ku përmend Ilir Metën dhe Sali Berishën si njerëz që e kanë hartuar të gjithë lojën duke përdorur njerëzit e tyre në Prokurori.

Të premten në mëngjes, nisi edhe përballja më e fortë dhe rasti i jetës i Adriatik Llallës për të treguar se ai është në krah të ligjit pa anshmëri politike.

Megjithatë, në prezantimin zyrtar situata çalon. Ai dërgon tre prokurorë që ishin “rastësisht” nga e njëjta zonë, Tropoja, dhe media pranë qeverisë i paragjykon duke deklaruar se kanë lidhje me familjen dhe lobet e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kur nis mbledhja, deputetët e PS-së i pyesin prokurorët se kur e kanë regjistruar Saimir Tahirin si të hetuar dhe çfarë provash kanë.

Prokurorët japin datën, që nuk është as 48 orë nga mbledhja e komisionit. Diçka lëviz. Më pas e pyesin për provat dhe Prokurori Hajdarmataj thekson se janë sekret dhe kërkon seancë me dyer të mbyllura.

Deputetët e opozitës i kërkojnë Gramoz Ruçit që të mos bëhen pyetje ndaj prokurorëve, po në fakt atë ditë pati jo vetëm pyetje por dhe një duel real, që u duk më shumë politik, PS kundër prokurorisë dhe kjo e fundit kundër PS-së.

Zhvillohet mbledhja me dyer të mbyllura dhe sërish nuk del ndonjë provë. Gjithçka lidhet me materialin 400 faqesh të Prokurorisë së Catania-s.

Këtu Saimir Tahiri kalon në kundërsulm duke e pyetur për identitetin e Saimirit që përmendet në përgjime.

Aty flitet për një person që ka emrin e ish-ministrit, por që merret me transportimin e drogës me kamion.

Ndërsa  “il grande capo” mbetet mister se kush është/

Situata nis të lehtësohet pak për Tahirin, sa edhe kryeministri Edi Rama që e kishte “lëshuar” ish-vartësin e tij shkroi që “me aq sa pamë e aq sa dëgjuam, gjithçka ishte llafe pazari”.

Opozita e akuzoi menjëherë për përkrahje të Tahirit, por Kryeministri u përgjigj në fillim të javës duke thënë se “nuk bëhem më avokat i Saimir Tahirit” dhe e përjashtoi nga të gjitha funksionet politike në PS.

Mazhoranca tha do të miratojë kontrollin e banesës dhe atë personal por jo arrestimin e Tahirit.

E gjithë kjo zallamahi ishte edhe vulgu i zhvillimeve politike përpara vendimit të sotëm të Kuvendit.

Dhe a pikëpyetja më e madhe që shtrohen pas gjithë këtyre zhvillimeve është: a do të kishte kërkuar Prokuroria arrestim, apo do të mjaftohej vetëm me hetim e kontroll, nëse Lulzim Basha nuk do të kërkonte arrestimin e Tahirit? Fakt është se fjalët e para të Bashës sapo u publikua dosja (kërkesa për arrestim), shkuan në vesh të….jo Perëndisë por Prokurorisë që të nesërmen.

Paraardhëse

“Kur Prokuroria shkel ligjin për një ish-ministër, imagjinoni për qytetarët”

Pasardhëse

Kriminel me pankarta dhe gazetari… me mikrofon!

Pasardhëse

Kriminel me pankarta dhe gazetari… me mikrofon!

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.