• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Vendim i papritur i Prokurorisë për kontrollin në banesat e Tahirit

25 October, 2017
në Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Prokuroria e Krimeve të Rënda po e konsideron të pavlerë vendimin e mazhorancës parlamentare për të lejuar vetëm kontrollin e banesave të ish -ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe për të ushtruar kontroll personal ndaj tij.

“Pas kaq kohe është e pakuptimtë të ushtrosh kontroll banese”,  tha për lapsi.al një burim nga prokuroria.

Prokurorët nuk do të shkojnë as në Gjykatë për të marrë mandat për të kontrolluar apartametet e deputetit Tahiri.

“Kjo nuk do të thotë se hetimet nuk do të vazhdojnë”, sqaroi i njëjti burim.

Krimet e Rënda e kërkuan kontrollin e banesës, pasi synonin të gjenin aty sendet e çmuara që grupi i Habilajve thoshte në bisedat e përgjuara, se i kishte bërë dhuratë Tahirit për nënën dhe bashkëshorten.

“Ka kaluar 1 javë. Kontrolli duhet të kishte qenë i menjëhershëm”, vijon për lapsi.al burimi nga prokuroria.

Hetimi do të përfshijë edhe disa fashikuj të tjerë që kanë mbërritur nga Italia. Priten edhe disa materiale të tjera shtesë jo vetëm nga Prokuroria e Katanias, por edhe nga Antimafia e Leçes.

Në dritën e provave të reja, prokuroria mund të rikthehet në kuvend me të njëjtën kërkesë si më parë: autorizimin për ta arrestuar ish -ministrin e Brendshëm, nën akuzën për trafik droge, korrupsion pasiv dhe pjesëmarrje në një grup të strukuruar kriminal të narkotrafikut. /Lapsi.al

Paraardhëse

Britani, gjysma e grave prè e sulmeve seksuale

Pasardhëse

Messi i gjakosur pas hekurave, mesazhi i ri rrënqethës i ISIS

Pasardhëse

Messi i gjakosur pas hekurave, mesazhi i ri rrënqethës i ISIS

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Rama: Do të prodhojmë dronë, mjete të blinduara e sisteme antidronë

Nga lajme10
30 December, 2025
0

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e fundvitit ka deklaruar se Shqipëria do të prodhojë mjete të...

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

23 December, 2025

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.