• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Lëvizja në Schengen pa viza, por me formular

24 October, 2017
në Botë
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pa vizë por me formular. Në një intervistë për DW, komisioneri i çështjeve të brendshme të BE-së, Dimitris Avramopoulos, sqaroi se sistemi Europian i Informacioneve të Udhëtimit dhe Autorizimit” (ETIAS) nuk do të thotë rikthim të vizave. 

Mesazhi i tij i drejtohet shtetasve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të interesuar në mënyrë të veccantë për masat e reja të hyrjes në zonën Shengen.

Brukseli i konsideron “hapa historike” lëvizjen e lire dhe liberalizimin e vizave për shtetet e rajonit, të cilat nuk kontestohen me masat e paralajmëruara për kontrolle shtesë.

“Ballkani Perëndimor është një rajon shumë i rëndësishëm dhe partner i afërt me Bashkimin Evropian. Qëllimi ynë është që të ruajmë këtë afërsi dhe të gjitha masat kanë për synim lëvizjen më të lehtë dhe kontaktet më të shpejta mes shtetasve të vendeve të BE dhe atyre të rajonit”, ka thënë Avramopoulos.

Avramopoulos shpjegon se sistemi i ri ETIAS është propozuar para një viti si pasoje e ardhjes më masive të personave pa viza ne BE. Qëllimi i këtyre masave është të forcohet sistemi europian i administrimit të kufijve dhe emigrimit – që është në të mirën e BE dhe vendeve të cilat nuk kanë nevojë për viza.

ETIAS, këmbëngul Avramopulos, nuk do të thotë rikthim i vizave, por është një mekanizëm që duhet ta përdorin të gjitha vendet prej nga udhëtohet pa viza në hapësirën Shengen, duke përfshirë edhe Kanadanë dhe SHBA. Qytetarët që gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza edhe me tej do të udhëtojnë në hapësirën Shengen, por do të kenë një leje, një dokument, para se të futen në këtë hapësirë.

Ata duhet të plotësojnë formularin në internet, ku duhet të shënojnë të dhënat personale, kontaktet, vendin ku udhëtojnë, të dhënat për sëmundjet, të dhënat për ndjekjen penale, të tregojnë nëse janë refuzuar në ndonjë vend apo janë dëbuar….veprimet kryhen në internet, ndërsa përgjigja duhet të kthehet më së largu pas 72 orësh.

Komisioni Evropian thotë se për plotësimin e këtij formulari duhen vetëm 10 minuta kohë, ndërsa taksat paguhen në mënyrë elektronike. Këshilli për Të Drejtat Qytetare në Parlamentin Evropian (LIBE) vendosi që pagesa të jetë 10 euro ndërsa kërkesa të vlejë 3 vjet, por kjo mund të ndryshojë sepse vendimi duhet miratuar në Parlamentin Europian.

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e mërkurë 25 tetor 2017

Pasardhëse

Si e vrau Facebook-u gazetarinë

Pasardhëse

Si e vrau Facebook-u gazetarinë

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.