• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Italia: Nuk ka pasur kurrë hetime për Saimir Tahirin

24 October, 2017
në Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti Saimir Tahiri ka publikuar një dokument që është marrë dje nga Prokuroria e italiane e Katanias, ku jepet përgjigje zyrtare se ndaj shtetasit Sajmir Tahiri nuk ka pasur dhe nuk ka deri më datën 23 tetor 2017 asnjë hetim ndaj shtetasit Saimir Tahiri. “Komunikohet që ndaj shtetasit të përmendur Saimir Bashkim Tahiri, lindur në Shqipëri më 30.10.1979, nuk rezulton asnjë procedim penal”, thuhet në vërtetimin e lëshuar në datën 23/ 10/ 2017 Nga prokuroria e Katanias.

“Nuk ështe e re që që gjyqi juridik nga njëra anë dhe kërkesa e prokurorisë për arrestimin tim dhe gjyqi publik ku politikanë dhe hedhin baltë mbi mua, duke më bërë herë fajtor dhe herë viktimë. Nuk më intereson dhe nuk kam dëshirë të përfshihen në debat. Nëse politikës i ka ardhur rasti që llumin e politikës së 25 viteve ta hedhë mbi mua, që nuk kanë kursyer as vrasjet për të mbuluar vjedhjet. Unë u them rrini, unë do e përballoj edhe këtë.

Për të fryrë mbi mua me politikë të mbrapshtë, të pisët unë u them rrini rehat se unë do e përballoj.  Unë do të jem në atë shteg për të kërkuar të drejtën time dhe jo me fjalë dhe as me llafe apo thashetheme, por me prova. Për mua ka rëndësi sot, vetëm e vërteta dhe e drejta ime.

Të drejtën dua ta gjej vetë, pa ndihmë dhe pa mbështetje, jam qytetar i thjeshtë. Siguriova këtë dokumente nga prokuroria e Katanaias. Dhe thotë se Saimir Tahiri nuk rezulton sot dhe më herë që të ketë pasur procedim penal nga Katania.

Pra prokuroria e Katanias nuk ka gjetur asnjë herë një lidhje të vetme me mua për të nisur një procedim ndaj meje. Si ka mundësi që prokuroria jonë, që brenda 48 orëve kërkoi arrestimin tim. Në ato përgjime flitet për një Saimir që ka kamion dhe merret me thasë drogë, pra nuk mund të jem unë edhe bosi edhe shoferi edhe hamalli i drogës.

Luli dhe Monika si kukullat më ekzemplare të shefave të tyre. Ku hyjnë parashikimet se do të vijë tërnmet se do të ndodhë hataja dhe se NATO do të vijë këtu. Si nuk mori kush mundim të bënte një verifikim si ky që bëra unë, por shthurin fantazinë që edhe filmave do ua kishin zili. Nuk më intereson se kush arrestohet, shumë mirë që të shkojë para drejtësisë.

Unë u siguroj se cilado bandë kriminelësh qoftë, ngjan amatore krahasur me bandën që ka gabuar këtë histori duke hedhur bomba për publikun që lëviznin institucione të tjera, që sot betohen para ligjit dhe llogari japin para pushtetit politik.

Unë kam kërkuar që të mos fshihem pas partisë, imunitetit dhe pushtetit. Unë kam kërkuar të bëj betejën time për të drejtën. Unë do e fitoj betejën time me drejtësinë. Sot përmes avokatit i kam kërkuar prokurorisë të zhvillojë pa ndërprerje hetimin tim, pasi rruga për te vërtëta nuk mund të jetë me ndalesa, unë nuk kam kohë për të humbur.

Nuk pres që të bëhet tërkuzë kjo histori për të vonuar të vërtetën për të bërë politikë. Unë do të bëj gjithçka që kjo histori mos të mbetet në kanalet e historisë. Unë nuk do të humbas asnjë ditë kohë” deklaroi ai.

Nesër është seanca në Kuvend…
Jam i gatshëm që të hetohem, nuk i kërkoj asnjë nder ndokujt nëse ka deputetë që mendojnë që duhet të arrestohem, përfshirë edhe të PS i ftoj të votojnë që të arrestohem. Mua me PS më ka bashkuar vetëm e vërteta për ta bërë këtë vend më të mirë.  Unë dua të përballem me të gjithë me kokën lart, në rrugë dhe në politikë. Jam gati të përballem me cdo pasojë. Deputetët e PS jam super i bindur që do të mbrojnë qëndrimin për të vërtetën. Nëse mendojnë se kjo nuk ka lidhje me të vërtetën le të votojnë, unë do të shkojë në burg.

Pezullimi nga funksionet në PS
Nuk kam asnjë koment, nuk e quaj surprizë normale që PS të mbajë një qëndrim. Unë e kam betejën me të vërtetën time. 

Dokumenti nga Italia
Ky dokument që unë e gjeta në 48 orë, vërteton se prokuroria e Katanias në 4 vite nuk ka gjetur arsye për të më hetuar, por si mundet që prokuroria shqiptare në 48 orë më akuzon për përfshire. Do rri të dera e Krimeve të Rënda deri sa të më marrin në pyetje dhe të dalë e vërteta. Dua të refuzoj politizimin e luftës. 

DOKUMENTI

“Komunikohet që ndaj shtetasit të përmendur Saimir Bashkim Tahiri, lindur në Shqipëri më 30.10.1979, nuk rezulton asnjë procedim penal”, thuhet në vërtetimin e lëshuar në datën 23/ 10/ 2017

Paraardhëse

Bëni para me anë të shenjave të Horoskopit

Pasardhëse

Tahiri: Do rri te dera e Prokurorisë deri sa të më marrin në pyetje

Pasardhëse

Tahiri: Do rri te dera e Prokurorisë deri sa të më marrin në pyetje

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.