• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vrau taksistin një vit më parë, burgim të përjetshëm për Musa Saraçin

23 October, 2017
në Aktualitet
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjykata e Kavajës ka dënuar me burgim të përjetshëm, Musa Saraçin, për akuzën e “Vjedhjes me pasojë vdekjen”, lidhur me ngjarjen e ndodhur në dhjetorë të vitit 2016, ku mbeti i vrarë Idriz Kariqi.

Në bazë të veprimeve hetimore të kryera nga Prokuroria e Kavajës, ka rezultuar se, i pandehuri Saraçi, paraditen e datës 14.12.2016 ka marrë si shërbim taksi mjetin e drejtuar nga viktima Kariqi, në vendin pranë Spitalit të Kavajës. I pandehuri, pasi kishte humbur një sasi të madhe parash (të marra nga familja, pa dijenin e kësaj të fundit), dukeluajtur në lojëra fati kërkoi ti zëvendësonte ato dhe që në momentin që ka hipur në taksi, kishte si qëllim për të marrë paratë e taksistit. Pranë fshatit Greth, ai i ka kërkuar taksistit të ndalojë makinën dhe, nën kërcënimin e një thike i ka kërkuar atij që t’i japë paratë që kishte me vete. Taksisti Kariqi ka nxjerrë paratë që kishte me vete, rreth 1 900 lekë të reja, por autori ka kërkuar më shumë dhe nga acarimi e ka goditur disa herë me thikë taksitin, duke e lënë të vdekur në vend.

Prokuroria në bazë të hetimeve dhe duke marrë në pyetje edhe të pandehurin ka arritur në konkluzionin se, Saraçi pasi ka parë se taksisti ishte i pajetë, ka marrë makinën e viktimës dhe ka ecur disa minuta, por nga tensioni dhe tronditja është rrëzuar në një kanal dhe është dëmtuar. Duke qenë se mjeti nuk mund të lëvizte, i pandehuri ka telefonuar një të njohurin e tij që posedon një servis makinash, të cilit i ka thënë se kishte një makinë të prishur dhe donte ta shiste për skrap. I pandehuri, tashmë i gjetur fajtorë Saraçi ka shkuar në këmbë deri tek servisi i të njohurit të tij dhe kanë bërë “Pazar” që makinën ta shiste për 27 mijë lekë të reja. Pasi ka marrë paratë, autori është larguar dhe është arrestuar pas dy ditësh, në vijim të veprimeve proceduriale hetimore. I pandehuri e ka pranuar autorësinë e krimit.

Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Kavajës kërkoi dënimin e tij me burgim të përjetshëm, kërkesë e cila u pranua nga ana e Gjykatës. 

Paraardhëse

Basha në krye të Prokurorisë, Llalla merr kreun e PD

Pasardhëse

Tahiri dhe tre opsionet e Edi Ramës

Pasardhëse

Tahiri dhe tre opsionet e Edi Ramës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.