• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rajon

Nënshtetësia greke, rregullat e reja janë më të thjeshta

21 October, 2017
në Rajon
0
35
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Greqia ka bërë ndryshime të procedurave për marrjen e shtetësisë greke. Emigrantët shqiptarë në Greqi mund të marrin letërnjoftimin dhe pasaportën, pa qenë e nevojshme të bëjnë procedurat e mëparshme.

Duke filluar nga e enjtja, nuk do jetë e nevojshme të paraqiten në zyrat e shërbimit të shtetasve të huaj dhe emigracionit, për të bërë kërkesën e heqjen së lejes së qëndrimit dhe marrjen e vërtetimit përkatës.

Ky veprim ishte i domosdoshëm, me qëllim që kushdo që merrte nënshtetësinë me natyralizim, të aplikonte për pajisjen me letërnjoftimin grek dhe pasaportë greke.

Domethënë, procedura e përcaktuar me ligj ishte: Publikimi i vendimit për dhënien e nënshtetësisë në Gazetën Zyrtare, Heqja e lejes së qëndrimit, Paraqitje në bashki për t’u regjistruar në regjistrin e banorëve, Aplikim për letërnjoftim grek, Aplikim për pasaportë.

Megjithëse heqja e lejes së qëndrimit mund të duket një veprim i thjeshtë, në fakt njerëzve u kushtonte shumë, sidomos të rinjve të brezit të dytë që mund të kishin shans për të shfrytëzuar programe studimi jashtë shtetit, dhe nuk pajiseshin në kohën e duhur me këtë dokumenta greke.

Sepse nuk mund të paraqiteshin direkt në zyrat e shtetasve të huaj dhe emigracionit, por duhej që më parë të mbyllnin takim, dhe ky takim mund të realizohej pas muajsh të tërë. Njëlloj edhe mbajtësit e “kartës së homogjenit”, që duhej të paraqiteshin në polici për të anuluar edhe ata kartën e tyre.

Merr fund zvarritja e panevojshme, në kohën që gjithçka mund të zgjidhet në kuadër të kompjuterizimit të shërbimeve administrative greke. I pari që e kishte përcjellë këtë shqetësim në udhëheqjen e ministrisë së brendshme dhe atë të emigracionit, ishte Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor në qendrën e shërbimit të emigrantëve në Athinë, por edhe drejtues i organizatës së emigrantëve “Arogji-Përkrahja”.

Me argumente të forta, i mbështetur edhe nga drejtori i kësaj qendre, Ilias Hronopulos, Malaj më në fund arriti t’i bindte “shefat” e administratës greke për ndryshimin që duhej bërë.

Ky ndryshim përshkruhet në shkresën që Ministria e Rendit e Greqisë i ka dërguar shërbimit të letërnjoftimeve dhe pasaportave dhe zyrave përkatëse në të gjithë vendin.

Edhe pse dy vendime ministrore (2012 dhe 2014), parashikonin që kërkesa për nxjerrje letërnjoftimi duhej shoqëruar nga dorëzimi i lejes së qëndrimit apo i “kartës së homogjenit”, shkresa e tanishme përcakton që “për nxjerrjen e letërnjoftimit nuk parashikohet paraqitja e vërtetimit për dorëzimin apo anulimin e lejes së qëndrimit apo Kartës së Posaçme të Homogjenit”.

Për të shmangur çdo mundësi keqinterpretimi, drejtuesit e Ministrisë së Rendit përsëritin në porosinë ndaj vartësve të tyre që “detyrimi për dorëzimin e kartës së lejes së qëndrimit nuk krijon pengesë për nxjerrjen e letërnjoftimit që i jepet menjëherë aplikuesit”.

Paraardhëse

Meteor apo satelit? Objekti që i futi të gjithë në mendime

Pasardhëse

Publikohen letrat intime të Obamës që i dërgonte të dashurës

Pasardhëse
U.S. President Barack Obama signs a proclamation to designate federal lands within the former Fort Ord as a national monument in the Oval Office of the White House April 20, 2012 in Washington, DC. According to the White House, "Fort Ord, a former military base located on California’s Central Coast, is a world-class destination for hikers, mountain bikers, and outdoor enthusiasts who come to enjoy the area’s history and scenic landscapes." *** Local Caption *** Barack Obama

Publikohen letrat intime të Obamës që i dërgonte të dashurës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.