• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Orët e fundit të estradës që po na ofron banda e…

21 October, 2017
në Opinion
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Augent Xhaferaj

Si çdo qytetar i vendit jam i shokuar nga ajo që po ndodh këto ditë. Si në kohën e komunizmit po kërkohen të arrestohen njerëz pa prova. Aq më shumë mësoj për këtë proces aq më shumë kuptoj që është një show i montuar dhe i pistë politik.

Saimir Tahiri nuk ka nevoje për mbrojtje, sepse po tregon se di të mbrohet dhe ka me vete armën më të fortë: TË VËRTETËN.
Por si qytetar jam i neveritur nga drejtësia që po na serviret. Kjo nuk është drejtësi. Kjo është paradhoma e Saliut dhe të tjerëve që po përdorin Prokurorinë për të groposur të vërtetën dhe për të bërë goditje politike.

Po mirë mor zotërinj të Prokurorisë, kur paskeni prova të mjaftueshme për të kërkuar arrestimin e Saimir Tahirit pse nuk i paraqisni këto prova para një gjykate (pasi për një akuzë të tillë e keni të drejtën për ta çuar në fillim në gjykata ) dhe të merrni një urdhër-arresti dhe pasi të merrni këtë urdhër-arresti të kërkoni që Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit t’ju jap të drejtën për ta ekzekutuar? Apo se kështu nuk beni dot show? 

Zotërinj politikanë të Prokurorisë, duke kërkuar që Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit të shprehet para gjykatës, ju doni të vini përpara opinionit publik pozitën që nëse nuk voton pro akuzës tuaj absurde del në sy të opinionit sikur po bllokon drejtësinë.

Nëse votojnë pro akuzës tuaj: Do lejojnë të behet kurban i juaj atë që deri dje shkëlqente si ministri më i mirë. Ju e dini që s’keni prova për këtë sajesë tuajën politike, por kënaqeni qoftë edhe duke e arrestuar Saimir Tahirin për 72 orë, aq sa gjykata të marrë në shqyrtim çështjen dhe të shprehet për arrestim të paligjshëm. 

Qëllimi juaj është që ta denigroni publikisht. Kjo s’është drejtësia që duam. Kjo është drejtësia e padrejtësisë. Në Shqipërinë tonë kemi parë njerëz që janë vrarën në mes të bulevardit dhe ju s’keni bërë asgjë. 

Kemi parë me zë e me figurë, me shumë qetësi dhe me aspak dashuri, njerëz me bllok në dorë se si bëjnë pazare për të zhvatur shqiptarët dhe prapë ju s’keni kërkuar të arrestoni njeri!
Ndërsa sot zotërinj politikan të prokurorisë kërkoni të arrestoni dikë pse disa trafikantë ordinerë i kanë përmendur emrin për të bërë përshtypje të bashkëbiseduesi. Nëqoftëse krijohet ky standard që tjetrin ta fusim në burg vetëm se një kriminel kushdo i përmend emrin, atëherë më vjen keq por ju burrat e pushtetshëm të vendit tim, ju që sot keni dalë për gjueti shtrigash, jeni për burg të gjithë. 

Jam i sigurt që me emrat tuaj të gjithë kushërinjtë tuaj, nga i pari deri te i njëzeti, nuk lenë vend pa u mburrur. Por kjo nuk do të thotë që ju jeni bashkëpunëtor me ta, kur ata bëjnë një krim. Gjithsekush mban përgjegjësi për veprimet e tij dhe jo për veprimet e dikujt që mburret duke i zënë emrin në gojë.

Zotërinj politikanë të Prokurorisë është absurde që merreni sot me përgjime telefonash pse dy kriminelë kanë përmendur emrin e ish-ministrit pa provën më të vogël. 
Nëse krijojmë këtë standard me drejtësinë atëherë ju që sot jeni në atë komision të jeni të sigurt që nesër do të jeni në vendin e të akuzuarit. Gjithsesi show do vazhdoj. S’keni parë gjë akoma!

Paraardhëse

“Ilir Meta na kërkonte para për fushatë, kam SMS-të…”

Pasardhëse

Zbulohet skandali, si përgjoheshin mbledhjet në Ministrinë e Brendshme

Pasardhëse

Zbulohet skandali, si përgjoheshin mbledhjet në Ministrinë e Brendshme

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.