• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mega operacioni, kapen 10 tonë kanabis në Vlorë

19 October, 2017
në Aktualitet
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sekuestrohet një sasi rekord prej 10 ton kanabis në fshatin Babicë. Lënda narkotike e paketuar dhe gati për t’u trafikuar është zbuluar në një vilë dykatëshe në Babicë.

Sipas burimeve të Report Tv nga policia aksioni po zhvillohej për arrestimin e Florian Habilajt dhe personave të tjerë që janë në kërkim, pasi dyshohet se fshihen në këtë zonë, ndërsa është zbuluar droga.

Operacioni është zhvilluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Delta Forcë, Policia e Vlorës dhe anti-droga pas takimit të një nate më parë dhe informacioneve nga SHISH e dosja e përgjimeve nga Italia.

Nga operacioni janë shoqëruar dhe ndaluar disa persona mes tyre pronari i vilës ku u gjet droga, por nga policia e Vlorës nuk jepen detaje nëse është arrestuar ndonjëri nga 4 të kërkuarit nga Italia për trafikun e mbi 3.5 tonëve kanabis nga Shqipëria drejt vendit fqinj. Në kërkim nga drejtësia italiane janë; Florian Habilaj, Armand Sula, Sabaudin Cela dhe Nezar Seiti.

Policia ka rrethuar banesën që u gjet droga duke mos lejuar që të mos afrohen as gazetarët, ndërsa vijojnë kontrollet në të gjithë zonën në banesat e tjera, pasi dyshohet se ka sasi të tjera kanabisi.

Janë ngritur disa pika postblloku për arrestimin e personave që janë shpallur në kërkim, ndërsa pritet që të transportohet lënda narkotike që u bllokua mbrëmjen e sotme.

Operacionin në Vlorë e lajmëroi fillimisht në faqen e tij në Facebook ish-kryeministri Sali Berisha, i cili publikoi edhe videon me pamjet e sekuestrimit të drogës.

“Ne Babice kapen 10 ton droge te klanit Rama – Tahiri! Sb qytetari dixhital denoncon! “Mirëmbrëma doktorr Në Babicë e vogël sapo është kapur rreth 10 ton drogë Në shtëpinë Armand Koçerri mik i habilajve Vila e personit e ruajtur me kamera dhe sistem sigurie” shkruan Berisha.

Burime policore dyshojne se operacioni ende ne zhvillim e siper u dekonspirua para kohe nga prokurori ne vendngjarje Vladimir Mara, i cili mund te kete transferuar videon nga skena e krimit direkt te Berisha.

Paraardhëse

Roma spektakël në Londër, por Chelsea merr barazimin

Pasardhëse

Mot ‘i çmendur’ në Tetor, ja se çfarë do të sjellë java e ardhshme

Pasardhëse

Mot 'i çmendur' në Tetor, ja se çfarë do të sjellë java e ardhshme

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.