• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Kryemadhi: Meta, përgjegjës po aq sa Rama për drogën

18 October, 2017
në Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një nga aktorët e tryezës së përbashkët të organizuar këtë të mërkurë nga opozita, ishte edhe Monika Kryemadhi, e cila në Top Story-n me Sokol Ballën. Por, përse LSI nuk doli për katër vitet nga koalicioni me Partinë Socialiste?

“Unë personalisht kam qenë kundër vazhdimit të bashkëqeverisjes, që në momentin që u bë deklarata e Manjanit sa i përket kanabizimit përmes ushtrisë. Qëndrimi që ka mbajtur LSI në atë kohë, ka qenë për faktin që ishte reforma në drejtësi në fokus të politikës shqiptare dhe çdo lëvizje do të quhej si mungesë dëshire për reformën në drejtësi”, deklaroi kryetarja e LSI-së.

Sipas Kryemadhit dosja “Habilaj” është një pikë uji në oqenanin.

“Në oqeanin e zullumit ku ëshë futur shteti shqiptardhe nisi të dalë, të shprehen edhe ndërkombëtarët dhe po ndodh që po kthehet nga një rrezik kombëtar, në një rrezik rajonal”, vijoi ajo.

Kryetarja e LSI-së thotë se më shumë sesa emrat, problem është fenomeni.

Monika Kryemadhi e ndan në mënyrë të barabartë përgjegjësinë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës sa i takon trafikut të lëndëve narkotike. Duke folur në Top Story, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim thotë se heshtja e Ilir Metës gjatë bashkëqeverisjes me Edi Ramën e bën atë po aq përgjegjës sa Kryeministri.

“Ilir Meta ka përgjegjësinë e tij dhe në momentin që sheh që gjërat nuk janë ashtu siç duhet…ai që në momentin që ka vënë re çështjen e drogës duhej të kishte reaguar. Ai është po aq fajtor sa Edi Rama, sepse ka mbyllur sytë, ka mbyllur edhe gojën”, u shpreh ajo.

Heshtjen e Metës, Monika Kryemadhi e lidhi me nevojën që politika të kalonte reformën në drejtësi. “Ai tërhiqte gjithmonë vëmendjen tek reforma në drejtësi”, u shpreh kryetarja e LSI-së.

“Edi Rama gaboi. Tha sot se Saimir Tahiri është një dru i shtrembër në stivën e druve. Nuk është e vërtetë. Saimir Tahiri ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i tij. Edi Rama nuk duhet të flakte Saimir Tahirin sepse e ka mbrojtur si ministrin më të suksesshëm”, vijoi Kryemadhi.

Sipas kryetares së LSI-së të gjitha këto minojnë procesin e vettingut. “Çfarë besimi kam unë tek Edi Rama për vettingun sot?”, thotë ajo.

Në Top Story, Monika Kryemadhi deklaroi se përfaqësuesit ndërkombëtarë në Shqipëri kanë patur dijeni për kultivimin e kanabisit.

“Sigurisht që kishin. Në momentin që u prekën vendet e tyre, nisën të flasin. Ndërkombëtarët e kanë ditur që ne prodhojmë kanabis. I kanë përgjimet që në 2013. Në momentin që u rrezikojmë sigurinë kombëtare të sigurisë së tyre, ata nuk falin”, deklaroi ajo.

Sa i takon tryeza e organizuar ditën e mërkurë nga partitë opozitare, Kryemadhi thotë se është takimi i parë dhe se ka nevojë për takime të tjera për të rakorduar qëndrimet.

Megjithatë, duke folur në Top Story, Kryemadhi përjashtoi, të paktën për momentin protestat e opozitës si një mjet për të kërkuar largimin e Edi Ramës.

“Në radhë të parë ne kemi foltoren e Parlamentit. Numrat nuk i kemi, por mos harroni që opozita nuk është çështje numrash, është çështje morali. Ky është front kundër krimit, sepse ne kemi qëndrime të ndryshme politike, por sot emergjente është çështja e krimit. Do të rakordohemi me partnerët ndërkombëtarë, sepse ata kanë nevojë për partnerë seriozë dhe të qartë në politikë”, deklaroi ajo.

Sipas Kryemadhit, të gjitha partitë opozitare, pavarësisht ndasive sa u takon programit dhe qëndrimeve për çështje të ndryshme, bien dakord se “situata në Shqipëri është shumë e rëndë”.

“Ky ishte takimi i parë për të krijuar axhendë dhe do të bëhet një matricë e aktiviteteve dhe takimeve. Qëllimi është të krijohet një strategji”, thotë Kryemadhi, duke shtuar se “moralisht Kryeministri ka rënë”.

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e enjte 19 tetor 2017

Pasardhëse

Rama ironizon tryezën e opozitës: Asgjë e re nga fronti i vjetër

Pasardhëse

Rama ironizon tryezën e opozitës: Asgjë e re nga fronti i vjetër

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.