• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Gazetari italian: Ja çfarë u thoshte Habilaj grosistëve për policinë

18 October, 2017
në Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetari i “MeridioNews”, Dario de Luca ka nxjerrë detaje të tjera në lidhje me hetimin e autoriteteve italiane për bandën e trafikut të drogës të drejtuar nga Moisi Habilaj. Duke folur për emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, gazetari italian tregon sesi mundën të sigurojnë materialet për arrestimin e bandës se trafikut të drogës, si dhe përgjimet.

“MeridioNews” është portali italian ku u publikua përgjimi i parë i bisedave të Moisi Habilajt me Sabaudin Çelajn

Dario de Luca thotë se hetimi i Habilajve ka nisur që në vitin 2013, ndërsa shton se përgjatë këtyre viteve janë sekuestruar sasi të konsiderueshme droge që vinte nga Shqipëria.

Duke iu referuar bisedave të përgjuara, gazetari italian thotë se Habilaj ka përmendur edhe faktin se policia shqiptare është e implikuar në trafikun e drogës. Ai shton se trafikantët shqiptarë nuk takoheshin me krerë të organizatave kriminale në Itali, por takoheshin vetëm më grosistët, pra me ndërmjetësit.

“Hetimi zgjat prej vitesh. Pasi janë sekuestruar sasi të konsiderueshme droge në Katania, janë bërë edhe arrestimet ditën e djeshme. Duke parë dosjen, vihet re se nuk patur asnjë lloj bashkëpunimi mes autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare.

Duke lexuar dosjen hetimore, dhe duke njohur prapaskenat e viteve të mëparshme në Shqipëri, ishim mjaft të bindur se artikulli ynë nuk do të kalonte nën hundën e medias shqiptare.

Katania dhe Sicilia furnizohen me kanabis nga Shqipëria. Në vite ka patur shumë sekuestrime dhe arrestime nga forcat e rendit. Ky është një hetim që ka nisur ne 2013, dhe ka patur 21 sekuestrime. Forcat e rendit kanë sekuestruar sasi të mëdha drogë, me vlera tepër të mëdha.

Për këtë arrestim janë arrestuar shumë pak persona krahasuar me numrin e të hetuarve. Duhet të them se hetimet po vazhdojnë. Po presim të mbyllen hetimet, për të parë hetimet më tej. Aktualisht janë edhe 8 persona në kërkim për këtë çështje. Këta janë persona që janë vazhdimisht në lëvizje. Gjatë hetimeve, asnjëri nuk ka qëndruar në të njëjtin pozicion me shumë se një apo dy ditë. Edhe kushëriri i ish-ministrit lëvizte vazhdimisht. Ai lëvizte Shqipëri-Greqi-Itali në mënyrë të vazhduar.

Shqiptarët me klanet italiane bëjeni vetëm marrëveshje biznesi, për trafikun e drogës dhe armëve. Katanja e merrte furnizimin nga Moisi Habilaj është bërë bashkëpunëtor i policisë italiane. Në përgjim, Moisiu e përmend shpesh këtë person, duke e thirrur me nofkën “Syri”. Trafikantët shqiptarë të drogës nuk kanë takime të drejtpërdrejta me klanet, pro vetëm me grosistët, pra ndërmjetësit.

Paraardhëse

Floriana Garo konfirmon lajmin: Jam shtatzënë!

Pasardhëse

Kur Azem Hajdari akuzonte PD-në për implikim me Sigurimin e Shtetit

Pasardhëse

Kur Azem Hajdari akuzonte PD-në për implikim me Sigurimin e Shtetit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.