• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Avokati nga Tirana kapet me drogë dhe lirohet nga gjykata

16 October, 2017
në Aktualitet
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një avokat, anëtar i Dhomës së Avokatisë së Tiranës, është dënuar nga Gjykata me 3 vjet e 4 muaj shërbim prove, pasi u shpall fajtor për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Bëhet fjalë për avokatin H.K., i cili u arrestua nga Policia më datë 22 janar të këtij viti. Vetë avokati ka pranuar akuzën, duke kërkuar gjykim të shkurtuar dhe ka shfaqur pendesë për veprën penale. Ai, gjithashtu, ka thënë se drogën e sekuestruar e kishte për përdorim vetjak dhe se nuk ishte shpërndarës. Duke marrë në konsideratë të gjitha këto, Gjykata vendosi ta dënojë vetëm me shërbim prove, me kusht që të mos kryejë asnjë vepër penale gjatë 3 vjetëve.

NGJARJA

Gjithçka ka ndodhur më datë 22 janar të këtij viti. Avokati H.K. ishte duke lëvizur në zonën e quajtur “Lura” në Laknas të Tiranës. Një patrullë policie vuri re diçka të dyshimtë dhe iu vu pas avokatit. Ky i fundit, pasi pikasi Policinë, tentoi që ta hedhë lëndën narkotike, mirëpo pa sukses. Pasi u arrestua në flagrancë, Policia peshoi pakon me kanabis, e cila rezultoi me një peshë prej 7.5 gramësh. Pas kësaj, ka nisur menjëherë procedimi penal ndaj avokatit, i cili doli edhe para Gjykatës. Duke qenë se avokati H.K. ka thënë në organet e hetimit se lëndën narkotike e kishte për përdorim vetjak, është kryer edhe një ekspertim toksikologjiko-ligjor për të provuar pretendimin. Nga mostrat e urinës së të dënuarit, janë zbuluar produkte të metabolizmit të kanabinoideve, çka provon pretendimin e avokatit, se lënda narkotike ishte për përdorim vetjak dhe jo për shpërndarje.

ARGUMENTIMI I GJYKATËS

“Konkretisht, për sa i përket objektit të veprës penale, veprimet e kundërligjshme, të kryera nga i pandehuri, kanë cenuar marrëdhëniet juridike të vendosura me Ligjin Nr.7975, datë 26/07/ 1995 “Për barnat narkotike dhe psikotrope”, për të siguruar rendin dhe sigurinë publike, veçanërisht jetën dhe shëndetin e personit, regjimin juridik për shitjen, dhënien, marrjen dhe mbajtjen e substancave narkotike dhe psikotrope, të mbrojtura me legjislacionin tonë penal nga veprimet apo mosveprimet kriminale. Nga ana objektive, kjo vepër penale është konsumuar nga i pandehuri, e veprimet e kundërligjshme janë manifestuar në formën e mbajtjes së lëndëve narkotike.

Paraardhëse

Si ta kuptoni se dikush ua ka prekur telefonin?

Pasardhëse

‘Policët’ ngacmojnë Tahirin: O shef pse të hoqi Rama? (VIDEO)

Pasardhëse

'Policët’ ngacmojnë Tahirin: O shef pse të hoqi Rama? (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.