• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Histori tronditëse, djali del pas 2 vitesh nga shtëpia sepse…

15 October, 2017
në Rozë
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Liria ka ftuar të birin, Gentin në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, për t’i kërkuar të vazhdojë jetën, pavarësisht rrethanave.

Ajo rrëfen se 2 vite më parë, në një lokal të një fshati të Pogradecit, ndodhi një shpërthim nga bombola e gazit. Aty ndodhej i biri 18 vjeçar, i cili u gjet nga vëllezërit e tij, i mbuluar nga flakët. 

Ky incident bëri që Genti  të mos kryente dot më asnjë nevojë të tijën personale. Ai hoqi dorë edhe nga shkolla sepse i vinte turp nga djegiet që i mbulonin trupin.   

“Thotë: ‘Mami, shiko si jam nga fytyra, por edhe duart nuk më bëjnë për të punuar.  Si do jetoj unë kështu?’ E vret në vetvete… Heq shpresën, ndërsa unë i jap kurajo”.

Përsa i përket ftesës që i ka bërë në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, Liria shprehet:”Djalin e kam thirrur që t’i them që të falenderojë Zotin që e la në këtë jetë edhe të dalë sepse ka turp”.

Ajo mendon se Genti nuk ka pranuar, por ai vjen në studion e “E Diela Shqiptare” dhe mendon se personi që e ka ftuar është kushërira ose vëllai. Por kur shikon të ëmën
emocionohet dhe mbetet pa fjalë.

Liria – Sa hapa do të bësh, mami do të ndjekë nga mbrapa.  Ti të ma heqësh atë stresin që ke e të dalësh me shokët, të vesh tek të afërmit e tu dhe të vazhdosh jetën tënde.

I pyetur nga Arditi rreth gjendjes së tij tani, 2 vite pas incidentit, Genti shprehet se
edhe pse është munduar, nuk ka mundur  ende të mësohet me këtë mënyrë
jetese.

Genti – Nuk dal sepse më duket vetja sikur jam mbyllur brenda një trupi tjetër. Shoh fotot e mëparshme dhe … më duket sikur ka vdekur ai Genti i parë.  Nuk bëj dot asnjë gjë edhe po të dal. Duart nuk i mbyll dot …

Arditi – Ti vërtetë ke vështirësi fizike, megjithatë mendjen e ke në rregull, flet, qesh, nuk ke vështirësi të dalësh, të ecësh apo jo?  Çfarë të pengon?

Genti – Më vjen zor … Më vjen turp …

Arditi – “Kush të do, të do. Nuk e bën pamja fizike njeriun, më beso. Ne kemi pak minuta bashkë, mua nuk më bën më përshtypje, u mësova me ty dhe nëse ti do kesh një shpirt të bukur, ashtu siç jam i bindur që e ke, ti je njeriu më i bukur i botës! Ka shumë njerëz që janë shumë të bukur, por nuk mund të qëndrosh as edhe një minutë me ta, për çfarë kanë në shpirtin e tyre. Jeta është e bukur, do kesh kohë ta
jetosh dhe ta shijosh. Nëse nuk do ta bësh për vete, bëje për mamanë, që po
vuan shumë”.

Arditi shprehet se të gjithë bashkë mund ta ndihmojmë Gentin për operacion plastik dhe
kështu merr dhe premtimin e tij që do të dalë nga shtëpia. Gjithashtu i ofron
edhe 2 bileta për të ndjekur “Këngën Magjike” në Pallatin e Kongreseve.

Liria përqafohet me të birin, të dy me lot në sy, duke na treguar se bukuria nuk është asgjë para një shpirti të bukur.

 

Paraardhëse

Ligji për pakicat, Athina: Përjetëson arbitraritetin e Enver Hoxhës

Pasardhëse

Katër sëmundjet e tmerrshme, që shkaktohen nga seksi oral

Pasardhëse

Katër sëmundjet e tmerrshme, që shkaktohen nga seksi oral

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.