• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Panik nga fruthi në Kosovë, raportohen 36 raste të reja

13 October, 2017
në Kosovë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Numri i të prekurve nga epidemia e fruthit në Kosovë po shënon rritje. Janë hiç më pak se 36 raste me këtë sëmundje ngjitëse që po trajtohen në Klinikën Infektive në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK)

Rastet më të shpeshta që po paraqiten në këtë klinikë janë fëmijët e komuniteteve rom, shkali dhe egjiptian, derisa ka edhe nga shumica shqiptare të raportuar si të prekur nga kjo epidemi.

Edhe pse rastet e para zyrtarisht mësohet se janë paraqitur në muajin qershor, intervenimi i institucioneve sidomos për të pajisur me medikamente Klinikën Infektive ka ndodhur tek të enjten. Klinika Infektive është furnizuar vetëm në këtë ditë me barna nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.   

Hamdi Ramadani, drejtor i kësaj Klinike, ka bërë të ditur se momentalisht në këtë klinikë janë duke u mjekuar 36 raste me fruth.

Prej tyre ai ka thënë se katër raste janë në gjendje më të komplikuar. Përderisa rastet të tjera, sipas tij, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore pas trajtimit janë liruar për në shtëpi. Ramadani ka thënë se pacientët janë të moshave të ndryshme, duke filluar nga foshnjat e deri tek mosha 40-vjeçare, shkruan Zëri.

Ushtruesi i drejtorit të përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive po tregohet angazhim i lartë për të ofruar ndihmesën shëndetësore për rastet e paraqitura.

Ai ka premtuar se do të angazhohet bashkë me Bordin Drejtues dhe Ministrinë e Shëndetësisë që të përmirësohet gjendja qoftë për sa i përket furnizimit me barna dhe me materiale shpenzuese, por edhe me infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme. Ndërkaq gjatë ditës zyra e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së ka njoftuar se Klinika Infektive furnizohet me barna nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Paraardhëse

5 shtetet me inteligjencën më të lartë në botë

Pasardhëse

Zjarret shkrumbojnë Kaliforninë, evakuohet një qytet i tërë

Pasardhëse

Zjarret shkrumbojnë Kaliforninë, evakuohet një qytet i tërë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.