• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Ruçi përjashton Bashën nga Kuvendi

5 October, 2017
në Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Lulzim Basha është përjashtuar nga punimet e seancës së Kuvendit, pas dy vëretjeve dhe paralajmërimeve të kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. 

Debatet në Kuvend
Kuvendi ka shtyrë mes debateve për seancën e ardhshme ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore. Seanca nisi me debate dhe shkak është bërë pikërisht projektvendimi për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore. PD kërkoi të bëhej debat fillimisht dhe më pas të shkohej në votim për miratimin e komisionit. Ndërsa nga ana tjetër, LSI insistoi për shtyrjen e seancës pasi nuk ishte njohur me projektvendimit, qëndrim i cili mori dakordësinë e socialistëve. 
 
“Grupi parlamentar i LSI kërkon shtyrjen e seancës, nuk jemi njohur me projektvendimin”, u shpreh Petrit Vasili, kryetar i grupit parlamentar të LSI.
 
“Brenda ditës së sotme të përgatitemi për të diskutuar dhe brenda orës 16:00 të rifillojë seanca”, tha Edmond Spaho.
 
“Kjo çështje s’duhet të ketë debat sepse ka kaluar me konsensus. Prandaj ta shtyjmë këtë pikë të rendit të ditës dhe kjo çështje të kalojë seancën tjetër“, tha nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Ky propozim i socialistëve solli reagimin e demokratëve të cilët insistuan edhe përmes Lulzim Bashës thirrjenm e Kuvendit sot në orën 16:00. “Ky biçim parlament po degradon, sot ne rend dite kemi cështjen e zgjedhjeve, opozita ka depozituar kërkesën për debat me emrat e folësve ju vini të papërgatitur për debat se nuk e doni debatin, për t’i mbyllur gojën opozitës me kartona, mblidh konferencën e kryetarëve tani, opozita e ka bërë kërkesën pro rregullores, ky parlament s’është pronë e mazhorancës, as e jotja, prandaj ndërpre tani seancën, konstato kush ka përgjegjësinë për këtë problem.

Keni lepurin në bark, jeni në hall me “rrugën e Elbasanit”, mblidh Konferencen e Kryetareve ose bëhu përgjegjës për bllokimin total të punimeve të këtij parlamenti, vendos për një afat të arsyeshëm debati, s’mund të shtyhet me një javë, ne kemi kërkuar orën 4, por kjo seancë s’mund të procedojë në shkeljen e rregullave”, tha Basha.

Pas deklaratës së Bashës, kryeparlamentari Gramoz Ruçi tha se vendimin e merr Kuvendi. “Ne duam diskutime. Tjetër gjë do ishte të moslejonim diskutimet. Kjo çsshtje është kompetencë e seancës dhe kjo çështje e mbyllur”, tha Ruçi. 

Gramoz Ruçi i tërhoqi vërejtje kryetarit të PD, Lulzim Basha i cili nuk lëshoi foltoren pasi u shpreh kundër shtyrjes së seancës për javën e ardhshme lidhur me ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore.
 
Basha akuzoi Ruçin se do mbajë përgjegjësi për shkeljen e rregullores së Kuvendit, por Ruçi i i tërhoqi vërejtje,. ndërsa ndërpreu seancën për 5 minuta.   

“S’dua ta nis seancën e Kuvendit me ndëshkimin tuaj si deputet. Uluni z.Basha, ke prej dy minutash që ke pushtuar foltoren. Tërheq vërejtje sipas rregullores, 5 minuta pushim”

Paraardhëse

Përkeqësim i gjendjes shëndetësore, operohet ish-Presidenti Sejdiu

Pasardhëse

I vunë tritol për herë të dytë, pronarja e dyqanit habit hetuesit

Pasardhëse

I vunë tritol për herë të dytë, pronarja e dyqanit habit hetuesit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.