• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Dosje

Pas mitingut të 22 qershorit 1997, 14 viktima nga fisi “Haklaj”, asnjë nga fisi “Berisha”

21 September, 2017
në Dosje
0
144
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kemi dëgjuar prej 4 vitesh, që Sali Berisha vishet me antiplumb. Shkak nuk është frika nga fëmijët e kopshteve dhe punonjësit e administratës, por sipas burimeve nga brenda eskortës së tij, frika e Berishës ka lidhje me historinë e tij të përgjakur me familjen “Haklaj”. Ka qenë Sali Berisha, personi i cili, thjeshtë dhe vetëm për egoizëm e cinizëm katundaresk, për të mos parë si “komandant” përveç vetes, askënd nga fiset apo njerëzit e Tropojës, ka sulmuar fisin “Haklaj”, i cili në vitet 1990-1999, u shfaq si fis dominues në Tropojë.

Për aq vite, sa Haklajt ishin gjallë dhe sundonin në Tropojë, për aq vite ka zgjatur dhe dueli mes tyre e Sali Berishës. Asnjë palë nuk ka hapur rrugë. Ndërsa Berisha kishte fuqinë e pushtetit dhe përdoret SHIK, polici, prokurori, gjykata e burgje, Haklajt kishin vetëm burrërinë dhe nevojën për të jetuar të qetë. Ndërsa Berisha, duke përdorur intrigat, i fuste në hasmëri e kurthe me pushtetin dhe spiunët e tij të paguar e instruktuar për përçarje, Haklajt vriteshin një e nga një në atentate.

Kaq ka mjaftuar, që Berisha t’i skedonte si armiq Haklajt, ndërsa Haklajt të shpallnin armiqësinë e përjetshme me Sali Berishën. Prej 22 vitesh, Sali Berisha nuk e ka hequr dhe nuk e heq dot mendjen nga Haklajt, duke përjetuar ankthin e hakmarrjes së tyre mbi veten dhe fëmijët. Ata i bëhen si hije dhe në gjumë. Tashmë, Sali Berisha është shtuar shumë në numër, si familje. Por edhe Haklajt paçka se të shuar krejt deri në vitin 2000, të mbeturit gjallë tashmë janë rritur e janë shtuar.

Berisha e përjeton këtë realitet të frikshëm psikologjik, ndaj dhe vishet me anti plumb, ndaj dhe shoqëron familjen me forca të shumta speciale edhe kur shkon në plazh. Ai është futur “në gjak” me Haklajt dhe sipas zakonit, Berisha e di se çfarë ndodh, qoftë edhe pas 100 vitesh, siç njeh shumë raste hakmarrjeje shqiptare kanunore.

Pikënisja e armiqësisë së “Haklajve”, me PD dhe Sali Berishën

Deri ne fillimin e viteve ’90 familja Haklaj ishte një nga mijëra familjet e thjeshta të Tropojës, që jetonte “në punë të vet” dhe me “hallet e veta”. Ishte një familje e madhe, prej një fisi të madh e të nderuar në krejt Tropojën e më gjerë. I pari i familjes Haklaj, i mirënjohuri Isuf Groshi, ishte një nga burrat më të nderuar në Malësinë e Gjakovës, aq sa edhe sot kujtohen urtësitë dhe mençuritë e tij, në kuvendet e burrave dhe në kullat e kësaj malësie. I biri, është Muharrem Haklaj, babai i 14 djemve e nipave të vrarë. Pak muaj pas ardhjes në pushtet të PD dhe Sali Berishës në vitin 1992, Hamdi Haklaj dhe i vellai i tij, Halil Haklaj, arrestohen me urdhër të SHIK të Sali Berishës, me porosi të Sali Berishës, me akuzën e vrasjes me mjete të forta, të një ekonomisti në “Bajram Curri”. Dy djemtë e mëdhenj të Muharrem Haklajt, qëndruan 6 muaj në burg dhe u liruan për mungesë provash. Pas daljes nga burgu, të irrituar prej kësaj padrejtësie, ata aktivizuan krejt familjen dhe fisin “Haklaj” kundër politikës së Berishës dhe personalisht kundër Sali Berishës, duke marrë frenat e opozitës politike në këtë rreth e zonë. Këtë qëndrim, Sali Berisha nuk e priti aspak mirë dhe nisi sulmin ndaj tyre, me largime nga puna, kërcënime, arrestime, burgosje e përgojime deri morale. Nga ana e tyre, Haklajt, që faktikisht ishin familje dhe fis i fortë, iu kundërvunë ashpër Sali Berishës e PD-së. Armiqësimi i tyre me Partinë Demokratike dhe Sali Berishën, faktikisht kishte arritur kulmin, kur Sali Berisha në atë kohë President Republike, kishte akuzuar dy vëllezërit Hamdi Haklaj e Halil Haklaj, për vrasjen e dy të rinjve në Malin e Shkëlzenit dhe kërkonte me çdo kusht arrestimin e tyre. Trazirat e vitit 1997 ishin një rast i mirë për Haklajt, për t`u pozicionuar kundër Sali Berishës. Eskorta e Sali Berishës u vu në shënjestër gjatë rrugës për në Bajram Curri, më 22 qershor të vitit 1997. Pasi zbritën nga trageti deri në Bajram Curri, Sali Berisha dhe Azem Hajdari u ndeshën në dy kthesa, me grupe të armatosura që hapnin zjarr në ajër dhe bënin thirrje që eskorta të kthehej pas. Policia hezitoi të lejonte vazhdimin e udhëtimit, por Sali Berisha urdhëroi hapjen e rrugës. Në pritë, sipas dëshmitarëve, ishte Feriz Kërnaja dhe Fatmir Haklaj.

Mitingu i 22 qershorit 1997, që futi “në gjak” Haklajt” me Sali Berishën

Sali Berisha, më 22 qershor 1997 ishte në Tropojë në një miting elektoral, ku Haklajt i prishën mitingun dhe iu vërsulën me sharje Sali Berishës, duke e quajtur të “pabesë e intrigantë, armik të shqiptarëve dhe përçarës e vrasës të tropojanëve”. Madje, i kanë sulmuar me armë edhe foninë e mitingut, duke mos e lejuar të zhvillonte aktivitet politik të qetë. Ka qenë Shkëlqim Haklaj, ai që ka denigruar Berishën në Tropojë. Pas kësaj, Sali Berisha nëpërmjet mikrofonit të mitingut, urdhëroi gardën dhe policinë ta arrestonin, por ata nuk vepruan. Pas skandalit, Sali Berisha, mbajti një fjalim publik inatçor, me thirrje kërcënuese e hakmarrëse kundër Haklajve, të cilin po e publikojmë të plotë: “Ju falënderoj dhe ju jap fjalën se më datën 29(qershor 1997) e mbrapa, bandat dhe banditët, kriminelët dhe fundërrinat do të marrin vendin që u përket. Ju jap fjalën se ju do të gëzoni rendin, do të gëzoni qetësinë, do të gëzoni dinjitetin që meritoni. S’do të mund t’ju nëpërkëmb kurrë kush, ju malësorëve trima. Do të shfarosim komunizmin, do të ç’rrënjosim komunizmin, farën e serbit, farën e përçarjes, farën e ndasive kombëtare. Do t’i them dy fjalë atij deputetit socialist. Në qoftë se mendon se do të marrë vota me kriminelë, jap fjalën para jush, se s’do ta gëzojë asnjë ditë, asnjë ditë, asnjë ditë! Ta dijë mirë fjalën time, unë mbaj mirë fjalën. Atyre, atyre që ju vranë juve nën breshëri, që ju vranë fëmijët tuaj nën breshëri me porosi të serbit dhe të Fatos Nanos, do tua tregojmë atë që meritojnë. Ju të jeni të sigurt se ne do fitojmë, se ne do rivendosim Shqipërinë atje ku është. Le të qëllojnë sot, edhe tetë ditë kanë afat, edhe tetë ditë. Pas tetë ditësh kanë fundin e turpit, fundin e historisë, fundërrina siç janë…. “Merrni masa për atë që u thashë. E dua me vete atë unë, e dua me vete atë unë. Ai do vijë direkt me ne …”(Urdhëron Berisha truprojat dhe oficerët e Gardës për Shkëlqim Haklajn, që nuk ndalon së fyeri presidentin) Vëllezër e motra… “Merr Saliun, me të gjithë tani. Unë e dua, e dua të gjallë atë unë.”(Urdhëron serish Berisha truprojat dhe oficerët e Gardës). Vëllezër dhe motra, 29 qershori do të ndajë Shqipërinë nga rebelimi, do të ndajë Shqipërinë nga e shkuara, do të rivendosë demokracinë, do të vendos dinjitetin, do të vendosë integritetin, do të vendosë unitetin kombëtar. Tropojas, Fatos Nano dhe Din Selimi ju vinë juve me horra, por ne do t’iu tregojmë vendin të gjithëve. Ju jap fjalën e nderit, do marrin vendin që meritojnë. Ata që mendojnë të marrin vota me serbin, do marrin atë që u ka dhënë gjithmonë Tropoja. Ata që duan të marrin vota me serbin, do ta paguajnë shumë shtrenjtë votën e serbit. Ju bëj thirrje vëllazërore socialistëve të Tropojës, të ndahen, të largohen nga bandat e serbit në Tropojë. Të largohen prej tyre, të bashkohemi bashkë për demokracinë, për dinjitetin, për Shqipërinë. Rroftë populli i Tropojës, rroftë Shqipëria! Vëllezër, unë kam ardhur sot te ju, të paraqes kandidat për deputet, njërin nga bijtë më të shquar të Malësisë së Gjakovës, tribunin e lëvizjes studentore për liri, zotin Azem Hajdari. Vëllezër, unë kam besim të madh te ju, asnjë votë serbit, asnjë votë serbit, votat demokracisë, votat Shqipërisë. “Nisi njerëzit ë. Nisi njerëzit që tani, se ajo është kategorike. Nuk dal nga Tropoja pa e marrë me vete atë unë” (Urdhëron serish eskortën e tij Berisha. Gjatë kësaj kohe Shkëlqim Haklajt i janë bashkuar dhe 4-5 persona të tjerë që shajnë presidentin). Vëllezër dhe motra, unë kam ardh sot te ju për të paraqit Xhevdet Mehmetin, një nga demokratët e parë të Partisë Demokratike në Tropojë. Unë jap fjalën se, unë jap fjalën se të dy deputetët tuaj do të punojnë pa u lodhur për të realizue të gjithë projektet që u ndërprenë nga rebelimi në Tropojë. Para së gjithash për të zhdukur bandat e ndyra, hajdutë e banditë, terroristë të shitur te serbi. Dhe pastaj do të sjellim te ju energjinë elektrike, shkollat dhe të gjitha. Rendin e çfarë ju nevojitet ju. Edhe njëherë, edhe njëherë ju falënderoj nga zemra për këtë pritje madhështore. Ju siguroj se jam krenuar krenarë çdo herë me ju, se keni qenë dhe mbeteni krenaria ime. Dhe se përveç detyrimit ndaj jush nuk ndjej asgjë tjetër. Ju falënderoj për pritjen. Rroftë Tropoja! Rroftë Shqipëria! Rroftë uniteti kombëtar! Rroftë demokracia! Pas këtij mitingu ish-presidenti Berisha, tani kryeministër i Shqipërisë, nuk ka shkuar më në Tropojë”.

Letra e Fatmir Haklajt, drejtuar Sali Berishës

Duke e ndjerë lakun që i ishte ngushtuar së tepërmi Fatmir Haklaj boton në një të përditshme një letër të hapur për akuzat e bëra ndaj tij nga opozita dhe lideri i saj Berisha. Haklaj fajësoi Berishën se ishte urdhëruesi i atentateve ndaj tij dhe vëllezërve të vrarë. Ai e akuzoi ish-presidentin se ishte përgjegjës dhe për vrasjen e Azem Hajdarit. Prova ku Fatmir Haklaj mbështeste akuzat e tij ishte një kasetë e regjistruar gjatë mitingut të PD-së më 22 qershor 1997 në Bajram Curri. Një ditë para këtij mitingu mbeti i vrarë ndihmësgjyqtari Sokol Haklaj, djali i xhaxhait të Fatmirit. Përpara se të niste mitingu në sheshin “Kosova” të Bajram Currit, ku pritej prezantimi i dy kandidatëve të PD-së për Tropojën, liderit të dhjetorit Azem Hajdari dhe Xhevdet Mehmetit, ndodhi një incident që e acaroi së tepërmi situatën. Vëllai i vogël Haklajve, Ylli, qëlloi me kallashnikov impiantin e fonisë nga ku do të fliste presidenti Berisha, duke e nxjerrë atë krejtësisht jashtë përdorimit. Presidenti Berisha hyri në Bajram Curri me masa të rrepta sigurie, i shoqëruar nga dhjetëra trupa të Gardës dhe mbështetës të PD-së. /Lajme.al

Paraardhëse

Referendumi i Katalunjës, Kryeministri spanjoll: I jepni fund përshkallëzimit

Pasardhëse

Vdekjet e çuditshme të drejtuesve të PD në 23 vite, Berisha i niste për kurim në Itali

Pasardhëse
Tirane.15.04.91.- Nga e djathta ne te majte deputetet e PD Hazem Hajdari, Gramoz Pashko duke diskutuar, Neritan Ceka,Arben Imami dhe Sali Berisha ne parlament.ATSH.Foto:P.Omeri

Vdekjet e çuditshme të drejtuesve të PD në 23 vite, Berisha i niste për kurim në Itali

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.