• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Rrëfehet shqiptari më i pasur, Samir Mane: Ja lidhjet e mia me politikën

19 September, 2017
në Ekonomi
0
18
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Samir Mane, njeriu më i pasur në Shqipëri, ka qenë i ftuar dje në emisionin “Opinion”.

Gjatë intervistës, ai ngurroi të flasë për fitimet e vitit 2016, pasi sipas tij, kushdo mund të futet në faqen e internetit të QKB-së për të parë fitimet e kompanive të tij.

Ende pa mbaruar fjalinë biznesmeni, Ornela Liperi e revistës Monitor, nisi të lexojë shifrat e parave të fituara nga Samir Mane për vitin e kaluar.

“Nga ndërtimet, rreth 10 milion euro, nga Mane TCI 8 milion euro, nga Albcrom 7 milion euro, NEPTUN 2.7 milion euro e të tjera kompani me më pak para” tha gazetarja.

Fevziu ka qenë kurioz, nëse politika e ka ndihmuar. Përgjigjja e parë ishte mohuese.

“Politika nuk më ndihmon fare. Unë shes televizorë. Nuk më duhet politika për të shitur lavatriçe tek Neptun dhe lodra tek Xhambo.

Ndodh që në vendet ish komuniste, fitimi quhet i pamoralshëm dhe do duhet shumë kohë që ky mentalitet të ndryshojë.

Njerëzit duhet ta dinë që ne jemi njerëz normalë, që kemi riskuar investimin tonë dhe kemi fituar” u shpreh Mane.

“Po tek ndërtimi a hyn politika?”, ishte pyetja e kryeredaktores së Monitor, Ornela Liperi.

Përgjigja kësaj radhe ishte më e drejtpërdrejtë nga njeriu më i pasur në Shqipëri.

“Nëse në gjithë botën hyn, hyn edhe në Shqipëri.

Në gjithe globin thonë, ca godina të behen 5 katëshe, ca 15 katëshe. Diskutimet janë kudo” u shpreh Mane, duke sqaruar se mbështetja politike nuk është gjithçka.

“Njerëzit pasurohen për shkak të riksut që merr në investim dhe për shkak të meritave.

Në 200 vjet tregti njerëzit më shumë kanë humbur se kanë fituar.

Kur bëra QTU për herë të parë, 99% e njerëzve nuk besonin se nuk do funksiononte.

As prindërit e mi nuk donin. Pse do blejne domate të QTU kur i kanë te lagjia?

Por unë aty hodha thuajse gjithe pasurinë time, tek QTU, dhe fitova” tregoi Samir Mane.

Samir Mane nuk ndjehet një oligark.

Termi që përdoret gjithmonë e më shpesh në jetën publike nuk ka vend në Shqipëri, sipas tij.

“Nuk mendoj se ka oligarkë në Ballkan dhe në Europë. Ka në Rusi dhe në Korenë e Veriut. Oligark unë do të isha nëse shteti do të bënte një ligj, që vetëm unë të shes televizor, ose të shitet vetëm revista Monitor”, tha  Mane

Paraardhëse

Ish-truproja i Hajdarit: Olldashin e masakruan me leva pas aksidentit

Pasardhëse

“Dashnori i mamit zhvishej para meje” , vajza nga Shkodra rrëfen tmerrin

Pasardhëse

“Dashnori i mamit zhvishej para meje” , vajza nga Shkodra rrëfen tmerrin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.