• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

SHËNIM / Ç’punë ka Edi me dekoratat?

19 September, 2017
në Opinion
0
39
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një nismë për heqjen e dekoratave, titujve dhe medaljeve për anëtarët Byrosë Politike, bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit dhe disa funksionarë që kanë shërbyer në sistemin komunist.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, duke qenë se regjimi i kaluar ka qenë zhgënjyes për një kategori të caktuar shqiptarësh përfshirë këtu edhe Ramën personalisht, por jo familjen e tij. Sikundër jo familjen e Berishës dhe të thuajse 99% të Kuvendit kur marrim parasysh se janë të pakët deputetët e ish-persekutuar për shkaqe politike.

Me fillimin e Legjislaturës së re, mazhoranca dhe mediat pranë saj kritikuan ashpër Partinë Demokratike e cila në vitin 2017 vijon me tezat e anti-komunizmit dhe duke tundur flamurin e “fitimtarit” të viteve `90. Në fakt, e gjithë kjo tallje me kauzën e vjetërsuar të PD, po pasohet nga një nismë ligjore e bazuar në komplekset e Ramës, që nuk kanë aspak lidhje me trashëgiminë e PPSH, por me vjedhje kauze. Sikundër u tallën me nacionalizmin e Kreshnik Spahiut dikur dhe e përqafuan po vetë si tezë në zgjedhjet e 2017, sot PD dhe PS janë në garë ende se cila parti është më antikomuniste.

Nisma për heqjen e dekoratave tregon vetëm një frikë që partitë e mëdha kanë për shkak të nostalgjisë ende të fortë në popull ndaj regjimit komunist. Dhe kjo nostalgji, jo sepse ishte forma e jetesës më e mirë, por sepse ne 27 vite “demokraci” punoi qorri dhe hëngri horri.

Ka disa probleme të mëdha në çështjen e heqjes së dekoratave. Së pari, funksionarët e lartë kanë përfituar dikur dy lloje titujsh të lartë: Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste. Titulli i parë është dhënë për merita në luftë, ndërsa i dyti për shërbime ndaj Atdheut në ndërtimin e socializmit. Nëse Rama do fillonte të hiqte heronjtë e popullit, Lufta Nacional-Çlirimtare do të mbetej pa heronj dhe Shqipëria pa historinë e luftës para botës.

Së dyti, praktika e heqjes së dekoratave është aplikuar edhe nga vetë Presidiumi i Kuvendit Popullor, kryesisht kur iu hoqën titujt e Heroit të Popullit Beqir Ballukut, Hito Çakos, Petrit Dumes, Rrahman Parllakut dhe Sadik Bekteshit. Heqja e dekoratës nuk heq meritat e luftës qoftë edhe të vetë Enver Hoxhës. Emrat e sipërpërmendur u rehabilituan në kohën kur vendi drejtohej nga Sali Berisha. Një pjesë e tyre pas gjetjes së eshtrave u përcollën edhe me ceremoni shtetërore, nga ish-SHQUP ku sot ndodhet Partia Demokratike. Problemi është se përse Sali Berisha që në 25 vite e ka drejtuar vendin 14 vite nuk mori kurrë një nismë për heqjen e  “Heroit të Popullit” ndaj Enver Hoxhës? Ky i fundit e mban dy herë këtë titull “Për meritat në udhëheqjen e LANÇ” dhe “Për luftën e tij në mbrojtjen e socializmit”. Si dhe një sërë dekorimesh jashtë vendit, kryesisht në ish-Bashkimin Sovjetik, Bulgari dhe ish-Jugosllavi.

E pra, një veprim që nuk e bëri Berisha, përse duhet ta bëjë Rama ku pjesa më e madhe e elektoratit socialist vjen pikërisht nga familje dëshmorësh dhe funksionarësh të lidhur me regjimin. A nuk mjafton pakënaqësia e shkaktuar ndaj elektoratit të PS nga vetë lidershpi i Ramës saqë u dashkan hequr edhe dekoratat?

Dhe e fundit: Si do hiqet një titull që nuk ekziston më? Fjala bie, Medalja e Çlirimit dhe Heroi i Punës Socialiste? /Lajme.al

Paraardhëse

Përplasje me banorët, shteti shkatërron 150 shtëpi në Tiranë

Pasardhëse

“Kam kryer marrëdhënie me gjyshin”, 24-vjeçarja tregon tragjedinë

Pasardhëse

“Kam kryer marrëdhënie me gjyshin”, 24-vjeçarja tregon tragjedinë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.