• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

PD anulon pyetjet për kryeministrin, LSI përgatit 19

11 September, 2017
në Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Për Partinë Demokratike, vazhdimi i seancës parlamentare në orën 18.00, sipas proçedurës së rregullores së Parlamentit, lejon vetëm depozitimin e pyetjeve me shkrim, pa të drejtën e replikës apo debatit.

“Eksperienca dhe historiku i këtyre seancave ka treguar që drejtimi i pyetjeve pa mundësi për debat është keqpërdorur për të marrë kohën e një propagande elektorale”, thuhet në një deklaratë për shtyp të selisë blu.

Partia më e madhe e opozitës pretendon se, koha e përgjigjeve asnjëherë nuk i ka shërbyer qartësimit programor për qytetarët, por ka favorizuar reklamën dhe propagandën e kryeministrit.

“Partia Demokratike do të bëjë opozitë të vërtetë dhe përmbajtësore. PD nuk do t’i japë asnjë shans kësaj maxhorance të keqpërdorë kohën në favor të publiciteteve varfëruese për shqiptarët”, thuhet në deklaratë.

Për rrjedhojë, grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos drejtojë pyetje që i japin mundësi propagandës qeveritare.

“Pyetjet dhe çështjet që shqetësojnë qytetarët do të ngrihen gjatë seancës së debatit, ku secili deputet do të ketë mundësinë të mbrojë gjatë fjalës së tij qëndrimet dhe argumentet në favor të qytetarëve”, përfundon deklarata.

Ndërkohë, grupi parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka vendosur të paraqesë këto pyetje:

1. Cilat janë prioritet e qeverisë për investimet publike?
2. Sa % PBB do dedikohet për arsimin, shendetësinë dhe bujqësinë? Sepse nga programi nuk ka asnjë qartësi si do prioritarizohen me financime këto sektorë?
3. Si do të shpërndahet buxheti arsmit sipas sektorëve që e përbëjnë atë, cila nga ministritë është përgjegjësja për arsimin profesional?
4. Premtimi juaj është që për 4 vitet e ardhshme do të mbulojmë plotësisht 75 % të nevojave për ujë në të gjithë territorin ? Çfarë do të thotë kjo?
5. Po çfarë mund të ketë më të rëndësishme sesa uji për qytetarët shqiptarë?
6. Për familjet në nevojë cila është paketa sociale? Apo sërish do kemi paketën e lëmoshës?
7. Do kemi me shëndetësi falas apo qeveria është bërë pishman?
8. Ndërsa investimet për kanalizime dhe largimin e ujërave të ndotura urbane premtoni deri në fund të mandatit vetëm në nivelin 48%…cila është harta e investimeve?
9. Do kemi prapë në Sarandë, në Ksamil etj çarje të kanalizimeve në kulmin e sezonit turistik? Çfarë mund të ketë më prioritare sesa shërbimi me ujë dhe investime në kanalizime?
10. Po bujqësia si mund të konsiderohet sërish prioritet kur thoni që në 4 vitet e ardhshme do të buxhetojmë 25 miliardë lekë?
11. Rreth 200 milion euro në 4 vite, janë gati më pak seç buxhetohet sot 50 milion euro në vit? E dini këtë?
12. Sa projektohet të jetë minimumi jetik në 4 vitet e qeverisjes prej sot deri në mbyllje të mandatit?
13. Sa e ka impaktin në buxhet qeveria ekperimentale? Sa largime nga puna? Kosto?
14. Cilat do të jenë masat që do të merren nga qeveria për eleminimin e analfabetizmit funksional dhe braktisjes së shkollës?
15. Në kuadrin e integrimit europian, barazia gjinore dhe strategjia e luftës kundra dhunës janë çështje të kapitullit 23 te drejtësia, cila nga ministritë do të jetë ajo që do të ketë përgjegjësi për çështjet e barazisë gjinore, pasi në programin e paraqitur, asgjë nuk ishte e qartë?
16. Çfarë mekanizmi do përdorni për thithjen e 100 miliardë lekë investime?
17. Në program flisni për investime publike në energjitkë, rreth 50 miliardë. Ndërkohë premtoni korridorin Adriatik – Jonian i cili kërkon rreth 80 miliardë. A e keni bërë aritmetikën e këtyre investimeve?
18. Në program nuk përmendni trajtimin e mbetjeve. Nuk keni asnjë politikë për këto?
19. Në program nuk keni asnjë incentivë për  punësimin?

Paraardhëse

Shi dhe stuhi në jug, rrëzohen pemët, bllokohen rrugët

Pasardhëse

Basha: Zgjedhjet dënuan me vdekje marrëveshjen me Ramën

Pasardhëse

Basha: Zgjedhjet dënuan me vdekje marrëveshjen me Ramën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.