• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Skënderbeu i “mbuluar” dhe Akademia e zbuluar

7 September, 2017
në Opinion
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Akademia pati fatin e shumëçkaje dinjitoze të trashëguar nga e shkuara, që pas rënies së sistemit të vjetër, thjesht u shemb si një ndërtim pa leje, pa thënë askush se çfarë kishte ndërmend të ndërtonte mbi rrënoja. Të gjitha qeveritë, përfshirë edhe këtë që bëhet gati të ulet në tryezën e punës, e panë institucionin më të shquar të shkencës e mendimit, pak a shumë me syzet ideologjike të Sali Berishës apo me vështrimin indiferent nga ekrani i celularit, i Edi Ramës

Dhe ankohemi pastaj se biem në duart e improvizuara të politikës e biznesit, që kanë bërë dëme pafund në këtë vend të shkretuar nga babëzia dhe militantizmi e injoranca partiake.

“Pse nuk bëhet kjo”, pyetën dikur një burrë të mençur, për diçka të mirë, që nuk po ndodhte. “Nuk e dini, u përgjigj ai me një cinizëm të hatashëm, nuk bëhet sepse po të bëhet, bëhet mirë”! Ja ky është mesa duket morali i fabulës shqiptare, me Heroin Kombëtar (gjoja) të mbuluar dhe Akademinë e Shkencave të zbuluar e pa çati!

SKËNDERBEU I “MBULUAR” DHE AKADEMIA E ZBULUAR

Nga SKËNDER MINXHOZI

Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press”

Me Skënderbeun e kishin nisur nja dy vjet më parë, ata që më pas u bashkuan me ISIS në Siri e Irak. Një bust i heroit tonë kombëtar në Kaçanik të Kosovës, ishte përdhosur publikisht nga ithtarët islamikë të Lavdrim Muhaxherit, komandantit të vrarë xhihadist në luftën e Sirisë. Videoja e shpërndarë tregonte disa të rinj që godisnin bustin, duke u tallur e duke fyer emrin e fenë e Gjergj Kastriotit, të cilin e urrenin për shkak se kishte qenë, sipas tyre, një “i shitur tek të pafetë”!

Lajmet për atë episod më shumë të çuditshëm sesa skandaloz, do të pasoheshin më vonë nga të tjera akte publike, ku jo vetëm heroi ynë kombëtar, por edhe figura të tjera të mëdha historike si Nënë Tereza, Ismail Qemali e të tjerë, do të etiketoheshin me lloj-lloj epitetesh vulgare, që nisnin nga përkatësia fetare, shtriheshin tek vepra që kanë lënë pas, e shkonin deri tek detaje banale që bëheshin menjëherë gjah gazetash e portalesh.

Nga jashtë, ky fenomen i paketuar si “rishqyrtim” e “ridimensionim” i standardeve të vjetra historiografike e propogandistike, në fakt shumë shpesh ishte dhe është një akt i shëmtuar përdhosjeje dhe vulgariteti. Po i ulim në tokë heronjtë, po i bëjmë njerëzorë, thonë, po t’i pyesësh, megjithëse këtë askush s’ua ka kërkuar ta bëjnë. Të paktën jo në mënyrën banale dhe poshtëruese që shpesh kemi parë e lexuar!

“E dini që Skënderbeu ishte 163 cm i gjatë”? “Po sa të shkurtër e kishte shpatën, e dini”? “Po Nënë Tereza e dini që s’ka qenë edhe aq e shenjtë sa thuhet, po që s’e ka dashur fare vendin e vet, e dini”? – ky lloj banketi ku përzihet kapja pas detajit, llafazanëria e kafeneve që s’kanë me se e vrasin ditën dhe kënaqësia morboze e nëpërkëmbjes të kujtdo dhe të çfarëdo gjëje, është kthyer në një sport kombëtar prej vitesh. E më pas protestojmë për Skënderbeun “sllav” që hungarezët ekspozuan në Budapest!

Kultura e kontestimit të historiografisë zyrtare, në lidhje me figurat e mëdha kombëtare, si kundërshti e sublimimit dhe fryrjes propagandistike që u është bërë atyre në të shkuarën, po përzihet me gjithfarëlloj izmash. Ndër të cilat, radikalizmi fetar është komponenti më aktiv që po ndërhyn në procesin e vlerësimit të historisë dhe figurave të saj.

Ka në të këtë amalgamë keqdashjeje, urrejtjeje dhe injorance, edhe një rrethanë tjetër me shumë peshë, e cila ka qenë në fakt emërues i përbashkët i të gjithë periudhës së tranzicionit: është mungesa e shtetit dhe e institucioneve. Një debat i vonuar, më saktë i rikthyer, mbi Akademinë e Shkencave, na kujton edhe një herë sesa të holla i kemi shojet nën këmbët tona, si komb dhe si shtet. Nuk kemi institucione, nuk kemi qëndrim të pavarur, të ftohtë e të larguar nga politika e ditës dhe injoranca e vulgu i rrjeteve sociale e mediave. Duam të vlerësojmë luftën e Dytë Botërore, i drejtohemi debateve të studiove televizive. Duam të kuptojmë ngjarjet e mëdha të historisë tonë kombëtare dhe i përvishemi njëri-tjetrit në Facebook, si tifozët më të këqij të futbollit. Temat më serioze konsumohen në formatet më joserioze. Institucionet ose mungojnë, ose heshtin…

Akademia e Shkencave, për të cilën ka një sherr të gjatë 25 vjeçar, është lënë fillimisht në inercinë e saj apatike në vitet ’90, për t’u masakruar më pas në vitet 2000 (më saktë pas vitit 2005), kur rrjeti i instituteve që e përbënte, me të mirat e të këqijat e veta, u amputua me një të rënë të lapsit. Akademia pati fatin e shumëçkaje dinjitoze të trashëguar nga e shkuara, që pas rënies së sistemit të vjetër, thjesht u shemb si një ndërtim pa leje, pa thënë askush se çfarë kishte ndërmend të ndërtonte mbi rrënoja.

Të gjitha qeveritë, përfshirë edhe këtë që bëhet gati të ulet në tryezën e punës, e panë institucionin më të shquar të shkencës e mendimit, pak a shumë me syzet ideologjike të Sali Berishës apo me vështrimin indiferent nga ekrani i celularit, i Edi Ramës.

Prandaj ndodhemi prej vitesh në një derexhe si kjo, kur bien tërmetet e s’ka kush thotë se si e ku duhet ndërtuar, ku na mbyt Drini e Vjosa e nuk kemi një institucion të masë nivelin e ujërave dhe reshjeve. Ku duam të gjejmë pas 25 vitesh se çfarë drejtimi duhet të marrë bujqësia, turizmi, infrastrukturat dhe burimet tona natyrore, e s’ka një kundërpalë të specializuar që t’i qëndrojë përballë shoqërisë shqiptare, me mendimin e saj të ekspertit. Dhe ankohemi pastaj se biem në duart e improvizuara të politikës e biznesit, që kanë bërë dëme pafund në këtë vend të shkretuar nga babëzia dhe militantizmi e injoranca partiake.

“Pse nuk bëhet kjo”, pyetën dikur një burrë të mençur, për diçka të mirë, që nuk po ndodhte. “Nuk e dini, u përgjigj ai me një cinizëm të hatashëm, nuk bëhet sepse po të bëhet, bëhet mirë”! Ja ky është mesa duket morali i fabulës shqiptare, me Heroin Kombëtar (gjoja) të mbuluar dhe Akademinë e Shkencave të zbuluar e pa çati! /AFP.al

Paraardhëse

Rreth kërcënimeve nga islami politik

Pasardhëse

Rrënimi i familjes shqiptare po kërcënon vetë kombin

Pasardhëse

Rrënimi i familjes shqiptare po kërcënon vetë kombin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.