• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Protesta në SHBA, shënohen disa viktima

13 August, 2017
në Botë
0
40
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shkallëzohet dhuna mes ultra-të djathtëve e kundështarëve të tyre të shtunën. Një makinë iu vërsul një grupi demonstruesish, një helikopter rrëzohet. Trazirat në Virginia shkaktuan disa të vdekur. Trump dënon dhunën.

Tragjedi gjatë një demonstrate të Ku Klux Klan dhe grupeve të tjera ekstremiste të djathta në shtetin federal Virginia. Të paktën tre veta humbasin jetën, 35 të tjerë plagosen, thonë autoritetet e qytetit Charlottesville. Ndër viktimat edhe një grua e shtypur nga makina. Një makinë është sulur qëllimisht brenda një grupi demonstruesish dhe ka plagosur disa vetë. Policia Federale, FBI ka filluar ndërkohë hetimet. Sipas FBI, ky incident shikohet si shkelje e ligjeve federale për të drejtat e njeriut.

Të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri

Ndërkohë në periferi të qytetit Charlottesville u rrëzua një helikopter i policisë gjatë një demonstrate të ekstremistëve të djathtë e neonazistëve. Pamjet tregojnë re tymi që dalin nga një pyll i afërt. Dy vetë humbën jetën.

Ku-Klux-Klani dhe organizata të tjera ekstremiste kishin bërë thirrje për një tubim në shtetin federal Virginia. Marshi i ndaluar drejtohej kundër administratës së bashkisë së qytetit Charlottesville, që kërkon të largojë një përmendore të gjeneralit të luftës civile, Robert Lee. Lee drejtoi në mesin e shekullit të 19-të trupat e shteteve të jugut, që e mbështesnin skllavërinë.

Trazira mes ultra të djathtëve dhe kundërshtarëve të tyre

Ndërkohë më parë në qytet ishin zhvilluar përleshje mes grupeve të majta e të djathta. Demonstruesit me uniforma paramilitare valëvisnin flamuj me kryqet e thyer nazistë dhe mbanin kapuçët karakteristikë të Ku Klux Klanit. Ata lëshonin thirrjet “Gjak dhe truall” – thirrje të njohura të nazistëve.

Pak më vonë demonstruesit e ekstremit të djathtë e grupe të majta iu sulën njëri-tjetrit me shkopinj, shishe e sende të ndryshme. Përkrahës të grupeve militare kishin edhe armë me vete po nuk u dëgjuan të shtëna.

Presidenti amerikan dënon dhunën

Presidenti amerikan, Donald Trupm e dënoi ashpër dhunën. Nga rezidenca e pushimeve në New Jersey ai u shpreh se “e dënon në mënyrën më të ashpër shpërthimin e tmerrshëm të fanatizmit, urrejtjes dhe dhunës”. Para incidentit me makinë, ai kishte shkruar në Twitter se u bën thirrje amerikanëe të bashkohen  e të dënojnë dhunë. “Nuk ka vend për  këtë lloj dhunë në Amerikë”, shkroi Trump. Demonstrata ishte thirrur krahas Ku Klux Klanit edhe nga lëvizja djathtiste Alt-Right, tek e cila reflektohen qëndrime naziste, dhe e cila mbështet Trumpin.

Paraardhëse

Biografia sekrete e Sali Berishës

Pasardhëse

Me pistoletë pa leje dhe hashash në xhep, arrestohet 28 vjeçari

Pasardhëse

Me pistoletë pa leje dhe hashash në xhep, arrestohet 28 vjeçari

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.