• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Rama “fshesë” drejtorëve të spitaleve: Jeni bërë pis

31 July, 2017
në Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas largimit të drejtuesve të Hipotekave, kryeministri Rama i ka ftuar edhe drejtorët e spitaleve dhe institucioneve të Shëndetit Publik të dorëhiqen.

Rama tha gjatë takimit me drejtuesit e Shëndetësisë se ky hap do të ndikojë në rritjen e nivelit të menaxhimit. Ai nuk nguroi të thotë se ashtu si godinat edhe drejtorët janë bërë pis.

“Kjo është plagë e trashëguar, por pastërtia është A-ja. Nuk besoj se spitalet para viteve 90-të ishin shëmbëlltyrë e ultrafinancimit, por po të krahasosh nivelin e higjienës pastërtisë dhe nivelit të gatishmërisë nuk jemi 27 vjet para, por 270 vjet pas”,- shtoi ai.

I shoqëruar nga zv.ministrja e Shëndetësisë, Kryeministri deklaroi se keqmenaxhimi i spitaleve ka ulur figurën e mjekut.

“Largimi i të gjithë drejtuesve aktualë të spitaleve e të institucioneve të shëndetit publik, dhe afirmim i një profili të ri drejtuesi menaxher në shërbimin spitalor përmes konkurseve publike për çdo drejtori spitali dhe institucion të shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë”,- është një nga pikat e propozimeve të Ramës.

Në fjalën e tij Rama i bëri drejtuesit e spitaleve përgjegjës për ambientin jo të pastër dhe kushtet e higjienës në institucionet që drejtojnë deri më sot.

“Spitalet tona pa diskutim janë dëshmi e një trashëgimie të rëndë të shumë viteve rrënim. Sidomos kur flitet për plotëismin me mjekë specialistë në të gjithë vendin. Por nga ana tjetër, personelit tonë mjekësor nuk mund t’i mungojë kurrësesi gadishmëria për t’iu përgjigjur me cilësi pacientit” – tha Rama ndër të tjera.

Statusi i Ramës për takimin e sotëm në ambientet e Kryeministrisë:

Rritja e cilësisë së shërbimit shëndetësor, kalon përmes thellimit me kurajo e vendosmëri të reformës së sistemit të shëndetësisë.

1. Ristrukturim tërësor i organizimit në territor të institucioneve të shëndetit publik

2. Largim i të gjithë drejtuesve aktualë të spitaleve e të institucioneve të shëndetit publik, dhe afirmim i një profili të ri drejtuesi menaxher në shërbimin spitalor përmes konkurseve publike për çdo drejtori spitali dhe institucion të shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë

3. Fuqizim i mbështetjes financiare për specialistët që angazhohen jashtë Tiranës

4. Nisja e procesit për jetësimin e Autonomisë Spitalore

5. Struktura dhe mekanizma të reja shërbimi përmes partneritetit publik – privat

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e martë 1 gusht 2017

Pasardhëse

Abonetë nuk ndryshojnë, njoftimet abuzive e të pamiratuara

Pasardhëse

Abonetë nuk ndryshojnë, njoftimet abuzive e të pamiratuara

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.