• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Xhaketa e vjetër, miti i rremë i të shkolluarit jashtë

24 July, 2017
në Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ajo që ndodhi në Partinë Demokratike së fundmi është një episod ndër të shumtët në historikun e tranzicionit shqiptar. Zgjedhje që shpallen si të tilla për të shmangur përgjegjësitë e humbësve kronikë dhe për t’u konformuar me një rregull të importuar sipas të cilit pastrimi vjen me votë.

Lulzim Basha nuk sjell asgjë të re në këtë drejtim. Ai është një ndër pleqtë më të rinj të tranzicionit, lapërdhitë politike të të cilit nuk i lënë gjë mangut asaj që ndodh në parti të tjera. Po të heqim vitet e para të pluralizmit në PD, si dhe garën zgjedhore të vitit 1998 në PS, partitë shqiptare nuk kanë një histori pozitive me zgjedhjet e brendshme.

Liderë si ky Lulzim Basha e ngarkojnë veten dhe partinë e tyre me detyra dhe misione luftarake për mbrojtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ndërkohë që vetë vjedhin vulën e kryetarit për të menaxhuar llogari dhe interesa personale.

Ka një degradim të përshpejtuar që duket se paralajmëron gjëra jo të mira. Historia politike e Shqipërisë postkomuniste ngarkoi Sali Berishën dhe Fatos Nanon me përgjegjësi të mëdha, në jo pak raste edhe me akuza kriminale, por të dy dëshmuan se në momentin e vendimeve kapitale për forcat e veta, morën vendimet të cilat bashkonin marrrjen e përgjegjësive politike me hapjen e perspektivës.

Fatos Nano dha dorëheqjen në vitin 1998 dhe kërkoi mandat në parti duke fituar ngushtë në një Kongres dhe garë të pakontestuar. Ai hapi rrugën për Edi Ramën në vitin 2003 dhe kjo ka jo pak rëndësi për t’u nënvizuar, pasi me skuthëritë statutore të Bashës dhe të Edi Ramës, kjo nuk do të ndodhte. Kujtoni se çfarë debati u bë në vitin 2009  kur PS humbi zgjedhjet. Edi Rama gjeti Maqo Lakrorin dhe gatoi një fitore personale. Po kështu në kohën e të ashtuquajturit referendum që çoi në largimin e Ben Blushit.

Por kjo kulturë që po ndot klimën në vend ka rrënjë më të thella. Të ashtuquajturit liberalë që u ndanë nga PD në vitin 1992 nuk arritën të sjellin ndonjë frymë të re. Intelektualët që do ndriçonin Shqipërinë krijuan parti private që u konvertuan në shtojca parazitare të një sistemi ku ata ishin simptoma dhe sëmundja.

Duam apo jo, Sali Berisha mund të kreditohet me beteja më të sinqerta – të paktën si ligjërim dhe veprim politik – për zgjedhjet, të cilat kur i humbi u largua. Edhe pse i la Shqipërisë në derë Lulzim Bashën që sot po manipulon opozitën dhe po e kthen atë në manekin të pushtetit. Këtu nuk vlen të thuhet asgjë për një regjiment politik si LSI e Ilir Metës.

Kjo që ndodh u heq legjitimitetin të gjithëve që të flasin për zgjedhje të lira dhe të ndershme përderisa kërkesa dhe detyrimi për zgjedhje injorohet nga të gjithë brenda partive që janë me përkufizim organizime vullnetare. Lulzim Basha dha në këtë kuadër një mësim nga një tjetër drejtim: ai përfaqëson dështimin moral të një brezi që quhet i ri dhe i edukuar jashtë, cilësi që shpesh shiten si atu pozitive. Ai është sot më plaku, xhaketa më e vjetër e një klase politike që gjen tek individë si ky mundësinë e një kat’harsisi përmes parimit: janë të gjithë njësoj. Ai fitoi si Sali Berisha, si Edi Rama me mbi 90%. Por fitoi atë që i intereson më shumë dhe që mundet të mbajë: të drejtën e vulës dhe të qëndrimit në radhë derisa koha dhe apatia jonë si shoqëri ta kurorëzojë si kryeministër./respublica/

Paraardhëse

21 të shtëna me top, detajet e betimit të Ilir Metës

Pasardhëse

Kur Nexhmije Hoxha uronte Mandelën për lirimin nga burgu

Pasardhëse

Kur Nexhmije Hoxha uronte Mandelën për lirimin nga burgu

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.