• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Zgjedhjet, të ardhurat u rritën me 105 mln euro

23 July, 2017
në Ekonomi
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Të ardhurat e qeverisë u rritën me 105 milionë euro në gjysmën e parë të vitit, pavarësisht fushatës zgjedhore, e cila në të kaluarën është shoqëruar thuajse gjithmonë me tronditjen e buxhetit. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se për periudhën janar-qershor të ardhurat në buxhet arritën 212 miliardë lekë nga 198 miliardë që ishin një vit më parë.

Statistikat e detajuara tregojnë se rritja ka ardhur veçanërisht nga tre zëra, taksat kombëtare, tatimi mbi vlerën e shtuar dhe akcizat, të cilat së bashku kanë sjellë 10 miliardë lekë më shumë se një vit më parë në arkën e qeverisë.

Por ndonëse nuk kanë cenuar ecurinë e të ardhurave, zgjedhjet kanë prekur krahun tjetër të buxhetit, atë të shpenzimeve. Sipas shifrave, shpenzimet e qeverisë u rritën me 28 miliardë lekë ose rreth 210 milionë euro krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2016.

Qeveria ka shpenzuar më shumë si për operacionet e saj të përditshme ashtu edhe për projektet publike. Sipas të dhënave, shpenzimet korrente të buxhetit u rritën me 18 miliardë lekë ndërsa investimet publike ishin 11.6 miliardë lekë më të larta se gjashtëmujori i parë i vitit të kaluar.

Megjithatë, rritja e fortë e shpenzimeve nuk ka sjellë rritje të borxhit publik. Në gjysmën e parë të vitit bilanci i buxhetit rezultoi me suficit në masën 3 miliardë lekë, pasi edhe pse janë rritur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë, pagesat e qeverisë kanë qenë me të ulëta se të ardhurat dhe brenda planit të periudhës.

Paraardhëse

Eduard Selami uron Bashën, por…

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e hënë 24 korrik 2017

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e hënë 24 korrik 2017

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.