• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Lista, ja drejtoritë e LSI në 12 qarqe që do preken nga spastrimet

5 July, 2017
në Politikë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Personat që janë punësuar politikisht shumë shpejt do të duhet që të lënë detyrën. Kryeministri Edi Rama të hënën mblodhi deputetët dhe kryebashkiakët, ku iu dha udhëzime të qarta për të larguar çdo militant nga administrata, ku më të rrezikuarit janë njerëzit e LSI dhe më pas ata të PDIU. Por cilat institucione janë më të rrezikuara?

Gazeta Sot ka bërë një kërkim sa i takon drejtorive që drejtohen nga LSI në të 12 qarqet e vendit. Në këto drejtori do të nisë furtuna, pasi të gjithë të punësuarit aty do të duhet që të largohen nëse janë punësuar politikisht dhe nuk kanë aftësitë e nevojshme. Qeveria ka ngritur një grup pune, i cili gjatë gjithë këtij muaji do kryejë verifikime në terren për të parë se cilët njerëz ka punësuar LSI dhe kush duhet të largohet dhe kush jo. Por sipas burimeve, aktualisht një pjesë e madhe e punonjësve të LSI janë identifikuar. Të gjithë krerët e bashkive të PS kanë bërë gati listat me njerëzit e LSI të punësuar në qytete, duke përfshirë vetë bashkinë dhe të gjitha drejtoritë.

Listat në fjalë janë hartuar që gjatë fushatës, ndërsa tani këta individë do të verifikohen për punën e tyre. Dy ditë më parë nisën largimet në Shkodër dhe në Korçë, ndërsa në ditët në vijim do nisin në të gjitha drejtoritë dhe bashkitë që drejtohen nga PS. Nga ana tjetër, të vetmet institucione që do i mbeten LSI janë bashkitë e drejtuara prej saj. Gjatë fushatës, kryeministri e kishte në qendër të programit të tij reformimin e administratës dhe të hënën ai e paralajmëroi se nuk do qëndrojë në detyrë askush që nuk plotëson kriteret. Ai e cilësoi LSI si një kancer që ka mbërthyer administratën, ndërsa dhe gjatë fushatës e akuzoi se ka bërë batërdi me punësimet në administratë. Në disa qytete ku shkoi, Rama përmendi emrat e familjarëve të kryebashkiakëve të LSI që ishin të gjithë në administratë. Por duket se vjeshta do sjellë tërmet në administratë, pasi të gjitha institucionet do preken nga reforma.

Qarqet që preken

Spastrimet në drejtësi do të prekin të 12 qarqet e vendit. Tirana është qarku kryesor, ku LSI ka pjesën dërrmuese të drejtorive. Sipas informacioneve, institucionet që do preken nga largimet janë: Posta Shqiptare; Hipotekat; KESH; Drejtoria e Transportit Rrugor; Shëndeti Publik; Autoriteti Rrugor; Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OST); Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare.

Po ashtu në Tiranë janë dhe ministritë. LSI ka aktualisht Ministrinë e Transporteve, Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e Mjedisit dhe Ministrinë e Integrimit. Në të gjitha këto ministri do nisë vala e largimeve pasi të kenë ikur ministrat. Nga furtuna do preken dhe qytetet e tjera. Në Shkodër për shembull institucionet ku do ketë largime janë: Drejtoria e Patentave; Drejtoria e Rrugëve, Drejtoria e Hipotekës; Posta Shqiptare; Drejtoria e OST; Reparti i Zjarrfikësve; Pyjet dhe Bordi i Kullimit; Dega e AKU; Drejtoria e Transportit Rrugor, etj.

Nëse shihen me kujdes të gjitha qarqet sektorët më të prekur janë: Drejtoritë e Bujqësisë, Drejtoritë e Pyjeve dhe të Kullimit, si dhe Drejtoria e Transportit. Po ashtu janë dhe Posta Shqiptare me KESH dhe OST. Në këto institucione do nisë furtuna dhe Rama ka paralajmëruar se nuk do ketë asnjë tolerim.

Paraardhëse

Vetingu fillon me Llallën, kontroll 6 llogarive bankare

Pasardhëse

Kush ia ka mbyllur gojën Sali Berishës?

Pasardhëse

Kush ia ka mbyllur gojën Sali Berishës?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.