Në mbledhjen e ditës së sotme të KQZ-së, ish-deputetja e PDIU-së Meslia Doda ka kërkuar 24 orë shtyrje të afatit për daljen e rezultatit të tabelës së qarkut të Tiranës për zgjedhjet e 25 qershorit.
Po ashtu, edhe përfaqësuesi I PDIU-së në KQZ-së e kërkoi këtë afat me pretendimit të një hetimi administrative, ku sipas tij, do të paraqiten prova të reja për parregullsi në lidhje me mandatin e kreut të PDIU-së Shpëtimi Idrizi.
Por kjo kërkesë është rrëzuar me 4 vota nga KQZ-ja, ku më pas është miratuar edhe tabela përfundimtare e rezultatit të qarkut të Tiranës. PDIU është ankuar për mandatin e Idrizit, pasi sipas saj, ai e ka fituar si deputet. Në Tiranë, PS mori 18 deputetët, PD 11, LSI 5.
Diskutime rreth kësaj post