• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Zgjedhjet, që iu besuan “kundërshtarit”

25 June, 2017
në Opinion
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Shqipëria po shkon drejt kutive të votimit pas një fushate zgjedhore nga më të qetat dhe të patensionuarat në historinë e saj prej vitit 1991. Fushata, e cila pasoi një krizë politike tre mujore, kur opozita refuzonte pjesmarrjen në zgjedhje, është fryt i një marrëveshje të gjerë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, e cila i dha opozitës një shumicë ekzekutive në qeveri për të monitoruar situatën dhe ruajtur afatin kushtetues të zgjedhjeve.

Qetësia e fushatës elektorale dëshmon se pretendimet e opozitës nuk ishin realiste për shumicën e tyre, përveç përdorimit të administratës në zgjedhje. Suksesi i marrëveshjes në këtë pikë ishte i plotë. Si asnjëherë tjetër, administrata u kyç brenda mureve të zyrës dhe shmangu përfshirjen e saj në fushatë, një standart që shpresojmë të respektohet dhe në të ardhmen.

Pretendimet e tjera për kanabis, përfshirje të policisë, blerje të mediave etj, rezultuan që nuk ekzistonin si problem, por shërbyen për t’i hequr frikën opozitës dhe për të krijuar një frymë besimi.

Nga pikëpamja financiare, kjo është ndoshta fushata më e lirë elektorale në Shqipërinë e 20 viteve të fundit. Partitë nuk harxhuan para për spote elektorale, postera dhe materiale të tjera marketingu, ndërsa aksesi në media ishte i bazuar më shumë mbi aftësinë për të prodhuar ngjarje. Rrjetet sociale nga ana tjetër, rritën fuqinë e tyre mbi publikun për të forcuar transparencën e fushatës.

Nga pikëpamja politike, kjo ishte fushata me më pak debate publike për programet. Ishte një fushatë ku u fol më shumë për objektiva elektorale, se sa politike. Edi Rama ka bërë një premtim të madh për reformimin e administratës publike dhe për këtë kërkon një mandat të pakushtëzuar nga gjobat e partive të vogla, ndërsa Lulzim Basha ka tentuar të fokusohet tek ekonomia, por në një qasje populiste, pa ndonjë objektiv realist.

Nga pikëpamja etike, fushata u dominua vetëm nga gjuha e ashpër e LSI dhe Ilir Metës, i cili u përpoq të merrte përsipër rolin e viktimës dhe njëkohësisht agresorit, në këtë fushatë. Ai akuzoi dy kandidatët për kryeministër se kishin komplotuar në marrëveshjen e përbashkët kundër tij, ndërkohë që ai është president falë një marrëveshje amorale ende të paprishur me Edi Ramën dhe ka në listat e Partisë Socialiste kandidatë të LSI, të cilit ishin garantët që Rama të mos kapte një shumicë absolute, nëse PD nuk do të hynte në zgjedhje.

Në ditën e sotme, që është heshtje zgjedhore, dhe kur do të duhej të ishte dita më e qetë, është rritur tensioni për shkak të njoftimeve të shtuara për fenomenin e shitblerjes së votës, i cili po e acaron situatën. Berisha ka bërë disa postime ku po tenton të ngrejë alarmin dhe të rrisë tensionin, me shpresë që të justifikojë nesër rezultatin. LSI nga ana e vet ka pasur një dinamikë të fortë deklaratash të ashpra kundër qeverisë, ku bën pjesë vetë rreth tensionit në zgjedhje.

Por dhe në këtë pikë duket se dyshja Rama- Basha është më e qetë se dyshja Berisha- Meta. Dhe kjo mund t’i bëjë këto zgjedhjet më të mira të tranzicionit. Jo për atë se kush do t’i fitojë, por për besueshmërinë që pati një proces që qeveria pati guximin t’ia dorzonte në dorë kundërshtarit. E bindur se ato që pretendonte nuk ekzistonin. Dhe ja doli!

Paraardhëse

Pjesëmarrja do jetë përgjigja e vërtetë ndaj politikës!

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e hënë 26 Qershor 2017

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e hënë 26 Qershor 2017

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.