• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Formula sesi ta eliminoni erën e keqe të djersës

23 June, 2017
në Shëndet
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Djersa është e përbërë nga 99% ujë dhe disa elektrolite. Era e pakëndshme nis në momentin kur djersa krijon kontakt me florën bakteriale

Përbërësit e djersës sonë

“Nuk është e vërtetë që djersa irriton lëkurën. Është një mit që duhet të hidhet poshtë”, shpjegon Marcello Monti, dermatolog dhe profesor në Universitetin e Milanos. Djersa është e përbërë nga 99% ujë dhe disa elektrolite. Ky ujë vjen nga trupi ynë, nga ushqimi që konsumojmë dhe nga ajo që pimë dhe nuk mund të ketë asnjë lloj veprimi negativ në lëkurën tonë.

Era

Djersitja është një proces themelor për të mbajtur një temperaturë konstante të trupit. Edhe pse, megjithatë, djersa kontribuon për të mbajtur trupin të shëndetshëm, për shumë është një problem, sepse ajo është e lidhur, sidomos në raste të caktuara, me një erë të athët dhe të pakëndshme.

Roli i florës bakteriale

“Në të vërtetë, shpjegon profesor Monti, nuk është djersa ajo që mban erë, por flora bakteriale e pranishme në lëkurë, në veçanti në sqetull dhe ijë. Kur djersa hyn në kontakt me florën bakteriale, kjo aktivizohet dhe lëshon substanca të squfurit, përgjegjëse për erën e pakëndshme.

Rruajtja

Për të reduktuar erën e ardhur nga djersa, mund të depilohen ato pjesë të trupit që kanë qime. Zakonisht era e pakëndshme vjen edhe nga qimet, sepse aty qëndrojnë dhe bakteret përgjegjëse për erën e keqe. Një vëmendje e veçantë i duhet kushtuar sqetullës dhe ijës, dy pjesë ku lagështira është më e pranishme dhe bakteret kanë tendencën të shtohen më shumë.

Substancat antidjersë

Për të reduktuar erën e djersës mund të përdoren substanca antidjersë me përbërje kripërat e aluminit. Këto kripëra janë antibakterialë dhe nëse aplikohen për shembull në shpatull, përkohësisht mbyll gjëndrat e djersës duke e penguar atë dhe duke e reduktuar. Kështu, edhe në sajë të një antibakteriali, problemi i erës së pakëndshme zgjidhet”, shpjegon profesor Marcello Monti.

Paraardhëse

Berisha dëgjon Ramën te Fevziu dhe i jep këtë mesazh

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e premte 23 Qershor 2017

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e premte 23 Qershor 2017

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.