• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Dëmi 1,7 miliardë euro/ Ja përse plani Basha për ekonominë është i parealizueshëm

16 June, 2017
në Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Drini Kuqo*

Paketa e premtimeve të Lulzim Bashës për ekonominë është thjesht populiste dhe e parealizueshme. Nëse premtimet e tij për uljen e TVSH, për uljen e taksës së kompanive, të taksës personale dhe barrës së sigurimeve do të mbaheshin, buxheti i shtetit do të pësonte një goditje prej plot 440 milionë eurosh, që në vitin e tij të parë ose rreth 1,7 miliardë euro në katër vjet.

Aktualisht, pjesa më e madhe e buxhetit të shtetit gjenerohet nga mbledhja e TVSH-së, sigurimet janë zëri i dytë më i rëndësishëm, ndjekur më pas nga taksat mbi biznesin. Por, le t’i analizojmë këto zëra me radhë.

TVSH – Nga mbledhja e TVSH, në financat e shtetit shqiptar u arkëtuan 131,3 miliardë lekë gjatë vitit të shkuar kur niveli i kësaj takse ishte 20%. Basha premton reduktimin e kësaj takse në 15%. Nëse një masë e tillë do të ndërmerrej, shteti do të grumbulonte 32 miliardë lekë më pak në vit.

Taksa për kompanitë – Aktualisht në nivelin e 15%, kontribuoi vitin e shkuar me 28,9 miliardë lekë në arkat e shtetit. Shkurtimi i kësaj takse në nivelin e 9%, do të shkurtonte automatikisht me 12,6 miliardë lekë financat e shtetit.

Taksa personale – Një taksë progresive, rritet gradualisht nga 13% deri ne 23%, në funksion të të ardhurave. Sa më të larta të ardhurat, aq më e lartë taksa. Kjo taksë dërgoi në buxhet vitin e shkuar 21,5 miliardë lekë. Premtimi i Bashës do të ulte nivelin e realizimit të të ardhurave në buxhet me 10 miliardë të mëtejshëm.

Sigurimet shoqërore – Aktualisht, një punonjësi i mbahet 24,5% e pagës për kontribute, nga të cilat 9,5% i paguan punonjësi dhe pjesën tjetër kompania. Plani Basha synon një reduktim modest, nga 9,5%, në 9% të barrës së punëtorit. Kjo do të kishte një efekt prej 3,1 miliardë lekësh në buxhetin e shtetit.

Përse është e paraliesueshme – E përmbledhur, kostoja e të gjithë paketës do të ishte 57,6 miliardë lekësh ose 440 milionë eurosh më pak në buxhetin e shtetit, një buxhet i varfër që në total mezi tejkalon nivelin e 3 miliardë eurove.

Në bazë të këtij plani, papritmas, shteti shqiptar do ta gjente veten me shumë më pak të ardhura për investime, për paga, për pensione dhe për pagesën e kësteve të borxhit të marrë ndër vite, por kjo bëhet edhe më e parealizueshme nëse merr parasysh premtimet e tjera të Bashës, për rritjen e pagave të administratës me 50%, rritjen e subvencioneve për bujqësinë, rritjen e investimeve në infrastrukturë, rritjen e pensioneve, etj, një paketë që ka një vlerë prej një miliardë eurosh në vit.

Në këto kushte, shteti shqiptar do të duhet të gjente 1,5 miliardë euro më shumë në vit, 500 milionë euro nga rënia e mbledhjes së të ardhurave dhe 1 miliardë më shumë vetëm për të realizuar premtimet ekonomike të Bashës. Kjo nuk ka asnjë gjasë që të ndodhë, as përmes një rritje drastike të borxhit publik gjatë një mandati të mundshëm të Bashës. Për këtë arsye, paketa që PD ofron për ekonominë, në sytë e ekspertëve mbetet plotësisht e parealiezueshme.

Paraardhëse

Rama: Balilajt e LSI-së, sistem që duhet shembur

Pasardhëse

Fotot/ Operatorët turistikë bojkotojnë Bashën në Vlorë, bën monolog para një grusht militantësh

Pasardhëse

Fotot/ Operatorët turistikë bojkotojnë Bashën në Vlorë, bën monolog para një grusht militantësh

Diskutime rreth kësaj post



Rozë

Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

Nga lajme10
21 February, 2026
0

i Big Brother Vip Kosova, Aluadin Hamiti është përfshirë në një incident. Ai është sulmuar fizikisht nga një person në...

Screenshot

Publikohet video, Miri kërcënon me jetë banorin e Big Brother

21 February, 2026

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

17 February, 2026

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.