• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Si e mbante me oksigjen çadrën e Bashës, Ilir Meta

16 June, 2017
në Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në fillim të marsit kur çadra e Bashës kishte mbi dy javë që kishte zaptuar bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në media dhe në rrjetet sociale përhap një lajm ku pretendohej se në territorin e Republikës së Shqipërisë po ndodhte gjëma. Sipas këtyre lajmeve 1400 koontenierë të nisur nga Gioia Tauro dhe shkarkuar në Durrës (rrugës drejt pikës së grumbullimit të mbeturinave Drisla në Maqedoni) ishin zhdukur në mënyrë të mistershme në territorin shqiptar.

Kaq mjaftoi që portalet të shpërthenin me tituj bombastikë ku theksohej se në Shqipëri po ndodhte hataja.Ato ditë çadra ziente nga gëzimi pasi kishin gjetur një argument që ta trajtonin Edi Ramën si njeriun që po gënjen shqiptarët dhe po bën një masakër mjedisore dhe shëndetësore në vend.

Por, i gjithë ankthi që mediat pranë opozitës dhe jo vetëm tentuan të mbjellin në publik u sfumua nga deklarata e Prokurorisë së Përgjithshme dhe Doganës që sqaruan se në këtë histori nuk ka asgjë të vërtetë. Specifikisht Prokuroria sqaronte se: “Nuk ka ndonjë hetim lidhur me sa pretendohet ne nje shkrim te shpërndarë pasditen e sotme, lidhur me hyrje te mundshme ne mënyrë te paligjshme te konteniereve me mbeturina. jithashtu, ne takimin ndërmjet Prokurorit te Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla dhe Drejtorit te Antimafias Italiane, z. Franko Roberti, nuk është diskutuar nje çështje e tillë”

Ndërkohë dogana saktësonte se “Çdo kontenier shoqërohet me manifestin e ngarkesës, dhe me dokumente të tjera të patjetërsueshme, të cilat verifikohen si nga dogana Italiane dhe ajo shqiptare.”.

Dorën e fundit kësaj sajese ja dha një investigim i Shqiptarja.com i cili e ç’montoi atë komplet duke e mbyllur këtë histori e cila u përdor jo pak nga çadra e Bashës për të karikuar militantët.

Mirëpo sot, 3 muaj më pas, zëvendëskryetarja e LSI-së, gruaja e Ilir Metës e ka rikthyer këtë temë duke bërë një deklaratë të fortë. Ajo është shprehur në emisionin “Përballë”, me gazetarin Lutfi Dervishi se këto mbetje janë ose në poshtë Adriatikut ose nën tokën shiptare.

Thënë këtë, Monika ka zbuluar ndoshta me pahir edhe kush ka qenë porositësi dhe sajuesi i lajmit të rremë qysh në krye të herës. Monika ndoshta padashje ka treguar mbrëmë se ka qenë mesa duket LSI që për t’i dhënë oksigjen çadrës së Lulzim Bashës, stisi një lajm të tillë të rremë të cilin më pas e amplifikoi natyrisht Basha.

E gjitha kjo lojë e bërë nga LSI për t’i shërbyer çadrës para 3 muajsh ndikoi jo pak në agravimin e gjendjes ku Basha mori zemër dhe intensifikoi gjuhën e ashpër pasi, mesa duket Meta i kishte vënë makineritë e tij në dispozicion. Natyrisht, ishte ky një moment që ndikoi që të mos kishte marrëveshje me PD-në që ajo të dilte nga çadra dhe, kontributin kryesor që PD të rrinte në çadër po e jepte LSI.

Deklarata e Kryemadhit mbrëmë e cila është e njëjtë më lajmet e rreme që u demaskuan nga Prokuroria, Dogana e mediat si “FAKE NEWS”, flasin se dora ose mendja që e ka stisur këtë histori për të dëmtuar Ramën ka qenë ajo që e tregon këtë histori ende sot si të ishte e vërtetë.

Ilir Meta sot ndoshta ka të drejtë të jetë i indinjuar me Lulzim Bashën, pasi përpos kësaj ndihme që i ka dhënë duke ia mbajtur çadrën me oksigjen, vuri në dispozicion edhe një ish-drejtor të LSI-së te AKBN në qeverisjen e Berishës, Besian Peshën (i cili u përfol se për mosndarje rryshfeti me partinë dhe për e larguan nga aty, por që është rikthyer fort duke ndihmuar Metën si “shoqëri civile”) i cili organizoi në të njëjtën kohë disa banorë të Zharrëzit në protestë kundër ministrisë se Energjisë dhe Industrisë. Duke i dhënë kështu vëmendje mediatike të madhe kauzave anti-qeveri dhe duke ushtruar presion ndaj Ramës në funskion të çadrës së Bashës. Se për çfarë interesash të tjera pushteti e ka bërë LSI këtë, s’dimë ta themi.

Lajmet e rreme për kontenierët që Kryemadhi i beson akoma si dhe organizimi i protestës nga Pesha i Metës, ishin dy argumente që Basha i përdori fort, ndërsa Meta fërkonte duart nga gëzimi që e kishte agravuar situatën në një pikë pa kthim.

Sot, kur Marrëveshja Rama-Basha ka nevrikosur Metën, ai dhe e shoqja mesa duket po i kujtojnë Bashës nderet që i kanë bërë, veçse këtë radhë mbi ato lajme të rreme, po përpiqen të bëjnë vetë opozitë./Lexo.al

Paraardhëse

Zjarri në Londër, shuhen shpresat për të mbijetuar të tjerë

Pasardhëse

Emri/ Zbulohet kush ia pagoi Bashës fotografinë me Trump, dhe ana e errët e tij

Pasardhëse

Emri/ Zbulohet kush ia pagoi Bashës fotografinë me Trump, dhe ana e errët e tij

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.