• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Martohet këtë javë, por ministrja e PD-së nuk i jep leje: Martohu pas fushatës….

13 June, 2017
në Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndërsa vazhdojnë përplasjet mes administratës dhe ministrave teknike, ata që po e vuajnë nuk janë nëpunësit që vërtet janë angazhuar në fushatë, por të tjerët, ata që kanë prenotuar vërtet pushime, apo kanë impenjime familjare.

Urdhrat administrativë të ministrave teknikë, ndoshta nuk po lejojnë abuzimet, por bashkë me ta, po ndalojnë njerëzit të martohen. Derisa të mbarojë fushata.

“Martohem këtë javë. Më takon 5 ditë leje, po drejtoresha nuk e firmos se thotë ka dhënë urdhër ministri”, tregon Lumturie Hasa për Top Channel.

Rasti i Lumturisë, e cila punon infermiere, nuk është i vetmi. Punonjësve të administratës u është dashur të ndërpresin pushimet apo t’i shtyjnë ato pasi ministrat në qeveri, të ardhur pas marrëveshjes politike kanë pezulluar lejet për çdo punonjës të administratës deri në datën 30 qershor.

“Në fakt i takon me Kod Pune, por në këto moment është i pamundur të realizohet për shkak të urdhrit të Ministrit. U konsultova me juristen e qendrës për këtë rast  dhe është e pamundur”, shpjegon Brunilda Shiroka, drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore Nr 3.

Përveçse nuk lejojnë marrjen e lejes në këtë periudhë ministrat teknikë kanë urdhëruar ndërprerjen e lejeve edhe nëse punonjësit i kanë nisur, dhe se moszbatimi i këtij urdhri  shkakton përgjegjësi disiplinore sipas ligjit në fuqi.

Juristët vlerësojnë se urdhrat për lejet e zakonshme nuk janë legjitime, pasi asnjë akt ligjor nuk i jep të drejtë ministrit në lidhje me pushimet vjetore. Bazuar në dispozitat ligjore që rregullojnë shërbimin civil, ministri është epror vetëm për drejtuesit e lartë në ministri dhe jo për titullarët  e institucioneve në varësi. Lejet vjetore për nëpunësit civil jepen nga Sekretari i Përgjithshëm dhe nga njësia e burimeve njerëzore. Për këtë juristët vlerësojnë se ministrat teknike kanë tejkaluar kompetencat.

Por ashtu si rrugët drejt zotit, edhe ato drejt pushimeve janë të pafundme.

Nxitur jo aq nga pjesëmarrja në fushatë sesa nga ofertat më të lira për pushime në qershor, ky urdhër duket se megjithatë nuk ka penguar shumë nga punonjësit e administratës të gjejnë rrugë të tjera ligjore për të munguar në punë. Burime për Top Channel thonë se punonjësit janë duke marrë raporte mjekësore.

Paraardhëse

Merkato Partizanit, pritet afrimi i një mesfushori të kalibrit të lartë dhe disa sulmues mjaft cilësor

Pasardhëse

Largimi i De Biasit dhe mosmirënjohja ndaj punës së tij!

Pasardhëse

Largimi i De Biasit dhe mosmirënjohja ndaj punës së tij!

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.