• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Sheshi Skënderbej hapet të shtunën

6 June, 2017
në Aktualitet
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zbuluar disa nga surprizat e ceremonisë së hapjes të sheshit “Skënderbej”, të shtunën, datë 10 qershor, ora 19.30. Gjatë analizës së punës 2-vjeçare në Njësinë Nr. 4 në Tiranë, Veliaj ftoi qytetarët që të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, që do të shoqërohet edhe me një koncert madhështor. “Ditën e shtunë në orën 19.30, do të kemi një koncert madhështor dhe ashtu si sheshi që është i mbushur me gurë, nga të gjithë trevat e Shqipërisë, po ashtu edhe të gjitha trevat e Shqipërisë, do të jenë në skenë për të hapur me të gjithë qytetin, me të gjithë familjet tona, në një ceremoni të jashtëzakonshme artistike, folklorike, sheshin e të gjithë shqiptarëve”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku bëri të ditur se dje në mbrëmje janë bërë dhe provat e ndriçimit, duke i dhënë sheshit pamjen që meriton. “Ne mbrëmë në darkë bëmë një inspektim të fundit, sapo kemi vënë shatërvanët e rinj, sapo është vënë ndriçimi dhe ka dalë një mrekulli”, tha ai.

Kreu i Bashkisë deklaroi se transformimi i këtij sheshi është tregues i vullnetit të Bashkisë së Tiranës për të punuar.  “Nëse e ke mendjen për gjumë, për llafe, për të prishur e shkatërruar, sigurisht nuk i bën dot këto punë”, deklaroi kryebashkiaku.

Veliaj ubëri thirrje qytetarëve të njësinë Nr. 4 që në datë 25 qershor të votojnë për familjen e tyre dhe jo për ata që në vend të punës, zgjodhën që të shkatërrojnë. “Republika e re i ka sjellë deputet kësaj zone atë Strazimirin që shkoi me pistoletë të prishte parkun e kalamajve, të prishte këndin e lodrave. Republika e re i propozon njësinë 4, t’ju sjellë terminatorin e kalamajve. Unë jam shumë kurioz si do vijë ai te lagjja juaj, te ky kënd lodrash dhe si do justifikojë faktin që ka bërë hajvanllikun më të madh që të shkojë me pistoletë për të prishur këndin e lodrave. Kush është ai demokrat që zgjedh Strazimirin para fëmijëve të vet. Nuk besoj se thotë njeri që do të shkoj të votojë për Republikë të re një njeri që prishi lodrat”, u shpreh Veliaj. “Unë besoj se partia më e rëndësishme është familja jote. Për sa kohë që partia më e rëndësishme është familja jote, unë atëherë u  them gjithë njerëzve votoni për familjen tuaj, mos votoni për Strazimirin. Strazimiri me pistoletë le të shkojë të bëjë një punë tjetër”.

Kryebashkiaku e cilësoi tepër të rëndësishëm dhënien e besimit edhe për një mandat të dytë Edi Ramës si Kryeministër për vijimin e investimeve në Tiranë.

“E gjithë kjo punë që është bërë në dy vjet, është bërë falë kontributit të madh të Edi Ramës si kryeministër i Shqipërisë.  Për mua nuk ka rëndësi se çfarë tesere partie keni. Edi Rama duhet të jetë kryeministër me sa më shumë vota që të ma bëjë punën më të lehtë”, tha Veliaj.

Duke renditur disa nga investimet për njësinë Nr.4, Kryebashkiaku lajmëroi dhe nisjen e punës për fasadat në rrugën e Dibrës si dhe për rikonstruksionin e rrugës kryesore. Për herë të parë, rruga e Dibrës do të jetë e pajisur edhe me korsi të biçikletave.

Gjithashtu, Veliaj renditi dhe një sërë investimesh që janë realizuar dhe janë parashikuar për dy vitet e ardhshme.

Investimet që janë realizuar në Njësinë Nr. 4:P

Rindërtuar Kopshtin Nr. 27/A, Rr. “Njazi Meka”

Rindërtuar Kopshtin Nr. 51, Rr. “Imer Ndregjoni”

Rindërtuar Kopshtin   Nr. 27/A, Rr. “Njazi Meka”

Rindërtuar Kopshtin Nr. 39, Rr. “Metrush Luli”

Rindërtuar Kopshtin Nr. 25/A,  Allias;

Instaluar Sistemet e ngrohjes në kopshtet nr.2, 6, 20, 38K dhe 39;

Rindërtuar Çerdhen Nr.19 Rr. “Myslym Keta”;

Rindërtuar Çerdhen Nr.48 Rr. “Imer Ndregjoni;

Ndërtuar Këndin e Lodrave ne Rr. “Shyqyri Peza” Allias.

Rindërtuar dhe pajisur me sistem ngrohjeje Shkollën Gjon Buzuku

Ndërtuar shkolla e re 9-vjeçare në Rr. “Selaudin Bekteshi”

Ndërtuar Kopështi i ri në Rr. “Selaudin Bekteshi”

Ndërtuar Qendër e re Sociale në Rr. “Selaudin Bekteshi”

Asfaltuar Rr. “Shefqet Kuka”;

Ndërtuar dhe rikonstruktuar Rr. “Selaudin Bekteshi”

Rindërtuar blloku i banimit “Katrori” në Allias

Ndërtuar kënd lojërash te blloku “Katrori” në Allias.

Rehabilituar fasadat në Rr. e Dibres;

Ndërtuar rrjet Ujësjellësi në zonën që kufizohet nga rrugët Myslym Keta, Shefqet Kuka dhe Thoma Filipeu;

Investimet e planifikuara për Njësinë Nr. 4

Rindërtimi i Kopshtit nr. 55

Rikonstruktimi i Rr. “Dalip Topi”

Rikonstruktimi iRr. e Dibrës (farmacia 10- Oxhaku);

Rikonstrutimi i Rr. ” Imer Ndregjoni “

Rehabilitimi dhe zgjerimi i Varrezat Publike në Tufinë;

Rikonstruktimi i bllokut të kufizuar nga rruga Njazi Meka – Grigor Perlecev- Niko Avrami -Spiro Cipi – Fitnetet Rexha – Myslym Keta – Skeneder Vila dhe lumi i Tiranes.

Rikonstruktimi i bllokut 93/1, kufizohet nga rruga Aleksander Moisiu-“Myslym Keta” dhe “Sulejman Kalaja”.

Rikonstruktimi i bllokut 94/1, kufizohet nga rruga “Aleksander Mojsiu”-“Sulejman Kalaja”-“Sotir Caci” dhe komunes Dajt.

Rindërtimi i bllokut të banimit kufizuar nga rruga e Dibres-Njazi Meka-Niko Avrami-Grigor Perlecev;

Paraardhëse

Zbardhet ngjarja, dy vëllezër qëlluan me pistoletë drejt bilardos

Pasardhëse

Nipi i Zani Çaushit i përgjigjet Berishës

Pasardhëse

Nipi i Zani Çaushit i përgjigjet Berishës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.