• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Edhe drejtori i ATSH në fushatë elektorale për LSI (FOTO)

6 June, 2017
në Politikë
0
41
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas denoncimeve të njëpasnjëshme të përfshirjes së zyrtarëve të lartë në fushata elektorale, në redaksinë e gazetës Zathur.net, kanë ardhur sërish disa foto ku dallohet qartë Drejtori i Agjensisë Telegrafike Shqiptare, Gëzim Podgorica, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoriatit Shtetëror të Punës Dritan Ylli, kandidat për deputet, krahë Agron Çelës që kryeson listën e kandidatëve për deputetë në qytetin e Shkodrës, nën siglën e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në fotografitë e siguruara nga redaksia jonë, të cilat janë realizuar në fillim të muajit Maj, shihet qartë se si drejtori i ATSH-së, Gëzim Podgorica, tregohet i gatshëm dhe pjesë mjaft aktive e fushatës për LSI. Në disa momente “shoku” Gëzim, me fotografinë mbi krye të “shokut” Ilir, organizon takime me simpatizantë të kësaj partie me dy kandidatët e listës kryesuese të veriut për partinë ku “aderon”.

Por edhe pas paralajmërimeve se, zyrtarët e lartë nuk lejohen të bëjnë propagandë publike, të udhëheqin fushata, sidomos t’i organizojnë ato, shoku Gëzim nuk ka zënë mend, madje e ka intesifikuar aktivitetin e tij propagandistik edhe gjatë orarit të punës, në të cilin Gëzimin nuk e gjen asnjëherë brenda ambjenteve të agjensisë të cilën ai drejton. Podgorica me makinën e shtetit dhe karburantin të paguar nga taksapaguesit shqiptar, çdo ditë pas orës 12 të mesditës, shkon në qytetin e Shkodrës të bëj fushatë.

Ajo që Gëzimi nuk ka kuptuar ende është se, zyrtarët e lartë nuk lejohen të bëjnë fushatë elektorale sidomos me paratë e taksapaguesve shqiptar. Të paktën, për të mirën e partisë së tij dhe “byrazerit”, kandidatit Agron Çela, gjatë takimeve me simpatizantët e partisë, do ishte më etike t’i kërkonte Gonit të mos vendoste syzet Cartier prej ari (me vlerë 2200 euro), për t’i shitur karshillik qytetarëve të Shkodrës./Zathur.net

Paraardhëse

BE fillon hetimin ndaj ambasadores Vlahutin

Pasardhëse

Rama: Tërhiqem nga politika nëse PS nuk del forcë e parë

Pasardhëse

Rama: Tërhiqem nga politika nëse PS nuk del forcë e parë

Diskutime rreth kësaj post



KÜLTÜR VE TURİZM BAKANLIĞI İLE MEZOPOTAMYA SİNEMACILAR KÜLTÜR TANITIM DERNEĞİNCE MARDİN ARTUKLU ÜNİVERSİTESİ KONFERANS SALONU'NDA DÜZENLENEN FESTİVALİN SUNUCULUĞUNU ESKİ MANKEN, OYUNCU VE ŞARKICI TUĞBA ÖZAY YAPTI. (ÇİÇEK DENİZ/MARDİN-İHA)
Kulturë

Në Mardin të Turqisë nis edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mardin Film Festivali Telkari Odulleri”

Nga lajme5
20 October, 2026
0

Në qytetin e Mardinit ka nisur edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Telkari Odulleri”, i organizuar në kuadër...

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

3 October, 2026

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.