• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Na e shpjego edhe njëherë Zoti Rama!

30 May, 2017
në Opinion
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Qysh prej firmosjes së marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës, habia u shoqërua edhe me paqartësi nga elektorati i të gjithë krahëve. Lulzim Basha iu drejtua çadrës për të deklaruar fitoren që nënkuptoi edhe mbylljen e saj pas 3 muajsh. Në fakt, opozita me të drejtë mund ta cilësojë fitore marrjen e thuajse gjysmës së qeverisë në prag fushate. Dhe i gjithë ky përfitim nga hiçi. U çuan disa njerëz që përfaqësonin pakicën, thanë se qeveria mbjell, korr dhe shet drogë dhe për t’i dhënë fund një  protestë të paligjshme iu dhanë ministrisë më të rëndësishme të kabinetit.

Megjithatë, marrëveshjen e sqaroi kryeministri i vendit. Edi Rama artikuloi se ministrat teknikë të Bashës nuk do të ishin propozime nga radhët e opozitës dhe mbi të gjitha nuk do të kishin mundësi të kryenin veprime ekzekutive. Apo siç tha ai: Ministra Kujdestarë. Se si e qysh do t’ia ndalonte ligji një ministri me letra të mos firmoste dot letra, Rama nuk e shpjegoi kurrë me detaje. Sot, ministrat e Bashës shënojnë shkarkimin e tretë nga puna mediatikisht, sepse mund të ketë pasur dhe ka plot të tjera raste të pa bëra publike.

Pas policit të IEVP Dibër, drejtoreshës së Qendrës Shëndetësorë Lushnje dhe një zyrtari Tatimor në Tiranë heshtja e madhe ka pllakosur qeverinë. Dhe kjo heshtje nënkupton se ministrat e Lulzim Bashës paskan të drejtë të heqin njerëz nga puna. Ndërkohë, po këta ministrat teknikë që dikur kanë qenë zyrtarë të Sali Berishës, kanë emëruar shoferët e tyre, këshilltarët, asistentet dhe çdokënd që nuk e ka statusin e nëpunësit civil.

Zoti Rama, edhe pse në fushatë, ke një detyrim të shfaqesh edhe një herë nën petkun e kryeministriut e të na shpjegosh se cila është marrëveshja e vërtetë? A e keni menduar se më datë 27 qershor kur ministrat ‘teknikë’ të Bashës të jenë dorëhequr, gjysma e qeverisë tënde do të dalë me një raport të përbashkët? E pra, do jenë minsitri i Brendshëm, ai i Shëndetësisë, e Financave, ajo e Mirëqenies, Arsimi, Drejtësia dhe zv.Kryeministrja ish-avokate e Saliut që do ta njollosin marrëveshjen.

Imagjinoji pak të shtatë, përfshirë edhe drejtorët që marrëveshja u dha drejtimin e lokomotivave të zhvillimit 4-vjeçar që lamë pas, që do t’ju akuzojnë për sabotim nga institucionet e varësisë, përfshirje zyrtarësh në fushatë, pengim i punës së titullarit e të tjera.

Ndërkohë, të shkarkuarit padrejtësisht gjatë këtij muaji teknik kush do t’i rikthejë në punë? Partia Demokratike mëe veglat që u dhe në qeverinë tënde kanë nisur gjyqin e Shtrigave të Salemit duke shkarkuar njerëz nga puna në shkelje të çdo kodi. Statusi i nëpunësit civil përcakton se punonjësit e administratës kanë të drejtë të marrin pjesë në veprimtari politike, jashtë orarit zyrtar dhe rrjedhimisht nuk mund të shkarkohen. Por e kundërta po ndodh! Ata jo vetëm po akuzohen, por edhe po persekutohen.

Kështuqë, na e shpjego edhe njëherë zoti Rama, çfarë marrëveshje ke arritur me Lulzim Bashën? Sepse derisa të vijë 27 Qershori do të jetë shumë vonë dhe punonjësit e shkarkuar do të kenë fituar milionat nëpër gjyqe ndaj shtetit. Ndërsa ministrat teknikë do të kthehen kush në SHBA e kush në PUB-e për të gjetur fatin e jetës. /Lajme.al

Paraardhëse

Doni të dini të ardhmen? Lexoni me kujdes dorën

Pasardhëse

Nis fushata në Kosovë

Pasardhëse

Nis fushata në Kosovë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.