• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Këto janë profesionet më të paguara për ata që nuk kanë diplomë

30 May, 2017
në Ekonomi
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shumë profesione janë nga më të kërkuarat, pa qenë nevoja për mbarimin e Universitetit: Nga drejtuesi i fermës, te kontrolli i fluturimit

Për disa profesione, është më mirë të bësh djalin/student-model: të shkosh në shkollë për të marrë nota të mira, të diplomohesh dhe specializohesh. Por jo gjithnjë një formim i mirë arsimor është sinonim i rrogës së lartë, shkruan shqip.

Ka në fakt profesione shumë mirë të paguara, që gjithsesi nuk përkojnë me nevojën për të pasur një titull universitar, të paktën sipas të dhënave të “US Bureau of Labor Statistics”: numrat relativë me këto 10 profesione, referohen në SHBA. Por përse të mos marrë dikush spunto nga këto?

Instaluesi dhe riparuesi i linjave elektrike

Një punë teknike, e paguar mirë, për të cilën mjafton një diplomë. Bëhet fjalë për rreth 59.000 euro në vit (në SHBA).

Drejtor ferme

Tashmë bujqësia dhe blegtoria është në plan të parë në SHBA dhe ata që kujdesen për një aktivitet të tillë, nuk marrin pak, rreth 562 mijë euro në vit.

IT ose zhvillues web-i

Nuk është një profesion që mungon në Europë. Por në Amerikë, ata që realizojnë sajte interneti, fitojnë 63.000 euro në vit, mjafton të keni marrë një diplomë që ju certifikon.

Operator i impianteve elektrike

Me një rrogë mesatarisht 64.000 euro në vit, është një profesion vërtet shumë i kërkuar në Amerikë.

Instalues dhe riparues i ashensorëve

Mjafton një diplomë e një shkolle profesionale, pasi është shumë e kërkuar: kështu, çdo kush mund të bëhet një instalues ashensorësh. Paga mesatare për kolegët amerikanë është 70.000 euro në vit.

Komandant anije

Kush e adhuron detin, është mirë që të përfitojë. Për të drejtuar tragete dhe rimorkiatorë, mjafton një diplomë instruktimi të shkallës së dytë duhet të kaloni një kurs profesional pas shkollës dhe rroga amerikane shkon rreth 75.000 euro në vit.

Shërbime funerale

Vështirë që do të buzëqeshni në një punë të tillë. Por në fund të muajit, kur paratë që do të fusni në xhep, do ju gëzojnë: flitet për një rrogë mesatare prej 76.000 euro në vit.

Pilot tregtar

Për të bërë këtë punë, është e nevojshme të merret licenca, pasi më parë të keni frekuentuar një shkollë fluturimi. Më vonë, mund të drejtoni avionë dhe helikopterë privatë.  Rroga mesatare (në SHBA): 76.000 euro.

Menaxher transporti, magazinimi dhe shpërndarjeje

Nuk shërben një diplomë për këtë rol në drejtimin e sistemit të transportit, të magazinimit të mallrave dhe shpërndarjes së tyre. Mjafton një diplomë e shkollës së lartë dhe rroga mesatare përtej oqeanit është 80.000 euro.

Kontrollor i trafikut ajror

Për të mbërritur të kontrolloni trafikun ajror, është e nevojshme të keni një diplomë 2-vjeçare në SHBA. Rroga mesatare është 107.000 euro në vit. Ndërsa në Europë, për t’u bërë kontrollor i fluturimeve ajrore, përzgjedhja bëhet nga shërbimet e aeroportit.

Paraardhëse

“Do jesh gjithmonë e imja”/ Si e përndiqte i riu shqiptar ish-të dashurën italiane

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e mërkurë 31 maj 2017

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e mërkurë 31 maj 2017

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.