• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Skandalet e futbollit shqiptar/ Duka foli por nuk tha asgjë!

30 May, 2017
në Opinion
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Fatjon Baze

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, u zgjua nga gjumi dhe doli sot për të folur për ecurinë e sezonit të kampionatit shqiptar që u mbyll në mënyrën më të turpshme të mundshme.

Numri një i këtij insitucioni që e ka kthyer në pronë të vetën, mblodhi në një konferencë gazetarët ku në shumicë ishin ata që kontrolloheshin prej tij.

Duka foli për dosjen e klubit të mikut të tij, Skëndërbeut, që është e vetmja skuadër në shqipëri që është përjashtuar nga Kupat e Europës për shkak se ka trukuar ndeshje, duke u shprehur se ditën e sotme Komisioni i Etikës që është në varësi të tij do të mblidhet për të marrë një vendim përfundimtar pasi vendimet e KAS-it do të merren si prova.

Por, normalisht ndodhi krejt e kundërta pasi Komisioni u mblodh dhe nuk mori asnjë vendim, duke e zvarritur këtë çështje dhe do të mblidhen sërish më datë 8-qershor.

Duka foli për arbitrat për të cilët edhe i kritikoi por edhe i quajti gabimet e tyre si njerzore. Nuk tha asnjë fajë për arbitrimin skandaloz në ndeshjen finale të titullit kampion mes Kukësit dhe Skëndërbeut, sfidë që u vendos nga gabimet tendicoze të arbitirt Enea Jorgji, që ishte pezulluar prej disa javësh dhe u rikthye qëllimisht për të vendosur fatin e titullit kampion.

Nëse ka diçka që e ka prishur këtë vit garën e kampionatit janë pikërsht arbitrat, sektor që vetëm në shqipëri është në varësi të presidentit të Federatës Shqiptare të Fubtollit.

Duka foli për rënien e një klubi legjendar të Kategorisë Superiore si Tirana që tashmë do të dergjet në Kategorinë e Parë. Bëri sikur ndjeu keqardhje në fillim, por më pas tha se diçka e tillë nuk duhet të konsiderohet si dramë.

Mbase për këtë njeri nuk do jetë problem që Tirana nuk do të jetë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar, por një boshllëk të madh ajo ka lënë që pa nisur sezoni i ri si te kundërshtarët edhe tifozët.

Ky njeri nuk e kupton se me rënien e Tiranës futbolli shqiptar ka humbur një nga sfidat më të bukura të kryqytetit, ka humbur derbin e zjarrtë kundër Partizanit, ka humbur derbin e shqipërisë kundër Vllaznisë, por ka humbur dhe ekonomikisht.

Në fund sulmoi dhe Partizanit dhe drejtuesit e saj. i sulmoi pasi janë të vetmit që ja kanë plasur të vërtetat në sy. Është i vetmi klubi që i ka dalë kundër për të gjithë skandalet që ky njeri ka bërë një futbollin tonë, ku një ndër to është fondi i solidaritetet që FSHF-ja nuk ia dorzonte klubeve, si dhe video-skandali i menaxherit Drini Caushit që tentonte të korruptonte lojtarët.

U munuda të bënte sikur nuk e njihte, por fotot dhe superlativat që Caushi kishte në drejtim të tij tregojnë krejt të kundërtën.

Është vetëm Partizani dhe tifozeria e saj që e kanë refuzuar këtë njeri të bëhet pjesë e pazareve të pista duke kërkuar që gara të jetë fair-play, ndaj dhe sot shpërtheu ndaj Sulejman Starovës dhe deputetit dhe tifozit të Partizanit Erjon Braçes,  ku ky i fundit është një nga njerzit që e ka sulmuar hapur kreun e FSHF-së për skandalet që prodhojnë në sport.

Armand Duka ka dështuar në krye të atij insitucioni pasi gjithmonë ka përcaktuar që në fillim ekipin fitues të kampionatit dhe ekipet që do bjerin.

Është një president klientelist duke qenë se ka marrdhënie të ngushta dhe biznese me president të klubeve shqiptare.

Është një njeri që u zbyth nga UEFA duke mos u bërë dot pjesë e Komitetin Ekzekutiv, ku edhe pse harxhoi milona euro për të bërë një fushtë të fortë sërish nuk ja doli.

Futbolli shqiptar nuk do të ngrihet asnjëherë në nivele të lartë derisa një person me emrin Armand Duka të jetë një krye të atij insitucioni!

Paraardhëse

Kjo është makina më e shtrenjtë në botë, ja sa kushton…

Pasardhëse

“Do jesh gjithmonë e imja”/ Si e përndiqte i riu shqiptar ish-të dashurën italiane

Pasardhëse
arrestohet pas 4 vjetësh mjeku

“Do jesh gjithmonë e imja”/ Si e përndiqte i riu shqiptar ish-të dashurën italiane

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.