• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Bregu: Jashtë listës, privilegj. Patozi: Degradim i pandalshëm

27 May, 2017
në Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Majlinda Bregu, që u la jashtë listave të kandidatëve për deputetë të PD, reagoi duke thënë se do të nisë një kapitull të ri të jetës së saj politike në Partinë Demorkatike dhe me Partinë Demokratike të Shqiptarëve e Demokratëve të Vërtetë.

“Jashtë listës së Lulzim Bashës e atyre që nuk lanë gjë pa bërë e thëne, sepse e deshën PD-në jashtë zgjedhjeve. Jashtë grupimit që s’tha asnjë fjalë ose më saktë thanë bëma e bënë gjëma, për të justifikuar absurdin se PD jashtë zgjedhjeve kishte nisur ndërtimin e kantierit të “Republikës së Re”!!! Privilegj të jem jashtë bashkë me të gjithë ata që kërkuan dhe u përpoqën pa marrë parasysh asnjë kosto, qoftë edhe ketë përjashtim, që PD të hynte në zgjedhje. Brenda janë ata që e donin PD jashtë!”,- ka deklaruar Bregu.

Bregu thotë se mësoi shumë nga demokratët dhe kolegët me të cilët ka punuar në atë që e cilëson Republika e vjetër e Sali Berishës.

“Ndjehem e privilegjuar që jam jashtë liste me ata të cilëve ju jam mirënjohëse për çka kam mësuar me ta e prej tyre në “Republikën e Vjetër” të Sali Berishës, të cilit i uroj si gjithmonë vetëm të mira e s’kam dyshim që do të mbetet deputeti më aktiv në radhët e grupit parlamentar të Republikës së Re”, ka thënë Bregu.

Për Astrit Patozin heqja nga listat nuk ishte diçka e papritur.

“Është me arsye mungesa ime në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike, por edhe po të ishte ndryshe, nuk do të kishte qenë fundi i botës. Është finalizim i një procesi të pandalshëm degradimi dhe bjerrjeje vlerash që nuk ka filluar mbrëmë”, ka thënë Patozi.

Duke falenderuar të gjithë demokratët, Patozi ka shigjetuar edhe kreun e PD-së duke thënë se çadra u ngrit “për të shpëtuar lëkurën e Lulzim Bashës”.

“Për ironi të fatit, paralajmërimin e fundit përsa ndodhi ma dha kryekundërshtari ynë në seancën e fundit të Parlamentit, i cili vuri në dyshim vijimësinë time si deputet pas shtatorit. Sigurisht, nuk jam as paranojak dhe as delirant që të mendoj se ka një komplot ndërkombëtar ndaj meje, ose dikujt tjetër, apo që Edi Rama e ka shtrirë marrëveshjen me PD-në deri tek listat e deputetëve te saj. Mendoj se profecia e tij ka të bëjë thjesht me intuitën politike, se çfarë do të kishte bërë ai vetë në një rast analog”, ka thënë Patozi.

Në fund, Patozi ka rezervuar edhe një mesazh për “Republikën e Re”. “Jo thjesht për shkak të marrëveshjes, ëndrrat e Republikës së Re me ato të “Rilindjes” ngjajnë. Madje, ka raste që ato janë e njëjta gjë”, ka shtuar Patozi.

Paraardhëse

Berisha te Atalanta, Lazio merr Petagnën

Pasardhëse

Në listen e Tiranës, Fatmir Mediu do të mbuloj Gërdecin

Pasardhëse

Në listen e Tiranës, Fatmir Mediu do të mbuloj Gërdecin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.