• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Milo shpërthen ndaj Ramës: Zgjodhëm LSI-në se nuk i hedh aleatët në kosh

25 May, 2017
në Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i PDS Paskal Milo është i bindur se Partia Socaliste dhe ajo Demokratike kanë si synim qeverisjen së bashku edhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

I ftuar në studion e Report Tv, Milo tha se marrëveshja e arritur disa ditë më parë  mes Ramës dhe Bashës, ka disa anë të errëta, një prej të cilave është dhe ajo që do të ndodh me dy partitë pas zgjedhjeve parlamentare. Ai u shpreh se pavarësisht se përflitet për një bashkëqeverisje PD-PS, asnjëra nga partitë nuk sqaron opinionin publik për atë që mund të ndodh.

“Unë e lexoj që me marrëveshjen është arritur qeverisja PD-PS bashkë edhe pas 25 qershorit. Duhet thënë se ajo ka shkelur Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, dhe se shumë pika të saj nuk janë sqaruar, duke nisur që tek ajo që do të ndodh me PS dhe PD pas zgjedhjeve të 25 qershorit, a do të qeverisin apo jo. Të dyja partitë duhet ta qartësojnë këtë përpara opinionit publik”, tha Milo.

Milo ka komentuar edhe marrëveshjen e arritur mes Ramës dhe Bashës, sipas të cilit i fituar lideri i opozitës. Ai tha se kjo marrëveshje, i ka shërbyer figurës politike të Bashës i cili pas protestës është ngritur më lart në sytë e demokratëve.

“PD ka fituar në raport me PS, ajo gjeti një motiv për të dalë nga çadra, kjo marrëveshje e kreu këtë mision. Kjo marrëveshje i dha Bashës një profil politikani në ngjitje që e menaxhoi situatën mjaft mirë, dhe uli dyshimet mëdyshjet që ekzistonin dhe nëse kjo shoqërohet në një rezultat të mirë në zgjedhje Basha shkon i sigurt të zgjidhet prapë kreu i PD. PD po shkon në zgjedhje me kredenciale të ngritura, çadra parapërgatitje për fushatën elektorale”, tha Milo.

Sipas tij, kjo marrëveshje ka shkelur Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, dhe se shumë pika të saj nuk janë sqaruar, duke nisur që tek ajo që do të ndodh me PS dhe PD pas zgjedhjeve të 25 qershorit, a do të qeverisin apo jo. Sipas tij, të dyja partitë duhet ta qartësojnë këtë përpara opinionit publik.

Për sa i përket marrëveshjes me LSI, ai tha se nuk ka asnjë synim që të dëmtojë Partinë Socialiste.

“PDS nuk jemi nisur nga ndonjë qëllim për të dëmtuar PS, përkundrazi duke qenë se vetë PS nuk e quajti të arsyeshme të bënte me ne koalicion, dhe ne kemi gjykuar në bazë të interesave të partisë sonë. Duhet t’i merrte masat me kohë që të ndodhnin veprime të tilla. Kemi qenë të gatshëm të bashkëpunonim dhe partitë e tjera Socialiste, por kjo nuk varej vetëm nga ne. Askush të mos shqetësohet për marrëveshjes. Është marrëveshje e natyrshme, bashkëpunim para dhe post elektoral”, u shpreh Milo.

Paraardhëse

Burra e gra çakërdisen, por vendimet i marrin 4 persona

Pasardhëse

Pse nuk duhet të shqetësohen njerëzit, që Rama pranoi fanatikët e Saliut në qeveri!

Pasardhëse

Pse nuk duhet të shqetësohen njerëzit, që Rama pranoi fanatikët e Saliut në qeveri!

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.