• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Analiza e Fatos Lubonjës: Ky regjim shkërdhatokratik nuk bie kurrë tani

22 May, 2017
në Opinion
0
Shpërthen Lubonja
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Fatos Lubonja ka publikuar një shkrim për panorama.al, ku që në titull paktin Rama-Basha e cilëson variant të ri të një loje të vjetër.

Lubonja thotë se hyrja e PD-së në zgjedhje do të varet shumë nga protagonistët kryesorë. Sipas tij nëse PD e ka seriozisht se do bëjë gjithçka ka premtuar në çadër atëherë më mirë të mos futet në zgjedhje:

“Nëse ata e kanë seriozisht gjithë çka na kanë premtuar në çadër, ndoshta më e mira do të ishte të mos hynin, sepse hyrja do të legjitimonte ‘fasadën’ prapa së cilës funksionojnë institucionet e vjedhjes dhe të krimit, duke i bërë, mes tjerash, gjithnjë e më të pamundura edhe zgjedhjet e lira.”

Në shkrim Lubonja ngre dilemën nëse PD-ja mund të shndërrohej nga një parti deri dje e fasadës, në një parti antisistem, por me marrëveshjen Basha-Rama kjo tezë bie poshtë:

“Por dilemën e hyrjes apo moshyrjes në zgjedhje e kam lidhur edhe me dilemën: a mund të shndërrohet PD-ja nga një parti deri dje e sistemit/fasadës, në një lëvizje antisistem që çjerr fasadën? Marrëveshja Rama–Basha dhe mënyra se si u arrit ajo, u dhanë fund këtyre dilemave. PD-ja dhe lidershipi i saj treguan me këtë marrëveshje se ose, në rastin më të mirë, nuk u dilnin hesapet se mund të shndërroheshin në një lëvizje antisistem, ose se nuk i kishin seriozisht premtimet për luftë oligarkisë, medieve të kapura, kanabizimit etj.”

Më tej në shkrim Lubonja shkruan se Basha nuk duhej t’i përshtatej realitetit me të cilin u përball por të përpiqej ta ndryshonte atë sipas vizionit të tij:

“Basha mund të thotë se zgjedhja që bëri ishte e imponuar nga ndërkombëtarët, se nuk u mbështet sa duhej nga populli që s’e kuptoi, nga vetë ne gazetarët që nuk iu përgjigjëm thirrjes për të shkuar në çadrën e tij. Pa dyshim presioni ka qenë i madh, edhe mosbesimi i të zhgënjyerve e ka rritur këtë presion, por historia tregon se politikanët që kanë sjellë ndryshime të mëdha kanë qenë pikërisht ata që nuk i janë përshtatur një realiteti ekzistues, por ata që e kanë ndryshuar atë sipas vizionit të tyre.”

Lubonja thekson se shqiptarët duhet të flenë të qetë në dëshpërimin e tyre pasi asgjë nuk ka për të ndryshuar në këtë vend dhe marrëveshja Rama-Basha e konfirmon më së miri këtë gjë:

“Shkurt shqiptarët që presin një ndryshim të sistemit oligarkik, bandokratik, shkërdhatokratik, kleptokratik, narkotrafikantokratik – për të përmendur vetëm disa nga epitetet që i janë vënë – duhet të flenë të qetë në dëshpërimin e tyre se kjo nuk ka për të ndodhur. Ne u kthyem në “normalitetin” tonë ku politika është një biznes privat dhe jo një “gjë publike”, siç është kuptimi i fjalës “republikë”, që e ka përmendur kaq shumë Basha kohët e fundit.”

Në fund Lubonja flet edhe për zgjedhjet e qershorit që do japin edhe përgjigjen përfundimtare të shitleblerjes së mallit (votës):

“Sigurisht përgjigjen përfundimtare kësaj do t’ia japë shitblerja e mallit më 25 qershor, por disa parashikime edhe mund të bëhen. Duket se me shumë gjasa do të kemi një zvogëlim të zyrave të LSI-së, e cila duhet të kënaqet me zyrën e presidentit që ka kapur kryetari i saj. Për sa u përket zyrave të PS-së dhe të PD-së për momentin është krijuar një konfuzion, sepse në zyrat e PS-së kanë hyrë momentalisht disa ministra të PD-së që, medemek, do të bëjnë të mundur që populli të votojë i pafrikësuar, i pamanipuluar dhe e pablerë. Por problemi është se PD-ja gjatë këtyre katër vjetëve ka humbur shumë lidhje me katin e dytë, katin e parë dhe bodrumin që janë lojtarët e vërtetë të përcaktimit të votës.”

Sipas Lubonjës nëse pas zgjedhjeve do ketë një koalicion PS-PD, atëherë kjo nënkupton se me ndihmën e çadrës u arrit pikërisht ajo që kontestohej më fort nga çadra, zhdukja e opozitës, d.m.th Edi Rama arriti në të njëjtën qafë, por nga një rrugë tjetër, sigurisht jo në Europë:

“Në fakt koalicionet e mëdha janë bërë në emër të qeverisshmërisë kur nuk sigurohet maxhoranca e duhur nga partitë e mëdha. Te ne kjo mund të ndodhë vetëm nëse LSI-ja nuk pranon të bëjë koalicion paselektoral me asnjërën. Ndërsa po të kemi një koalicion PS-PD pa u pyetur fare LSI-ja, kjo do të thotë se me ndihmën e çadrës u arrit pikërisht ajo që kontestohej më fort nga çadra: zhdukja e opozitës, d.m.th. se Edi Rama arriti në të njëjtën qafë, por nga një rrugë tjetër. Sigurisht jo në Europë.”

Paraardhëse

Arkivat e CIA, ja sa vlente floriri që mori Ahmet Zogu nga Shqipëria

Pasardhëse

Sipërmarrja ‘merr frymë’ lirshëm pas marrëveshjes Rama-Basha

Pasardhëse

Sipërmarrja ‘merr frymë’ lirshëm pas marrëveshjes Rama-Basha

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.