• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Rama me kandidatët: Na duhen 68-75 mandate

21 May, 2017
në Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Partia Socialiste ka mundësi të fitojë edhe 75 mandate në zgjedhjet e 25 qershorit”

Kështu është shprehur Kryeministri Rama në takimin e zgjeruar që ka zhvilluar me kandidatët për deputetë dhe deputetët aktualë të Grupit Parlamentar socialist. Kreu socialist mblodhi në kompleksin turistik “Xibraku” të vetët për t’u sqaruar marrëveshjen e arritur me kreun e opozitës Lulzim Basha, por edhe komentet e dala rreth saj. Për kreun e PS-së, objektivi minimal i socialistëve duhet të jenë 71 mandate, përmes të cilave ata mund të krijojnë qeverinë e re.

“Ne duhet të fitojmë minimumi 71 mandate. Unë personalisht kam besim se shkojmë në 72, por nisur nga zgjedhjet e 2013, ne kemi humbur mandate në disa qarqe për shumë pak vota. Nëse të gjitha këto rikuperohen, ne mund të shkojmë nga 68 deri në 75 mandate në të gjithë vendin. Gjithçka është në dorën tonë”, mësohet të jetë shprehur Rama. Ai u ka kërkuar strukturave socialiste që të luftojnë për çdo votë. “Ne duhet të mbledhim të gjitha votat që kanë rrjedhur në 2013 në partitë aleate. Çdo parti garon më vete dhe kërkon të maksimalizojë rezultatin e saj”, mësohet të jetë shprehur kryesocialisti.

LSI

Kryeministri Rama ka sqaruar dhe pozicionin e PS-së në lidhje me aleatin e saj në qeveri, Lëvizjen Socialiste për Integrim. Sipas tij, PS është treguar e hapur, bashkëpunuese, jo vetëm me LSI-në, por dhe me PD-në. “Kemi bërë gjithçka ishte e mundur. E kam bërë edhe publikisht ftesën që LSI të shprehej për koalicion parazgjedhor me ne. E kam bërë këtë ftesë që nga muaji shtator, por ata nuk na dhanë asnjëherë përgjigje të qartë. Madje na vendosën nën një presion të vazhdueshëm, por ne nuk ceduam dhe ja ku jemi. Ne sot jemi në garë me LSI-në dhe të gjitha partitë e tjera, siç janë edhe ata në garë me ne. Ne nuk i kemi askujt asnjë detyrim”, është shprehur Rama. Madje, ai ka porositur që të mos merren në fushatë me drejtorët e LSI-së kudo që janë. “Mos u merrni me drejtuesit apo të punësuarit e LSI-së. Shkoni dhe u thoni kryetarëve të organizatave socialiste që nuk donin koalicion me LSI-në, ja ku jemi, po garojmë vetëm. Merrni rezultatin më të mirë që keni marrë ndonjëherë”, mësohet të jetë shprehur Rama.

Kryeministri u sqaroi kandidatëve për deputetë edhe rolin që do të kenë ministrat teknikë që do të caktojë Partia Demokratike. Ai ka qetësuar të vetët se qeverisja nuk cenohet nga përfshirja e gjashtë ministrave të opozitës. “Ministrat teknikë që do propozojë opozita do të qëndrojnë në detyrë vetëm 30 ditë dhe ata do të jenë vetëm kujdestarë për kontrollin e administratës për zgjedhjet.

Ata nuk do të kenë asnjë tagër për të bërë tendera, për të shkarkuar apo emëruar njeri. Nuk ka asnjë pakt me PD-në, ne duhet të luftojmë flakë për flakë me ta politikisht. Marrëveshja ka dy qëllime, votimin e vetingut dhe nisjen nga puna e tij dhe institucionalizimin e dialogut politik, i cili do të vijojë me takime permanente. Përmes marrjes së gjashtë ministrive, qeveria përbëhet nga 3 parti kryesore të Parlamentit dhe në këtë mënyrë i kemi hequr çdo alibi për kontestimin apo mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve.Nëse do ketë kontestime, ato do të jenë të pabesueshme”, mësohet të jetë shprehur Rama. Më pas, drejtuesit politikë të qarqeve kanë raportuar projeksionet dhe objektivat e tyre për çdo qark, sipas të cilave PS arrin në mbi 72 mandate deputetësh.

Paraardhëse

Të hënën votohen ministrat teknikë të PD

Pasardhëse

Arrestohet futbollisti shqiptar në Itali, ja për çfarë akuzohet

Pasardhëse

Arrestohet futbollisti shqiptar në Itali, ja për çfarë akuzohet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.