• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Listat, sprova e parë e Bashës për të bërë PD e tij

20 May, 2017
në Opinion
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Mënyra se si Lulzim Basha arriti të hyj në spiralen e një Marrëveshje politike me Edi Ramën, I dha atij një përparësi që nuk e gëzonte më parë. Ndryshe nga ecejaket nga zyra e Berishës në takime, që bënte më parë, Bashës ju desh të mbyllej për tre orë, papritur dhe pa u përgatirur me kundërshtarin e tij dhe ti jepte zgjidhje krizës politike. Gjatë këtyre tre orëve, ai nuk ka komunikuar me Sali Berishën dhe kjo është një provë që ai e ka marr vet vendimin për Marrëveshjen.

Sali Berisha nga ana e vet, ka ditur të mos mërzitet nga kjo dhe sapo përcolli Ilir Metën nga zyra, doli përshëndeti Marrëveshjen si historike.

Pra në një farë mënyre, ja njohu dhe ai Bashës pavarësinë për vendimin që mori.

Tani brenda 24 orëve, Basha duhet të paraqes listën e deputetëve të Partisë Demokratike dhe kandidatët për disa poste kujdestare minstrore dhe Agjensi shtetërore, në periudhën e fushatës.

Këtu ai ka dy probleme.

E para cilësia e atyre që do të paraqes për poste administrative kujdestare, është delikate, pasi në një farë mënyre është një sifidë për një qeveri hije para zgjedhjeve.

Demokraci si kjo e jona, nuk operojnë me qeveri hije, pasi shoqëria jonë nuk I pranon shumë rregullat e lojës, dhe kandidatët kthehen në viktima të vet partisë. Kundër tyre nis një fushatë e pazakont denigrimi dhe përçudnimi, aq sa në vend të vlerave të kthehen në problem, edhe kur nuk janë.

Është kjo arsyeja, që askush nuk e ka promovuar modelin e qeverisë në “hije” gjatë 27 viteve. Biles dhe listat e deputetëve, i dorozojnë në minutën e fundit të afatit, që të mos ketë mundësi ti sulmoj dikush.

Lulzim Basha është I detyruar ta bëj këtë për shkak të Marrëveshjes. Gjashtë ministrat e propozuar prej tij, zëvendëskryeministri dhe drejtoritë kryesore të agjensive shtetërore, janë në fakt I gjithë pushteti real I së nesërmes. Ata që I marrin sot ato poste, nuk është se kanë diçka në dorë, por kanë në dorë ti prishin punë PD  nga mënyra se si zgjidhen.

Duke qenë të detyrushëm të jenë persona teknik, ata kanë lehtësinë të jenë të panjohur për publikun, por jo për PD. Dhe në këtë pikë do të kuptohet se kush do të jetë “rraca” e re e PD, që pretendon të vij në pushtet.

Nga ana tjetër të njëjtën sfidë, Basha e ka edhe me listën e deputetëve. Debati që bëhet për ata që do të jenë në listë në raport me listën e vjetër të PD, është pak e rëndësishme.  Basha mund të pastroj listën nga kritikët e vet, dhe njerëz që nuk I ka të sigurt, por kjo nuk I duhet askujt. Problemi I Bashës është me ata që do të fus në listë, pasi ata do të jenë PD e re, e tij. Emrat që ka në qarkullim, apo që pretendojnë, janë pesha shumë të lehta, që nuk I thonë asgjë publikut dhe PD, për të mos thënë që nuk I sjellin asaj, asgjë. Po aq qesharak, është dhe tribalizmi I Berishës, që do të fus në lista dhëndërrin apo njerëz të fisit si trashëigimtarë politikë. Njerëzit më besnik të Berishës janë politikanë që nuk janë familjarë të tij dhe katandisja që të fus njerëz të familjes për të pasur besnikë në parti është primitivizëm.

Në këtë pike, Basha rrezikon ta kthej listën në qoka familjare për Berishën dhe në njerëz me profil të ulët të tij, me të cilët ndjehet I sigurt në parti. Më  e sigurta për të, është të investj tek njerëz të pakonsumuar, por jo anonimë, të cilët mund ti ofrojnë vlera PD në të ardhmen. Kjo do ti jap kuptim një PD, që do të quhet e tij. Deri tani Lulzm Basha quhet kryetar I PD, por PD nuk është e tij. TEMA

Paraardhëse

Kurs falas mbi Sistemet Teknologjike

Pasardhëse

“900 mijë euro ose Schumacher do të vdesë!”

Pasardhëse

“900 mijë euro ose Schumacher do të vdesë!”

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.