• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

PD s’ka ende përgjigje, shtyhet deklarata e Bashës

17 May, 2017
në Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

E marta ishte një ditë e çuditshme politike. Opinioni priste një reagim të opozitës, lidhur me ofertën amerikane për ringjalljen e paketës MckAllister.

 Gjatë gjithë ditës Lulzim Basha ka hyrë dhe dalë disa herë nga zyra e Sali Berishës dhe është takuar tre herë me aleatët. Kaq mjaftoi që mediat të shihnin me optimizëm arritjen e një marrëveshjeje. Selia e kryeministrit ishte më e qetë. Në të hyri vetëm një herë ambasadori Donald Lu. Largimi i ndihmës-sekretarit Yee duket se i la atij barrën e rëndë të negocimit, por sipas maxhorancës në fakt nuk pati asnjë negocim.

Burime nga PS i thanë TCH se në selinë rozë është pritur si një shenjë inkurajuese, fakti që Basha e ka braktisur qeverinë teknike dhe republikën e re, duke treguar gatishmëri për të marrë pjesë në zgjedhje. Për sa i përket negociatave, ndryshe nga çfarë është thënë gjatë gjithë ditës në media, sot nuk ka pasur asnjë negociatë.

Burimi tha se Kryeministri Rama kishte ngarkuar një grup pune për të shqyrtuar paketën e ashtuquajtur McAllister+Rama, e cila i është vënë dje në tryezë PD-së dhe aleatëve. Është e qartë se palët janë ende shumë larg dhe optimizmi i mediave nuk përkon me distancën mes tyre, përfundonte burimi.

Zhvillimet e pasdites së te hënës provuan se kjo ishte e vërtetë. Shpejt u duk se çështja e datës së zgjedhjeve ishte një pikë ku palët nuk binin dakord. Nga selia blu dolën informacione se PD mund të pranonte paketën McAllister +Rama, pra një zv/kryeministër, katër ministra dhe disa lëshime të tjera. Këto paketa nuk kishin të përfshira as numërimin e as votimin elektronik.

Por selia blu u duk se nuk dorëzohej për numërimin dhe identifikimin biometrik të votuesve. Në këtë logjikë, informacionet nga partia demokratike flisnin për një afat të shtyrjes së zgjedhjeve. Megjithëse nuk u duk se kishte një afat të caktuar, PD  preferon vjeshtën, por nga qeveria burime pohonin se kushtetutshmëria e datës ishte e panegociueshme. Pasdite vonë, kryeministri la Tiranën dhe postoi foto nga Razma, në një shenjë se ai, ashtu si ndërkombëtaret, po priste përgjigjen e Lulzim Bashës.

Kreu i PD-së thirri në mbrëmje takimin e tretë me aleatët. Ishin pikërisht aleatët që u thanë gazetarëve në mbrëmjen e së martës, se opozita ishte e gatshme të votonte edhe vettingun. Por megjithatë partia demokratike dhe opozita nuk dolën me një qëndrim zyrtar për këtë. Pak para mesnatës së ditës së martë, dhe orësh të tëra pritjeje, selia blu njoftoi se nuk do kishte për këtë ditë, një deklaratë zyrtare prej saj. Si përfundim, me gjithë afatin 24 orësh, përgjigja që prisnin amerikanët nga Lulzim Basha, nuk erdhi..

Top Channel kontaktoi edhe Lulzim Bashën, edhe Donald Lu, por deri në orët e para të mëngjesit nuk morëm përgjigje, nëse amerikanët kishin marrë apo jo përgjigjen e kërkuar nga Partia Demokratike.

E mërkura ndoshta do jetë dita kur opozita do të sqarojë pozicionin e saj zyrtarisht, për ofertën e zëvendës-ndihmë sekretarit Yee dhe ndoshta kjo do të sqarojë edhe nëse do ketë një shpresë tjetër për një ditë tjetër negociatash apo ndërmjetësimi.

Paraardhëse

Ja arsyet pse duhet të përdoret çaji i boronicës

Pasardhëse

Lu, dy orë me Bashën, më pas takim me Ramën

Pasardhëse

Lu, dy orë me Bashën, më pas takim me Ramën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

Nga lajme2
1 October, 2025
0

Emisioni i njohur “Goca dhe Gra” është rikthyer në ekran me një sezon të ri dhe një panel tërësisht të...

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.