• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ky është mjeku që tentoi të vrasë veten, pasi i vdiq pacientja te spitali “Continental”

16 May, 2017
në Aktualitet
0
502
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Personi që shikoni në fotografi është mjeku Tefik Zhurda, 54 vjeç, i cili po lufton mes jetës dhe vdekjes, pas ndarjes nga jeta të një paciente të tij.

Mjeku anestezist i spitalit privat “Continental” në Tiranë, në orët e para të së hënës tentoi vetëvrasjen, pasi pacientja 16- vjeçare Blerta Pepa nuk u përmend pas operacionit.

Zhurda, i tronditur duke dyshuar se kishte gabuar në dozën e anestezisë së dhënë ndaj adoleshentes, tentoi flijimin.

Në gjendje shoku, duke mos i falur dot vetes vdekjen e Blertës, ai injektoi në trup një preparat lëndë anestezie, ndërsa ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Rreth orës 01:00 pas mesnatës mes të dielës dhe të hënës, në spitalin privat, gjatë operacionit pacientja Blerta Pepa, 16 vjeçe, ndërroi jetë teksa po operohej në gju.

Vdekja e së resë dyshohet se është shkaktuar për shkak të gabimit me dozën e anestezisë, çka ka bërë që mjeku të tentojë fundin fatal, i tronditur nga gabimi i tij.

E reja po i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale pasi kishte dëmtuar ligamentin e këmbës në orën e fizkulturës te shkolla “Andon Zako Çajupi”, ku po operohej në gju.

16- vjeçarja nuk ishte e panjohur për publikun, pasi rreth tre vite më parë kishte konkurruar në spektaklin e talenteve “Gjeniu i vogël”, ndërsa më poshtë gjeni video nga interpretimet e saj.

Në cilësinë e provës materiale për të zbuluar më shumë mbi vdekjen e së resë, u sekuestrua kartela mjekësore e së resë.

Ndërkohë që policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes të ndodhur në spitalin privat në rrugën “Ali Demi”.

Vajza që ndërroi jetë sot në spitalin Kontinental në Tiranë ka qenë pjesëmarrëse e garës tek Gjeniu i Vogël.

Foto më lart është shkëputur pikërisht në një prej daljeve të saj në televizion.

Familjarë të vajzës, të tronditur nga ajo që ka ndodhur fajësojnë mjekët e spitalit dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas dajës së vajzës, mjeku grek që do të kryente operacionin nuk priti deri të nesërmen sepse do të largohej në Greqi, ku bënte punën tjetër.

Statusi i plotë në Facebook i dajës së vajzës, Liro Likaj:

Une jam daja i Blerta Pepa e cila ka qene pjesmarrese tek Gjeniu i Vogel. Blerta fatkeqsisht u nda nga jeta ne moshen 16 vjecare mengjesin e sotem, pas nje nderhyrje ne gju per meniskun dhe ligamentin.

Kemi bere denoncim ne polici pasi besojme qe ka qene nje papergjegjshmeri dhe tregti me jeten e nje femije duke qene se i kryen nje operacion si me urgjence nga ora 10 ne mengjes qe ishte planifikuar por e bene ne oren 19.30 te darkes duke qene se doktori i huaj qe beri nderhyrjen duhet te iki kete te marte ne Greqi ku gjithashtu punon.

Ju lutem bejini nje tribut Blertes e cila nuk jeton me vetem per nje operacion ne gju dhe hetoni apo pasqyrojeni si lajm pasi eshte teper e rende besoj per te gjithe Shqiperine qe nje gjeni e vogel si Blerta, te humbi jeten nga vetem nje nderhyrje ne gju, kur na ishin dhene te gjitha garancite qe cdo gje do shkonte mire nga spitali.

Si i pari i qeverise te kerkoj te behet cdo gje qe drejtesia te vihet ne vend pasi ajo vdiq nga babezia e eurove te spitaleve private e shtetit qe nuk u interesua qe ta mundesoje sherimin pasi ne ministri te shendetesise dhe te arsimit (u vra ne gju ne oren e fiskultures tek Cajupi) dhe pergjigjia qe qe sa femije vriten ne dite ne shkolle nuk i ndihmojme dot.

Duam drejtesi.

Zbardhet dëshmia dhe denoncimi që ka bërë babai i 16-vjeçares Blerta Pepa në Polici, për vdekjen e vajzës pas një operacioni në një spital privat në Tiranë.

Prindërit e Blertës i kishin lajmëruar mjekët që do kryenin operacionin, se vajza e tyre ishte pak alergjike, por ata i janë përgjigjur se nuk ka ndonjë problem, dhe se e kanë parasysh këtë gjë. Mjeku që e ka operuar vajzën është ortoped gjerman, dhe i kishte dhëne garanci prindërve te saj qe operacioni ishte diçka e thjeshte. Por siç raporton “Panorama”, bazuar ne dëshminë e babait te vajzës ne Polici, mjeket pas operacionit kane thënë se vajza kishte pasur komplikacione gjate ndërhyrjes dhe temperature. Ata kane pritur qe vajzës t’i dale narkoza, por e reja nuk ia ka dale dot, dhe prindërit kane marre lajmin e rende nga bluzat e bardha pas mesnate. Mësohet se operacioni ne këtë spital kushtonte 3500 euro, dhe prinderit e vajzës kane paguar 1500 euro paraprakisht, ndersa pjesen tjeter, do ta dorëzonin pas ndërhyrjes.

Ngjarja 

Blerta kishte pësuar një incident gjatë orës së Fiskulturës para dy ditesh ne gjimnazin ku ajo studionte, ku ka këputur ligamentin e këmbës, gjë që ka detyruar prindërit ta çojnë me urgjencë në spital, pas dhimbjeve të forta që kishte. Operacioni për meniskun e këmbës është kryer nga 2 mjekë të huaj dhe gjithçka ka shkuar shumë mirë, por 16-vjeçarja ka pasur komplikacione të brendshme pasi kishte marre sasi te madhe narkoze.  Pas ngjarjes, mjeku 53-vjeçar, anestezisti që e asistoi ka tentuar vetëvrasje dhe është në gjendje të rëndë për jetën. Sakaq, policia ka shoqëruar mjekët që kryen operacionin për t’i marrë në pyetje si dhe kanë sekuestruar kartelën mjekësore të adoleshentes.

Paraardhëse

Gabimi në spitalin “Continental” të Tiranës i merr jetën 15-vjeçares

Pasardhëse

Pritet përgjigjja e Bashës, Rama takon ambasadorin Lu

Pasardhëse

Pritet përgjigjja e Bashës, Rama takon ambasadorin Lu

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.