• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Video-skandali/ Drini Caushi, fytyra e këtij sistemi të korruptuar!

12 May, 2017
në Opinion
0
111
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Fatjon Baze

Ditën e djeshme emisioni investigativ “Fiks Fare”, ka transmetuar të plotë videoskandalin që menaxheri i njohur shqiptar, Drini Caushi kishte tentuar të bënte me lojtarin e Partizanit Emiljano Vila, për ta manipuluar këtë të fundit që të toleronte në sfidën direkte për titullin kampion kundër Kukësit.

Kjo është një nga videot më skandaloze që tregon qartë se si është futbolli shqiptar. Kjo tregon dukshëm se si ekipet këtu tek ne i fitojnë kampionatet. Tregon se si ne shohim një futboll fallco në fushën e lojës, pasi ai luhet i gjithi në prapaskenë.

Drini Caushi, që jeton në Greqi dhe është një menaxher i njohur është një nga njerzit më të afërt në klubin e Kukësit, si dhe me drejtuesin e lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Mjafton të shikosh se si ai sapo ka marrë vesh që video e tij ka qarkulluar, ka fshirë menjëherë fotot me Armando Dukën, ku kishte shkruar me superlativa për të.

“Me numrin një të Futbollit shqiptar. Presidentin më të sukseshëm të FSHF-së deri tani Armando Duka. Ne Zvicër së bashku në grumbullimin e kombëtares sonë”, shkruante Caushi që tashmë këtë foto e ka hequr nga rrjetet sociale.

Federata në reagimin e djeshëm mohonte lidhjet me këtë person, por fotot dhe miqësia e tij e ngushtë me njerzit e FSHF-së tregojnë krejt të kundërtën.

Dhe kjo tregon qartë që ai është një sekser që përdoret nga krerët e lartë të klubeve dhe vet FSHF-së për të bërë korrupsion.

Ai ka tentuar që me urdhër të lartë të bëjë një veprim skandaloz duke bërë të pamundurën që të manipulojë një nga ndeshjet vitrinë të kampionatiti shqiptar, siç ishte finalja e titullit kampion Partizani-Kukësi, ku me paftyrësinë e tij i kërkonte Emiljano Vilës që të toleronte në këtë takim dhe më pas do t’i siguronte një kontratë jashtë shqipërie vetëm për të toleruar këtë sfidë.

Kjo tregon qartë fytyrën e këtij sistemi të korruptuar që ka vite që mbizotëron në futbollin shqiptar. Ne jemi mësuar gjithmonë që këtu fituesi i kampionatit vendoset që në fillim, pasi presidentët e klubeve janë miq të ngushtë me “kokën”  e këtij institucioni.

Por, përveç kësaj prokuroria ka heshtur. Mjafton të shohim se si po veprohet me çështjen e Skëndërbeut ku ende nuk ka asnjë konkluzion, por vetëm zvarritje. UEFA e ka akuzuar drejtëpërdrjet për trukime ndeshjes duke e përjashtuar dhe për një vit nga kompeticionet ndërkombëtare, ndërsa në vendin tonë nuk është marrë asnjë masë minimale. Sepse këtu sistemi është i kapur, pasi si Duka ashtu dhe Takaj janë ortakë me njëri-tjetrin ndaj dhe ndëshkimet mungojnë.

Videoskandali i djeshëm me zë dhe figurë tregon se në çfarë llumi është i zhytur ky sistem që duhet të marrë fund.

Ky është viti i rradhëz që jo vetëm Partizani por dhe shumë klube të tjera luajnë në një garë jo të barabartë, ndaj ky sistem i korruptuar duhet që të bjerë sa më shpejt duke filluar që nga “koka” e këtij institucioni!

Paraardhëse

Protesta e PD. Blindohet Tirana, 2 mijë policë në terren

Pasardhëse

Thirrja e çuditshme e ministres Harito, fton qytetarët për “Fuck up night”

Pasardhëse

Thirrja e çuditshme e ministres Harito, fton qytetarët për “Fuck up night”

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.