• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Politika amerikane e do jashtë zgjedhjeve PD e Saliun

5 May, 2017
në Opinion
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Spartak Ngjela

Bisedimet politikë në Tiranë janë sot një Lodhje e kotë.

Pse? Mospjesëmarrja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e qershorit, nuk e pengon, por e ndihmon në kohë Reformën në Drejtësi.

l.Gjithçka politike ka qënë dhe mbetet ende në Shqipëri një llomotitje fjalësh pa asnjë mendim, sepse liderët shqiptarë nuk kanë pasur ndonjëherë dhe nuk kanë ende dhe sot asnjë qëllim zhvillimi apo që lidhet me interesin kombëtar dhe shoqëror në Shqipëri.

Politikanët mediokër shqiptarë, kurrë nuk e kanë ditur përgjegjësinë e tyre kundrejt popullit të vet, dhe as që kanë dashur ta mësojnë. Nën një peshë injorance dhe koshience të ulët politike; gjithnjë brenda një pasioni të brendshëm përfitues, këta kanë “ngënë” pa hesap koka njerëzish apo para të shtetit, dhe kanë ikur gjithë po me një turp historik.

Trishtimi i zhvillimit shqiptar dhe padrejtësia shqiptare, lidhet me papërgjegjshmërinë njëqind vjeçare të qeverive shqiptare.

E njëjta gjë shihet dhe sot: gënjeshtra dhe shmangie nga përgjegjesia, dhe një luftë e ftohtë midis dy palësh që nuk i qëndrojnë dot përgjegjësisë që duhet të kenë kundrejt shqiptarëve për qeverisjen e tyre.

Sot gjenden përballë dy palë të të dy krahëve politikë, por, pala Berisha-Basha, është e trembur nga Reforma në Drejtësi, kurse pala tjetër, Rama, është e garantuar nga aleanca shqiptaro -amerikane për ta kryer këtë Reformë, prandaj ky duket se po shkon pa kokëçarje në zgjedhje.

Arsyeja është fakti që, për vetingun dhe Reformën në Drejtësi, ekspertët amerikanë të politikës kanë të drejtë të mendojnë se është më mirë që taborri i Saliut të mos jetë fare në Parlament, dhe kuptohet që kjo është edhe tërheqja e Ramës nga propozimi i PPE-së.

ll.Brenda kësaj tabloje ngjarjesh, Saliu po punon në vakum dhe nuk di se ç’të bëjë tjetër përveçse të nxjerrë Lulzim Bashën që ky të flasë përçart. Ai, ndërkohë, ka shpresë te destabilizimi i Shqipërisë, njëlloj si fqinjët që preken aktualisht nga aleanca shqiptaro-amerikane për Ballkanin Perëndimor.

Por vetë Saliu nuk di si ta destabilizojë rendin në Shqipëri? Kryesorja është se ende nuk e di sa e madhe është forca e politikës amerikane në Shqipëri, në një kohë që kjo ka më vetë plotësisht edhe kryeministrin shqiptar.

Nuk është e rastit furtuna në policinë e shtetit, dhe shenjat e plota janë që këto zhvendosje të mëdha që po ndodhin janë kërkuar nga politika amerikane, dhe kuptohet se i gjithë ekipi i ri drejtues i policisë së shtetit është i përzgjedhur prej tyre.

E gjithë kjo po e zhvendos gradualisht Saliun, nga punimi i tij në vakum, të lufta me Mullinjtë e Erës.

lll.Po Kavaja?

Frika e Saliut është në rritje; kurse Bashë ziu nuk është në gjendje të kuptojë asgjë, por e mbajnë me kurajë të korruptuarit politikanë të PD-së që e dinë se ai nuk ka asnjë vlerë. Por e duan si kukull, që mbulon Saliun.

Frikë dhe kërcënim dëgjohet nga opozita e ngujuar në një çadër. Kur një kërcënim vjen si klithmë e dalë nga frika, ky nuk krijon dot ndonjë bëmë tragjike, por vetëm komedi.

Basha kërcënon, por kjo luftë e kotësisë shqiptare është mbyllur.

Donald Lu takon Ramën para se ky të takojë Bashën. Kurse Rama tërhiqet nga propozimet e PPE-së të pranuara prej tij.

Pse kjo tërheqje?

Kuptohet se ështe një kërkesë e Donald Lusë.

Pse?

Sepse politika amerikane diktohet se nuk e do më në zgjedhje Partinë Demokratike. Kërkon ta lërë jashtë me kartën që ata vetë kanë luajtur. Amerikanët e kanë të saktë lëvizjen: në një kohë që amerikanët dhe gjermanët e dinë se Berisha po i luan të gjithë gurët për të bllokuar reformën, brenda lëvizjes politike, atyre sigurisht që iu përshtatet shumë mirë që Saliu me taborin e tij të qëndrojë jashtë Parlamentit.

Dhe kështu po veprojnë, dhe kanë të drejtë. Saliu nuk mendoj se mund të luajë më, sepse nëse hyn në zgjedhje pa iu realizuar ajo që ka kërkuar, i rrëzohet Lulëzim Basha; dhe në Partinë Demokratikë domosdoshmërisht duhet të vijë një lidërship i ri. Por edhe kjo është një frikë e madhe e Saliut. Prandaj ai është futur në një rreth vicioz nga i cili nuk del dot i pacënuar. Por, cila do të ishte e keqja më e vogël për të, nga këto dy të këqia?

A jemi në gjendje që ta anailozojmë saktësisht se çfarë mund të sjellë realisht frika e Sali Berishës nga ndëshkimi i reformimit antikorrupsion?

Frika shpesh është shfaqje e marrëzisë. Kurse vetë marrëzia gjithmonë të jep shpresë. Sigurisht Saliut nuk do t’i bjerë as frika ndaj ndëshkimit dhe as dëshira për destabilizimin e Shqipërisë; por, e ka të pamundur që ta realizojë destabilizimin.

Ndërkohë shihet që janë marrë të gjitha masat; madje që në Kavajë.

Por Saliu do të vijojë edhe ca kohë që të punojë në vakum.

Paraardhëse

“Dhelpra”/ Lancohet rrjeti i pare social anonim shqiptar

Pasardhëse

Majlinda Kelmendi e para në ranglistën botërore për kategorinë 52 kilogram

Pasardhëse

Majlinda Kelmendi e para në ranglistën botërore për kategorinë 52 kilogram

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.